Zef Brozi “arratiset” në SHBA
Të dielën bashkë me gruan e tij lanë aeroportin e Rinasit
“I largohem të keqes që më është vërsulur”
TIRANË - Ish kryetari i Gjykatës së Kasacionit z. Zef Brozi së bashku me bashkëshorten, Diana, të dielën në mëngjes kanë lënë banesën e tyre në kryeqytet dhe janë nisur për në SHBA. Ka qenë avioni i shoqërisë ajrore “Malev” ai që i ka çuar Tiranë-Budapest-NeW York ka zbritur në tokën e ëndrrave “çiftin e vitit” të Shqipërisë. Akordimi i një burse “Fullbrigt” për të papunin Brozi mësohet të ketë qenë dhe arsyeja e këtij udhëtimi përtej oqeanit. Sulmi i shtetit ndaj Brozit kishte filluar në janar të këtij viti kur u provokua për herë të parë shkarkimi i tij e për të arritur kulmin në fillim të shtatorit kur u caktua data e gjyqit “Nano” në Kasacion. Rrethimi policor i ndërtesës së Gjykatës së shkallës së tretë dhe shkarkimi i tij ishte edhe fundi i qëndrimit në krye të kësaj gjykate të njeriut që luftoi më shumë se kushdo tjetër në këto vite të fundit për pavarësinë e saj.
Vetëm një javë më parë ai ishte zgjuar në herët se ditët e tjera tek sa një makinë policie kishte zbarkuar në banesën e tij “për t’i marrë pasaportë diplomatike” e cila pas shkarkimit të tij një muaj më parë nga detyra e Kryetarit të Gjykatës së Kasacionit nuk i përkiste më personit me emrin Zef Brozi. “Shteti po kurdis diçka kundra meje”- u shpreh pas kësaj ish numri një i gjykatave shqiptare. Disa ditë pas shkarkimit të tij nga një votim në Parlament nga deputetët e PD Brozi filloi përgatitjet për nxjerrjen e licensës për ushtrimin e profesionit të avokatit. Çuditërisht ish funksionari i lartë i Drejtësisë i cilësuar si më i hapuri ndaj shtypit dhe i gjykuar prej saj edhe në jetën private këtë rradhë preferoi ta mbajë sekret udhëtimin. “I largohem së keqes qe më është vërsulur”, tha Brozi për “KJ”, pak minuta para nisjes së avionit. “Në Amerikë do të qëndroj për një kohë të gjatë”, shton ai- duke falenderuar institucionet dhe Ambasadën Amerikane në Tiranë të cilat i krijuan mundësinë të largohet nga Shqipëria në këto momente pasigurie për të.
A. PEZA
Intervistë e Brozit para nisjes në SHBA lexoni faq[e] 4
Intervistë e Brozit para nisjes në SHBA lexoni faqe 4