Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Mërkurë 22 Nëntor 1995

Përfundon lufta në Bosnje

Dje në Dejton: Millosheviç, Tugjman dhe Izetbegoviç arrijnë marrëveshjen për paqe Përfundon lufta në Bosnje Klinton: “Një zgjidhje heroike dhe historike” Sot pritet heqja e embargos kundër Ish-Jugosllavisë Pas 4 vjet luftimesh, vdekjes së 250 mijë njerëzve, sakrificave të mbi 2 milion refugjatëve dhe barbarizmave të tjera, dje presidentët Sllobodan Millosheviç, Franjo Tugjman dhe Alia Izetbegoviç kanë rënë dakort për t'i dhënë fund dramës së popullit të Bosnjes. Kjo marrëveshje u arrit në bazën Ohajo në SHBA pas 21 ditë bisedimesh të mundimshme e dramatike. Plani i paqes i cili u shpall në orën 16.45 të ditës së djeshme e parashikon Bosnjen një shtet brenda kufijve të sotëm dhe mund të ndërtohet në dy pjesë: Federata kroato-boshnjake dhe republik[a?] serbo-boshnjake. Qeveria, parlamenti, presidenca do të instalohen në kryeqytetin Sarajevë pas zgjedhjeve të lira që do të mbahen në mbikqyrjen e vëzhguesve ndërkombëtarë. Do të lejohet kthimi i të gjithë refugjatëve, ndërsa të gjithë kriminelët e luftës do të përjashtohen nga veprimtaria politike. Dje SHBA dhe Gjermania i kërkuan Këshillit të Sigurimit të OKB miratimin e dy rezolutave për të bërë të mundur heqjen e embargos kundër Ish-Jugosllavisë mundësisht brenda 24 orësh. Zyrtarisht marrëveshja e paqes do të firmoset nga mesi i dhjetorit të këtij viti në Paris. Kristofer në fund të bisedimeve deklaroi se “Ata vendosën që 4 vjet shkatërrim ishin të mjaftueshme. Koha ka ardhur të vendosim paqen dhe drejtësinë”. Presidenti serb Millosheviç pas marrëveshjes u shpreh: “Kjo ditë do të hyjë në histori si data e dhënies fund të luftës në ish-Jugosllavi”. Ndërsa presidenti Izetbegoviç komentoi “dokumenti që ne firmosëm sot garanton sovranitetin e Bosnje-Hercegovinës dhe zhvillimin e një shoqërie të hapur të bazuar në tolerancë e liri”. Ndërkohë Tugjman deklaroi “Unë besoj se arritja e kësaj marrëveshje do të sjellë një paqe të gjatë e të qëndrueshme në këtë zonë”. Informuar menjëherë nga Kristofer për arritjen e marrëveshjes, Presidenti Klinton nga Shtëpia e Bardhë tha se: “Presidentët e Bosnjes, Serbisë dhe Kroacisë kanë bërë një zgjidhje heroike dhe historike.” Lexoni në faq[e?] 4 deklaratën e plotë të Presidentit Bill Klinton pas marrëveshjes së paqes Presidenti Serb Milosheviç, Presidenti boshnjak Izetbegoviç dhe ai Kroat Tugjman dje gjatë nënshkrimit të aktit të paqes në Dejton të SHBA foto REUTERS
Sllobodan Millosheviç Franjo Tugjman Alia Izetbegoviç Bill Klinton Kristofer Dejton Bosnje Ohajo SHBA Sarajevë

Filloi gjyqi ndaj Xhixhës

Çështja e 400 mijë dollarëve të “ZP” Filloi gjyqi ndaj Xhixhës Ish të pandehurit nuk thirren as si dëshmitarë Priten të dëshmojnë në proces, Dokle, Milloshi, Ahmeti, etj. TIRANË- Ka filluar dje në mesditë në Gjykatën e Faktit në kryeqytet gjyqi ndaj Perparim Xhixhës. E quajtur në fillim të hetimeve si çështja e “400 mijë dollarëve të “ZP””, pasi kishin një sërë të akuzuarish, para Drejtësisë dje ka përfunduar vetëm një person. Në fillim është lexuar akuza, që i ka hapur më pas rrugën fillimit të hetimit gjyqësor. Nga plot 25 dëshmitarë të thirrur duket se disa prej tyre nuk kishin asnjë lidhje me procesin. faqe 2
Dokle Milloshi Ahmeti Arbnori Tiranë

Enigmë mbi 5 kafkat e zbuluara

Ruheshin prej tetë muajsh në degën e rendit Berat Enigmë mbi 5 kafkat e zbuluara Është publikuar vetëm pak ditë më parë gjetja e 5 kafkave njerëzore në ish-kompleksin e lojnav[e?]. Sipas konfirmimit të burimeve të sigurta, gjetja e tyre është bërë rreth 8 muaj më parë, ndërsa një person po çelte themelet e godinës. Askush nuk shpjegon përse ato u “konservuan” kaq gjatë, dhe ni[u?] bashkingjiten genocidit komunist në nënor, ndërsa mendohet që mosha e kafkave vërtitet nga 35 deri 45 vjeç. faqe 5
Berat

Fitorja e së majtës në Poloni nuk është rastësi

Pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale në Poloni Fitorja e së majtës në Poloni nuk është rastësi Flasin përfaqësues të partive të ndryshme politike faqe 7
Poloni