Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Premte 17 Nëntor 1995

Fatos Nano akuzohet për Genocid

Vrasjet e Shkurt-Marsit 1991 - 7 familje pregatisin padinë Edhe Alia e Ruçi në listën e të akuzuarve Vrasjet e Shkurt-Marsit 1991 - 7 familje pregatisin padinë Fatos Nano akuzohet për Genocid Edhe Alia e Ruçi në listën e të akuzuarve Fatos Nano rrezikon gjykimin dhe dënimin e tij nga “Anti-Genocida”. Janë shtatë familje, fëmijët e të cilëve janë vrarë në përndjekjen e trazuar shkurt-mars 1991 që këtë radhë nxjerrin në pah, për herë të parë që nga miratimi i ligjit, emrin e liderit aktual socialist. Aktpadia që është përgatitur tashmë, për pak orë merr emrin edhe në organin e Prokurorisë. Veç numrit 1 të socialistëve shqiptarë në listë figurojnë dhe emra të lakuar tashmë për këtë ligj. I tillë është funksionarëve më të lartë të kohës, Ramiz Alia dhe Gramoz Ruçi. Periudha që përfshin kohën pas rrëzimit të monumentit të diktatorit, më e përfolura nga shtypi i opozitës së atëhershme, por edhe i pushtetarëve të sotëm, si duket do të gjykohet juridikisht. Lista e të vrarëve në shkurt-mars 1991 familjet e të cilëve kanë përgatitur denoncimin Ismail Çapari 2 shkurt Pëllumb Tahiri 2 shkurt Artur Daka 2 shkurt Lulëzim Barxha 23 shkurt Artur Lenja 24 shkurt Spartak Delia 6 mars Mike Lara 31 mars faqe 2
Fatos Nano Ramiz Alia Gramoz Ruçi Ismail Çapari Pëllumb Tahiri Shqipëri

Omonia - minoritet në PBDNJ

Konferenca eleminon minoritarët nga drejtimi i Partisë Melo rizgjidhet kryetar pa votim Konferenca eleminon minoritarët nga drejtimi i Partisë Omonia - minoritet në PBDNJ Melo rizgjidhet kryetar pa votim Ka përfunduar mbrëmë dueli i gjatë në mes PBDNJ dhe shoqatës së minoritarëve grekë, Omonia. Në përfundim, Vasil Melo pa u përballur me asnjë kandidaturë tjetër është rizgjedhur kryetar i Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, ndërsa shoqata Omonia ka mundur të fusë vetëm njërin nga të pestët, Theodhori Bezhanin, në kryesinë e partisë. faqe 3
Vasil Melo Theodhori Bezhani

