28/11/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

28 nëntor 1995

Nano, edhe një vit më shumë në burg

Dje në Kasacion - jepet vendimi për liderin e PS Trupi gjykues në procesin e djeshëm foto A. BABANI 3 vjet, 7 muaj e 22 ditë burg për kryetarin e PS faqe 2

Sot: Dita Kombëtare e Shqipërisë

83 vjet më parë, më 28 nëntor 1912, Plaku i Vlorës, burri Ismail Qemali ngriti flamurin kombëtar në Vlorë duke shpallur solemnisht përpara shqiptarëve e botës pavarësinë e Shqipërisë. Dita e shumëpritur kishte ardhur pas shumë e shumë përpjekjeve e sakrificave të panumërta të patriotëve e atdhetarëve dhe ishte vazhdim i përpjekjeve të mëdha të rilindasve tanë. Por vetëm një vit më vonë, fuqitë e mëdha prishën gëzimin e pavarësisë së vendit duke ndarë më dysh popullin shqiptar me traktatin famëkeq të Londrës. Më pas, do të vazhdonin peripecitë të shumta të Shqipërisë; vendit ndër më të lashtët e Evropës, gjersa më 7 prill '39 forcat pushtuese të Italisë fashiste e më pas ato naziste gjermane pushtuan Shqipërinë në Luftën e Dytë Botërore. Partizanët shqiptarë, pas rreth 5 vjet lufte mundën të çlironin vendin nga murtaja nazifashiste, duke i bërë Shqipërisë edhe nderin e madh të rreshtimit në kampin e fituesve të luftës, përkrah shteteve të mëdha: SHBA, Britanisë e Madhe-ish-Bashkimit Sovjetik. Por, nëse u festua një fitore e madhe, për rreth 50 vjet të tjera, Shqipëria u pushtua nga një tjetër "pushtues", ideologjia komuniste, ideologjia e izolimit të plotë të vendit, ideologjia e luftës së klasave, ideologjia e diktaturës së proletariatit, ideologjia e spiunllekut, tradhëtarëve e armiqve imagjinarë e maskarallëqeve të tjera të ideologjisë komuniste. Është viti i dytë që 28 Nëntori është njëkohësisht edhe dita e çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë e bashkëpunëtorët e tyre, e vendosur kjo nga parlamenti i sotëm shqiptar, datë që ka ngjallur polemikat e shumta endoshta këto 2 vjet. E keqja është se akoma edhe sot pas 50 vjetësh, fantazmat e luftës së dytë botërore janë prezente në Shqipëri, madje në majat e politikës shqiptare, duke trazuar plagët e luftës dhe idealet e lirisë së vërtetë. Sot pra, shqiptarët festojnë ditën e lirisë kombëtare, megjithëse ka prej tyre që e festojnë ende ndryshe.

Ndalohen dy grekë me 500 gr heroinë

Si zakonisht, trafikantët kapen nga policia greke 9 shqiptarë arratisen nga burgu Policia greke ka mundur të kapë vetëm 2 prej tyre Faqe 2

Kuçovë: socialistët prishin aktivin e PR

Godo: Drejtësia nuk vendoset as në rrugë e as duke sharë "Nuk do t'u lëmë gjë në shtëllën tonë të shani Nanon" faqe 3

Nëntor i trazuar në Greqi

Pas revoltës së të burgosurve në burgun e Koridhalosit, pas incidenteve që ndodhin në Universitetin Politeknik të Athinës, sëmundja e papritur e kryeministrit Andreas Papandreu ishte kres[h]endoja e tretë e dramës nëntoriane greke faqe 3

Shehu: Intelektualë, ndihmoni fitoren e PD

Fushata elektorale fillon pas 20 ditëve. Aleancë me të djathtën progresiste Tritan Shehu në Lushnje dhe Elbasan : hapet sezoni i aktiveve të PD Fushata elektorale fillon pas 20 ditëve. Aleancë me të djathtën progresiste faqe 3

Berati, “Miss Rakia '95”

Shpallet mbretëresha e rakisë faqe 4

Fituesit e hedhjes së shortit të llotarisë së Kryqit të Kuq Shqiptar datë 27.11.1995

Fitojnë 500 lekë të gjithë ato bileta që përfundojnë me 01 Fitojnë 2.000 lekë të gjithë ato bileta që përfundojnë me 738 Fitojnë 5.000 lekë të gjithë ato bileta që përfundojnë me 5343 Fiton një çmim 50.000 lekë bileta me numër 2/0277 Fiton një çmim 100.000 lekë bileta me numër 8/7301 Fiton një çmim 500.000 lekë bileta me numër 3/3285