Pluhur mbi dosjen Nano në Kasacion
Janë tejkaluar të gjitha afatet ligjore për gjykimin në shkallë të tretë të liderit socialist
Nëse Nano vazhdon jetën e tij të burgut në Bënç të Tepelenës, një dosje e tij vazhdon të qëndrojë “burgosur” në arkivat e sekretarisë së Gjykatës së Kasacionit.
Është fjala për dosjen e rishqyrtimit të kohës së dënimit në bazë të kodit të ri penal. Megjithëse afati i shqyrtimit dhe gjykimit të kësaj çështjeje ka muaj që ka kaluar sipas dispozitave që rregullojnë këtë çështje, askush nuk është kujtuar për dosjen Nano të nisur në Tepelenë nga Prelë Martinit e rikthyer sërish në Tiranë?
faqe 2
Sanxhaku: “Datën e gjykimit në Kasacion nuk e caktojmë ne”
200 anëtarë të PAD anëtarësohen në PD
PAD pës[o]n “derd[h]je” në Adriatik
PAD pëson “derdhje” në Adriatik
Tritan Shehu si Darvini: “PD e sheh njeriun në zhvillim e transformim”
Sipas njoftimeve të dhëna dje, një mbledhje e degës së Partisë Demokratike të Durrësit ka vendosur “të konsiderojë të ligjshme” kërkesën e një grupi anëtarësh të Partisë Aleanca Demokratike për t’u larguar nga kjo parti. 200 anëtarë të PAD kanë kërkuar të kthehen në origjinën e udhëheqësve të tyre në PD. Për njerëzit e larguar, Imami shprehet se “janë njerëz që i përkasin PD, janë njerëz që rastësisht janë futur në Aleanca Demokratike”.
faqe 3
Partizanët kundër ballistëve. A ka mbaruar Lufta e Dytë Botërore
Abaz Ermenji në gjyq
Paditet nga veteranët e LANÇ
“Sot mua më akuzojnë, pikërisht ata që dje të gjithë territorin e Shqipërisë e lyen me gjak”. Kështu deklaroi dje për “KJ”, Abaz Ermenji, lideri i ballistëve shqiptarë, kundërpërgjigjja e të cilit vjen menjëherë pasi Komiteti Kombëtar i Organizatës së LANÇ-it, në kancelaritë e Prokurorisë së Përgjithshme ka depozituar një denoncim për të. I rikthyer në Shqipëri pas shumë vjet qëndrimi në Francë, Ermenji, tashmë duket se është futur në rrjedhën e të ashtuquajturit “ndëshkim antigenocid”.
faqe 3
Opozitën e shqetëson tualeti i Berishës
Nuk do të kishte aspak rëndësi tualeti i Presidentit për regjimin, në qoftëse regjimin e tij nuk e duan njerëzit
Sa mundet opozita që të bindë botën civile për të gjitha ato të vërteta që shikon e prek në jetën politike? Kjo është detyra e opozitës: që kur pushteti bën tualet, ajo të tregojë të vërtetën. Fakti që opozita shqetësohet publikisht pse tualeti i Presidentit po ia kalon të vërtetave, ka rrezik që edhe elektoratin në pesimizëm. Sepse duke dëgjuar kështu, atëherë njerëzit mendojnë se Evropa dëgjon vetëm Presidentin, dhe ha të gjitha çfarë thotë ai. Kjo është apolitika e opozitës.
faqe 4
Kryeredaktori i “Aleanca” i përgjigjet Blerim Çelës
Shtypi nuk diktohet nga Kontrolli i Shtetit
Pas 6 vjet mësimi anglisht, Çela mëson fjalën “Gay”
faqe 2
Maternitetet shqiptare: “rrezik vdekje”
28.2 nëna vdiqën në çdo 100 mijë lindje gjatë vitit 1994
faqe 5
Në qeli edhe protagonisti i fundit
Përdhunimi - 34 vjet burg
Korçë - Një rast “i harruar” përdhunimi, të akuzuar të ndryshme, me katër persona të pandehur dhe mbi 34 vjet burg. Ky është bilanci i thjeshtuar i një procesi gjyqësor i përfunduar të mërkurën kur edhe i akuzuari i katërt nuk ia shpëtoi qelisë. Janë P.Taho, Sh.Demiri, G.Demiri dhe A.Bylykbashi ata që së bashku kanë mbajtur 34 vjet e dy muaj burg, pasi kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. Në fakt janë edhe akuzat për “vjedhje të pasurisë shtetërore” dhe “goditje për shkak të detyrës” që kanë shtuar vitet e burgut për këta persona. Sipas akt-akuzës ngjarja ka ndodhur rreth 3 vjet më parë në rrugën automobilistike pranë fshatit Kremb[e?]. E dëmtuara V.K dhe kunati i saj H.K janë sulmuar në rrugë. Pasi goditet shoqëruesi i V.K agresorët kryejnë në bashkëpunim ndaj kësaj të fundit marrëdhënie seksuale me dhunë. Pikërisht për këtë episod janë ngritur dy akuza, ndërsa ajo për “vjedhje të pasurisë shtetërore” lidhet po me këta persona. Interesant është fakti se gjykimi është zhvilluar i veçuar, pasi të akuzuarit janë kapur në kohë të ndryshme. Fillimisht janë vënë në bankën e të akuzuarve P.Taho dhe Sh.Demiri të dënuar vitin e kaluar me nga 10 vjet e 6 muaj heqje lirie secili. Me kodin e vjetër dhe për të njëjtën vepër është dënuar më tej G.Demiri me 10 vjet. Kështu edhe i arrestuari në mars të këtij viti A.Bylykbashi është gjendur i vetëm para trupit gjykues. Pas disa seancave gjatë të cilave Bylykbashi ka mbajtur qëndrim mohues - sipas tij bashkëpunëtorët e fajësojnë sepse ka denoncuar në polici - edhe për këtë të fundit është dhënë vendimi. Nën akuzën për përdhunim 24 vjeçari A.B është dënuar 3 vjet dhe një 1 më shumë për vjedhje, një dënim ky më i butë pasi ka përfituar nga Kodi i Ri Penal.
GËZIM ASHIMI