Një ushtar shqiptar arratiset i paketu[a]r

Amerikanët e Gjadrit bashkë me avionët marrin dhe një “kujtim” Ushtari vetëpaketohet dhe bashkë me materialet e bazës përfundon në avionin ushtarak amerikan Amerikanët e Gjadrit bashkë me avionët marrin dhe një “kujtim” Një ushtar shqiptar arratiset i paketuar Ushtari vetëpaketohet dhe bashkë me materialet e bazës përfundon në avionin ushtarak amerikan Mund të ketë mbërritur në Frankfurt ndërkohë që prej 17 ditësh asnjë lajm për fatin e tij LEZHË - Amerikanët kanë lënë Gjadri[n], por duke marrë me vete përveç avionëve, edhe një “copez” nga Shqipëria. Madje të paketuar dhe në kushte të favorshme për transportin e gjatë. Kështu që prej 17 ditësh, në repartin ushtarak të Gjadrit rezulton një rrobe jeshile më pak. Një ushtar ka zgjedhur arratinë jo në drejtim të shtëpisë, por në tokën e ëndrruar prej shumë shqiptarëve. Protagonist i kësaj aventure unikale, e deri për ne krye të klasifikimit të çdo lloj arratisjeje, është rekruti S.F nga Peshkopia, që me dëshirë të papërmbajtur është vetë paketuar bashkë me materialet tashmë të evakuara të misionit amerikan “Predator” në aerodromin ushtarak të Gjadrit. Arratisja e rrallë ka ndodhur gjatë 29-30 tetorit, kur një avion ushtarak transportues amerikan ka lënë pistën e Gjadrit për të ateruar në bazën ushtarake amerikane në Frankfurt të Gjermanisë. Dy ditë përpara arratisjes, duke shfrytëzuar zhvendosjen që e karakterizonte, S.F është futur i shfrytëzuar në një nga [?] e mëdha të çadrave të misionit amerikan që ka qenë ngarkuar në një kamion. Për dy ditë me radhë, ushqimi i vetëm i ushtarit klandestin kanë qenë 2 feta buke me gjalp që ia sillte dikush në mesnatë duke sfiduar vigjilencën e ushtarëve amerikanë, të cilët ditën nuk linin as mizën të kalonte brenda rrethimit të tyre. Pas dy ditë pritjeje, kamioni me rekrutin e fshehur është futur në barkun e transportuesit ushtarak për të kryer një fluturim aventurë, të cilin natyrisht nuk mund ta përjetonin as pasagjerët legale të “Boeing”-ut që përdor “Lufthansa” në linjën ajrore Tiranë - Frankfurt. Më tej nuk dihet asgjë për epilogun e aventurës së ushtarit shqiptar, që sipas itinerarit të parashikuar do mbërrinte në zemër të bazës ushtarake në Frankfurt, ndër më të mëdhatë në Europë. Ndërkohë, në repartin e Gjadrit, ku ushtari kish kryer 8 muaj shërbim të detyrueshëm ushtarak, eprorët kanë kërkuar ndjekjen penale ndaj S.F për largim pa leje në “drejtim të familjes”. A ka arritur ushtari shqiptar ta mbyllë sipas parashikimeve aventurën e ujët-qiellore e tokësore? Nëse po, përveç arratisjes unikale, S.F shënon ndoshta një tjetër rekord, atë të sfidës së dyfishtë ndaj vigjilencës amerikane, njëherë në Gjadër e njëherë në Frankfurt. MAKSI FOTO
S.F Lezhë Gjadër Peshkopia Frankfurt Gjermani

24 vjet burg për grabitjen e 100 milionëve

Të pesë të akuzuarit fajtorë. Dy lirohen në sallën e gjyqit TIRANË - Ka përfunduar dje në Gjykatën e kryeqytetit odiseja e grabitjes së bujshme të autobankës së Rrëshenit. Ngjarja e bujshme ndodhur më 20 Mars të këtij viti në “Urën e Zogut”, në makinën që vinte nga Burreli e ku grabiten 100 milionë lekë, ka kushtuar 24 vjet burg. Janë shpallur fajtorë të gjithë pjesëmarrësit në proces nga ku vendimi nuk ka ndryshuar thuajse asgjë nga pretenca e dhënë një ditë më parë nga prokurori ushtarak Petrit Bici. Dënimin më të rëndë nga të gjithë të pandehurit, 11 vjet heqje lirie, e ka marrë ish polici Prag Gjin[i]. Ai sipas gjykatësve është “përgjegjës për pregatitjen e kushteve për vjedhjen e shumës”. Menjëherë pas tij masa më e rëndë ka qenë trupi gjykues ushtarak i kryesuar nga z. Shyqyri Dylgjeri, për Nikoll Gj[in] dhe Martin Kacja, përkatësisht 10 dhe 3 vjet. Kaq ishin vendimet “që shkeln rregullat [e] paraburgimit gjatë shoqërimit e dënimit të rëndë”. Ndërsa Biba dhe ish drejtori i Bankës së Rrëshenit, Nd[?] Boda, koha e paraburgimit ka qenë e mjaftueshme për ta për t’i kthyer “shtetërore” të drejtën me pasojë vjedhjen e 100 milionëve”. A. P
Petrit Bici Prag Gjin[i] Shyqyri Dylgjeri Nikoll Gj[in] Martin Kacja Tiranë Rrëshenit Urën E Zogut Burrel

Nesër në AKS

1. Të shtunën konkursi “Miss Albania ’95” 2. Pas largimit të Kutunjos nga Shqipëria... 3. “Treni i ndjenjave” për 9 mbrëmje me teleshikuesit 4. Pas shfaqjes “Hekurat” e Arpad Gënc; Orakujt shembin mitin Laurasit 5. The Times: Shqiptari Leonard Ajkun, ylli më i shkëlqyer i festivalit 6., “Vazhdimësia e parqeve” nga Hulio Kortazar
Kutunjo[s] Arpad Gënc Leonard Ajkun Hulio Kortazar Shqipëri