Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Premte 24 Nëntor 1995

Zgjedhjet e lira në rrezik

Berisha manovron me maskarallëqe juridike Opozita denoncon projektligjin për verifikimin e figurës së personaliteteve “Të lësh politikën shqiptare në dorën e 7 njerëzve të cilët ky projekt pretendon se janë më të ndershmit e që njëkohësisht kanë të drejtën edhe të hartojnë listat e kandidatëve të të gjitha partive, është një nga absurditetet më të mëdha që vetëm pushteti i sotëm di t’i pjellë”. faqe 3
Berisha Shqiptare

Embargo në fuqi në veri të Shqipërisë

Shkodër - 24 orë pas vendimit të Këshillit të Sigurimit të OKB Deri mbrëmë, asnjë urdhër nuk ka mbërritur në pikat kufitare me Malin e Zi Shkodër - 24 orë pas vendimit të Këshillit të Sigurimit të OKB Embargo në fuqi në veri të Shqipërisë Deri mbrëmë, asnjë urdhër nuk ka mbërritur në pikat kufitare me Malin e Zi Pas përfundimit bisedimeve në Dejton të SHBA, ku u arrit marrëveshja e paqes për Bosnjën, të mërkurën në mbrëmje Këshilli i Sigurimit vendosi të heqë sanksionet e vendosura që nga maji i 1992 ndaj Serbisë. Vëzhguesit europianë deklaruan se u hoq embargoja ndaj ish Jugosllavisë në kufirin serbo - rumuno - bullgar. Kështu që sot asnjë pikë kontrolli nuk do të jetë në brigjet e lumit Danub. Por ndërsa për rumunët dhe bullgarët gjithçka duket se përfundoi, asnjë njoftim zyrtar nuk ka shfuqizuar embargon në kufirin shqiptar me ish Jugosllavinë. Megjithëse lajmi i heqjes së sanksioneve ndaj Serbisë ishte marrë vesh në Shkodër, mbrëmë vonë në qytetin verior asgjë nuk ishte ndryshe nga ditët e tjera. Në pikat kufitare të Hanit të Hotit, puna vazhdonte si më parë. Asnjë kolonë me lidhje me heqjen e embargos. “Mund të jetë e vërtetë, por deri tani nuk na ka ardhur asnjë urdhër që të shfuqizojë këtë embargo”, tha një oficer në “KJ”. Z. Lul Nika, kryepolici i pikës, i cili sapo kishte marrë turnin e ndërmjetëm. Po kështu, edhe në doganën e Hanit të Hotit, punonjësit e saj, z. Angjelin Nrecaj kontrolloi e lejoi hyrjen e kamionit për në Shkodër, i parvitur e policëve kryesorë si eskadroni kontrollor i rrugës. [?] kontrabandë karburantesh. Në Shkodër, ku një pjesë e mirë e popullsisë jeton në sajë të tregtisë me fqinjën e dënuar, lajmi i heqjes së sanksioneve qarkullonte konfuz. Pas biblotekës së qytetit, ndodhej edhe selia e misionit vëzhgues të OKB. Deri mbrëmë, rreth orës 22.00, misioni i OKB nuk kishte marrë asnjë njoftim për ndërprerjen e veprimtarisë kontrolluese. Një nga përfaqësuesit e misionit, z. Rafaele Grandoni sqaroi mbrëmë “KJ” se nën një diktim të vendimit të Këshillit të Sigurimit të OKB, por se misionit të instaluar në Shkodër nuk i kishte ardhur asnjë urdhër zyrtar për heqjen e sanksioneve në kufirin shqiptar me ish Jugosllavinë. Dhe nëse një urdhër i tillë do të mbërrinte këto ditë, misioni ka të ngjarë të vazhdojë punën e tij deri në heqjen e sanksioneve totale, me një përçëp deçel pas vendimit të OKB, embargoja e armëve mbetet në fuqi për ish Jugosllavinë. Gjithsesi, herët a vonë, urdhëri për heqjen e embargos do të mbërrijë edhe në pikat kufitare shqiptare. Pak radhë të shkruara në një letër do të njoftojnë për t’i dhënë fund një aventure katër vjeçare që ndryshoi jo pak dhe jetën e shqiptarëve. Shqipëria ka qenë fare pranë luftës në Bosnje, megjithëse e ka përjetuar atë disi ndryshe. Fundi i embargos do të jetë dhe fundi i mijëra përpjekjeve për të fituar diçka. Mjaft e natës nuk do të rrëshqasin më mbi asfalt. Bidonat, tankerët e kundrat nuk do të shfaqen më. Embargoja që tronditi bursën e furnizore, që mobilizoi qindra forca policore, që mori jetë njerëzish në liqen, që pasuroi disa, por që varfëroi shumë të tjerë, tani do të mbetet vetëm për t’u kujtuar. Pas saj pritet që qyteti Shkodër të ndryshojë. Tregtia në kushtet normale me malin e Zi mund të ketë zhvillim, ndërsa kush bëri para mund të investojë. Ashtu si lufta filloi papritur një ditë, ashtu papritur mori fund edhe embargoja. Shumë tregtarë mund të falimentojnë. Kontrabandistëve do u duhet të shesin maunet e tankerat, ndërkohë që për një kohë të gjatë tregjeve do të mbeten shtantet e zeza të natës mbi asfalt dhe dhjetra pika karburanti që mbinë si kërpudhat pas shiut të sanksioneve. Gjithë asaj lëvizje të madhe mjetesh njerëzish duket se po i vjen fundi. Por një fund që në Ballkan kurrë nuk dihet se sa do të zgjasë. Të mërkurën, në fjalën e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB, ministri i Jashtëm boshnjak, Shqipërinë tha se nëpër kampet serbe të përqendrimit ndodhen ende viktima boshnjake. “A kanë dëgjuar këto fantazma të gjalla për paqen? A do të sjellë ajo ndonjë ndryshim për to?” ARMAND SHKULLAKU Mbrëmë në Koplik, kontrabanda “uli kokën” foto DRITAN KABA
Lul Nika Angjelin Nrecaj Rafaele Grandoni Armand Shkullaku Dritan Kaba Shkodër Shqipëri Malin E Zi Dejton SHBA

Sot pritet dëshmia e Dokles

Në procesin “400 mijë dollarët e "Zp"” Në procesin “400 mijë dollarët e “Zp”” Sot pritet dëshmia e Dokles Ka nënshkruar marrëveshjen për blerjen e shtypshkronjës në Kanada faqe 2
Dokles Kanada

Myzeqarët të bëhen aksionerë

Së shpejti do të privatizohet Albpetrolin Berisha shpall ditën e lirisë së naftës Berisha shpall ditën e lirisë së naftës Myzeqarët të bëhen aksionerë Së shpejti do të privatizohet Albpetrolin faqe 5
Berisha Myzeqarët