Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Mërkurë 15 Nëntor 1995

400 mijë dollarët e “ZP” në gjyq

Dje në Gjykatën e Tiranës, Xhixha përballë drejtësisë Akuza: “Shpërdorime të fondeve të dhëna nga shteti në shërbimin publik” TIRANË - Plot 6 muaj më parë filloi me bujë hetimi i të ashtuquajturës: “Çështja e 400 mijë dollarëve të ZP”. Nga 11 persona të marrë në përgjegjësi penale apo të pyetur si dëshmitarë, vetëm ish kryeredaktori i organit socialist “ZP”, z. Përparim Xhixha u mor si i pandehur duke dalë dje para gjykatës. Nga “shpërdorimi i 400 mijë dollarëve” të dhëna për blerjen e një shtypshkronje, akuza përfundimtare tashmë është ajo e “shpërdorimit të fondeve të dhëna nga shteti në shërbimin publik”. Mosstudimi i plotë i dosjes voluminoze të ardhur nga Prokuroria e Republikës vetëm një javë më parë, ka detyruar kryetarin e trupit gjykues të çështjes të shtyjë për javën tjetër gjyqin e paracaktuar. faqe 2 ZERI I POPULLIT
Përparim Xhixha Tiranë

Kadare: Stop PS !

Socialistët kundërshtojnë profecinë e shkrimtarit Ndoshta genocidi është kundër PS “Socialistët shqiptarë nuk duhet të vijnë në pushtet”, ka përsëritur në këtë pragfushate elektorale Kadare gjatë një interviste për shtypin shqiptar. Kjo ka risjellë edhe një herë diskutime në politikën shqiptare, të cilat ishin mbyllur qysh para një viti, kur shkrimtari bëri për herë të parë deklarimin e bujshëm. “Ne mendojmë se socialistët mund të vijnë në pushtet, ndryshe do të ishte e kotë puna që bëjmë”, është përgjigjur Etem Ruka. faqe 3
Kadare Etem Ruka Shqipëri

99 viktima në 6 vjet

Familjet e viktimave denoncojnë Ndue P.Gjomarkaj - Prokuroria ende nuk ka vendosur Familjet e viktimave denoncojnë Ndue P.Gjomarkaj - Prokuroria ende nuk ka vendosur 99 viktima në 6 vjet “Komiteti i Maleve” të përgjigjet për vrasjet e 66 burrave, 11 grave e 22 ushtarakëve të forcave të ndjekjes Ne, 99 familjet e viktimave të vrarë nga dora e Ndue P.Gjomarkajt apo me firmën e tij konkluduan: Të denoncojmë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe të i bëjmë të ditur ministrisë së Drejtësisë dhe Gjykatës së Kasacionit kriminelin Ndue Pjetër Gjomarkaj që të përgjigjet para drejtësisë për të gjitha krimet që ka bërë gjatë periudhës 6 vjeçare në Mirditë, ku u vranë 99 burra e gra. faqe 2
Ndue P.gjomarkaj Ndue Pjetër Gjomarkaj Mirditë

Emigrantët shqiptarë të presin fitoren e neofashistëve

Godo flet pas takimit me Finin Fini: Europa nuk ka besim te socialistët e parinovuar shqiptarë Nuk është aspak në interes të imazhit dhe të ardhmes së Shqipërisë që ajo dhe emigrantët e saj të kthehen në furnizues të Italisë me refugjatë- janë nga vendet e tjera të botës-, ka komentuar Godo faqe 3
Godo Fini Shqipëri Itali Europë

Sigurimi i Shtetit vrau tim bir

Flet për “KJ” nëna e Artin Bashës, vrarë më 2 Korrik 1990 Flet për “KJ” nëna e Artin Bashës, vrarë më 2 Korrik 1990 Sigurimi i Shtetit vrau tim bir “Vrasësin do ta kërkoj deri në fund të botës” faqe 6
Artin Basha

Kishte vrarë pronarin grek tre vjet më parë

Arrestohet në Salerno për një vrasje të kryer në Greqi Agjentët e skuadrës së ndërhyrjes së shpejtë të Leçes, arrestuan qytetarin shqiptar Vladimir Dhima, 26 vjeç, nga Semani i Fierit, i cili kërkohej me kohë për vrasjen e një qytetari grek në Agios Dimitros. Dhima ndodhej në ilegalitet që nga 25 gushti 1992 kur kishte vrarë në Greqi punëdhënësin e tij në Dimitros Kovriasas dhe më pas i kishte grabitur gjysëm milioni dhrahmi. Ai e kishte kryer krimin në bashkëpunim me një shqiptar tjetër, i cili vazhdon të kërkohet. Vladimiri arriti të hyjë ilegalisht në Itali dhe nën emrin Aleksandros fillon punë në një piceri afer Leçes, në jug të Italisë. Nga kërkimet e deritanishme rezulton që Vladimiri i kishte vjedhur 6 milion lireta edhe punëdhënësit italian, i cili i kishte besuar çelsat e lokalit. U kap në shtëpinë e Arbër Stelit, 24 vjeç nga Semani i Fierit, ndaj të cilit u mor masa e dëbimit si klandestin. ANGELA VICENTINI
Vladimir Dhima Dimitros Kovriasas Aleksandros Arbër Steli Angela Vicentini Salerno Greqi Leçes Semani i Fierit Agios Dimitros

Ballit i dalin “brirët”

Ballistët e diasporës kundër Selfos: Bashkëpunon me socialistët Ballistët e diasporës kundër Selfos: Bashkëpunon me socialistët Ballit i dalin “brirët” Selfo: Nuk ia vlen të merresh me ta faqe 3
Selfo

MOTEL PANORAMA

FREKUENTONI BAR RESTORANT MOTEL PANORAMA Shijoni freskinë e majës së Dajtit Non stop 24 orë Tel: 32140
Dajtit