Teserat blu po “skuqen”
PD pranon tradhëtinë. PS-"Kali i Trojës"
Ceka: Vetë Berisha dhe Meksi kanë nga dy tesera
“Sali Berisha ka një të kuqe dhe një blu, ndërsa Meksi një portokalli, pasi ishte vetëm kandidati i PPSH-së, dhe tjetërën blu”, shprehet Ceka. Është vetë historia e krijimit të PD-së shkaku që nga liderët e saj e deri poshtë të këtë anëtarë të paktën me dy tesera, atë komuniste dhe atë demokrate. faqe 3
Ligji i “genocidit” më kthen në politikë
Për Nanon lirim dhe falje publike nga ata që e burgosën
Intervistë me deputetin e PS, Kastriot Islami
f.12-13
Tre nëna kërkojnë 4-vjeçarin
Itali - Gjyq i bujshëm për vogëlushin shqiptar
Nëna shqiptare: Fëmija është i imi, duhet të ma kthejnë
faqe 2
Anatomia e tmerrit - të vdesësh i paralajmëruar
Ritmi i lartë i ekzekutimeve nuk ka zvogëluar aspak numrin e krimeve
Gjatë viteve '90 - '94 në Shqipëri, nga 34 të dënuar me vdekje- 13 prej tyre nuk kanë patur kurrë e tmerrshëm të shkonin përpara skuadrës së pushkatimit. 5 janë falur nga Alia dhe 8 nga Berisha faqe 10-11
Toto bën “ta” në Tiranë
Kotunjo mbrëmë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë
Mbrëmë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë i shumëprituri Toto Kutunjo bëri në një “ta” para 12 mijë spektatorëve shqiptarë. Nuk mund të quhet koncert i Totos, por Toto erdhi për të parë koncertin e të rinjve këngëtarë shqiptarë. Koncerti që filloi në orën 19.30 e sjell Kutunjon në skenë pas një ore. Pak nga të gjitha këngët. Ka bërë Tito për herë të parë për shqiptarët. Publiku i shumtë që e dinte të gjithë repertorin e tij, megjithatë u tregua dashamirës dhe e shoqëroi në çdo moment. Edhe Nini [?] pa koncertin, në [Ledina Cila?], Redon Makashi, Elton Deda, Gjergj Jorgaqi. Asnjë këngë shqip, madje as nga Toto. Dy prezantueset që nuk u prezatuan, por u munduan të prezantonin duke shtuar rrëmujërat e karrierave të skenës. Vetëm dalja e tymit ishte organizuar në sallën e Pallatit të Kongreseve. Toto hyri në skenë me “Lashate mi cantare” dhe kërkon të luajë me fëmijët. “Ata janë shqiptarët e ardhshëm dhe shpresoj se do të jenë të lumtur”. Më pas një marrëveshje me publikun, Kutunjo do të këndojë këngët që dëshiron ky publik, por vetëm fillimin. Ardhja e tij në Shqipëri dy orë para koncertit e detyroi të bënte prova në sallë. Nga 30 minutësh i tij, një pjesë ia kaloi me publikun, pjesa tjetër i takoi këngës. Ai e mbylli serish me fëmijët, të cilët nuk e dinë se preheshin i prindërve të tyre ka kushtuar 25 mijë lekë. Në fund ministri Laço përqafoi Kotunjon duke thënë: “Çdo popull ka përfaqësuesit e vet që barin cilësitë më të mira. Dhe populli italian ka në përfaqësues Kutunjon”, ndërsa Kutunjo i thotë: “Është hera e parë që puth një ministër”. Me një shpejtësi rrufe Toto brenda orës 21.00 duhet të mbaronte gjithçka, sepse kjo ishte cakuari si orë e darkës së nderit tek “La Perla”. Ndërsa publiku i pranishëm pas kësaj ore do të mendojë që me 25 mijë lekë fare mirë mund të blinte një kasetë të Totos dhe një palë këpucë për të kaluar dimrin. Megjithatë Kutunjo do të vijë përsëri, por kësaj rradhe në një natë vere për të dhënë një koncert të vërtetë, siç u shpreh ai. 25 mijë lekë për 25 minuta Toto Kotunjo gjatë koncertit të mbrëmshëm foto A. BABANI MIMOZA DERVISHI
Gjendet e vrarë shqiptarja 23 vjeçare
E paraqitur si boshnjake, shkodrania priste edhe një fëmijë Që prej një jave policia e Milanos ishte në ndjekje të gjurmëve të të shoqit të prostitutës boshnjake Anita Markoviç, e cila u gjet e vrarë në një nga dhomat e hotelit “RIO” në rrugën Mazzini. Ishte i vetmi person që u pa nga personali ta shoqëronte Anitën në dhomë mbas një dite u gjend kufoma e saj e masakruar. Anita, sipas të dhënave të para rezultonte “ish-studente nga Sarajeva”, që me dëshirë kishte përfunduar në rrugë. Por të premten policia arrin të zbulojë krejtësisht të vërtetën. Dokumentet ishin të rreme. 23 vjeçarja që u gjet e vrarë quhej Anita Gjeka, shqiptare, nga qyteti i Shkodrës. Dhe akoma më tragjik ishte fakti që nga ekspertiza Anita rezultoi shtatzënë. Po kush ishte i jati i kësaj fëmije që priste e ndjera, kush ishte personi që e kishte shoqëruar në hotel në natën fatale. Kjo ishte dhe enigma e duhej të zgjidhte policia e Milanos. Me së fundi ata arritën të identifikojnë personin e kërkuar. Bëhet fjalë për Gjok Vukën, 31 vjeç, i cili po kërkohet në gjithë Italinë, i akuzuar për vrasjen e Anitës. Mendohet se Vuka jeton i fshehur me një dokument sllav që nuk ishte evidentuar, ndërkohë që në skedat e policisë emrin i tij i vërtetë figuron dhe për precedente të tjerë. E vërteta u zbulua kur pranë autoriteteve u paraqit një “kushuri mik” që më vonë doli se ishte i vëllai i Anitës, për të marrë trupin e saj. Në momentin kur u kërkua dërgimi në Sarajevë, “qyteti i lindjes”, i vëllai deklaroi që e motra ishte shqiptare nga Shkodra. Sipas të dhënave të policisë, Anita mbërriti në Milano një javë më parë dhe së bashku me një burrë u paraqit në hotel “Rio”. Shoqëruesi i saj nuk u regjistrua. Shokëroi dhe u zhduk. Asnjëri nuk e pa të dilte nga dera. Të nesërmen pastruesja e gjeti Anitën në dhomë të mbytur në një pellg gjaku. A. VICETINI
Sol EKSPRES SPORT
Gjithçka për ndeshjen Shqipëri - Uells Kombi ynë e tradhëtuar. Pse lojtarët i thonë jo Bajkos Ekskluzivisht nga Kardifi trajneri i Uellsit Bajko niset 60 orë para ndeshjes Dhe të gjitha ndeshjet e Javës së 11