Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Dielë 19 Nëntor 1995

Nano: “Berisha, mëso pafajësinë time”

Procesi Nano - Avokati Sanxhaku, 8 faqe dërguar Presidentit 200 faqet që i mungojnë “Dosjes Nano”, mbi tavolinën e kreut të shtetit "I kam nisur Presidentit Sali Berisha një letër me argumenta mjaft të hollësishme juridike për manipulimin e dosjes, përçevse dhe pafajësinë e Fatos Nanos. Nuk i kërkoj asgjë Presidentit. Tetë faqet e letrës japin gjithë hollësitë e çështjes, në mënyrë që nesër, Ai të mos justifikohet se kështu më kanë informuar". Të fshehtat e kësaj letre, të mbajtur sekret deri tani, nisur drejt "Shtëpisë së Bardhë" shqiptare, i bën të ditura për "KJ" avokati i kreut socialist, z. Sanxhaku. E nisur vetëm në kohën e deklarimit të bojkotimit të procesit me të fundit në Kasacion, që zhvillohet pas një jave, letra duket se i jep një shans kryeshtetarit shqiptar, tani në prag të festave të Pavarësisë e të Çlirimit. fage 2
Fatos Nano Fatos Nanos Sali Berisha Sanxhaku Kasacion Shtëpia E Bardhë Shqiptare

Kundrejt të marrëve edhe Zoti është i pafuqishëm

Duhet të çlirohemi nga e keqja që na ka zënë E si mund të besojë një ish i burgosur se ky ligji “anti gjenocid” bëhet qé shpirti i tij të gjejë rehat kur sheh se ai e merr nismën nga një sekretar i stazhionuar partie, shpallet i kushtetutshëm nga një gjykatës që ka dënuar priftërinj me vdekje, mbështetet nga një shkrimtar si Kadareja që ka ushqyer me veprat e tij urrejtjen dhe përçmimin ndaj armikut të klasës qé nga belgerlesha Nurihan e deri tek politbyroisti pucist B. apo nga Teodor Laço që figurin letrare më të pëlqyar ka një lopë të cilës personazhi negativ, kulaku, i thotë: “Ha o lopë ha, me mirë ti se sa ata”...? Intervistë me Fatos T. Lubonjën f. 12-13
Nurihan Teodor Laço Fatos T. Lubonjën

Presidenti takohet me Godon

Dritë jeshile për partitë e vogla. Presidenti në favor të ligjit ekzistues elektoral Lideri republikan Sabri Godo, ka filluar konsultimet me Berishën për ligjin elektoral. Një kërkesë e bërë nga vetë kryetari i republikanëve shqiptarë dy javë më parë, dhe e pranuar nga primari i shtetit, ka vënë përballë njëri-tjetrit, dy figurat kryesore të djathtës shqiptare. Vetëm disa kohë më parë Godo kishte akuzuar publikisht Berishën për abuzim me shumicën parlamentare gjatë miratimit të ligjit të tokës. Godo: Berisha personalisht nuk është për ta lëvizur kufirin e 4 % fage 3
Sabri Godo Pëllumbi

Venezuela fiton kurorën e Miss Botës

Ka përfunduar mbrëmë në San Siti të Afrikës së Jugut konkurimi për Miss Bota 95. Mes 88 nuseve pjesëmarrëse nga vende të ndryshme të Botës ka qënë Miss Venezuela, 19 vjeçarja Zaklin Anguilera Marcano, ajo që fitoi kurorën e bukurosheve më të mirë të Botës. Juria e përbërë nga specialistë të fushave të shkencës, të artit, të sportit, të biznesit e të modës, caktoi për të shoqëruar Miss-Botën, bukuroshen nga Kroacia, Anisa Martinoviç dhe bukuroshen nga Trinidad-Tobago Mikelle Kahn. Ndërkohë ditën e premte, Miss Nigerinë, Toin Raye e detyruan të tërhiqej nga konkurimi përfundimtar, për shkak të protestave për shkelje të të drejtave të njeriut nga udhëheqësi ushtarak të Nigerisë. foto REUTERS
Anisa Martinoviç Mikelle Kahn Toin Raye Kadareja Venezuela San Siti Afrikës Së Jugut Kroacia Trinidad-Tobago

Sot EKSPRES SPORT

Gjithçka për javën e XIII të Kampionatit Kombëtar të futbollit vetëm disa orë pas përfundimit të tij