Policia ndalon ish partizanët
Dje veteranët nuk u lejuan të festojnë 29 Nëntorin
Me qindra veteranë dhe anëtarë të PS përfundojnë në dhomat e izolimit
Dokle: “Vetëm policia e Berishës i ndalon njerëzit të jenë të lirë”
Policia - fytyra e vërtetë e shtetit - jo vetëm i ka ndaluar pensionistët veteranë; jo vetëm i ka kërcënuar ata që çliruan Shqipërinë; jo vetëm i ka fyer dhe i ka rralluar ata, por shumë prej tyre e kanë kaluar natën e djeshme në birucat e komisariateve të policisë, pasi janë arrestuar nën akuzën e “prishjes së rendit publik”. Ky është një skandal. Asnjë nga ish - partizanët e shqiptarë nuk kishte menduar se 29 Nëntori, që sipas tyre është festa e vërtetë e çlirimit, ishte një ditë e ndaluar feste, për ata që në 50 vjet histori e kanë festuar njësoj. Dhe ata nuk mund të jenë prishës të rendit, në një kohë që kërkojnë të nderojnë baballarët, vëllezërit, shokët, që dhanë jetën për Çlirimin e vendit.
faqe 2
Kapen 9 milion lekë të fallsifikuara
Arrestohen tre persona, ndër të cilët një grua
faqe 4
Starton “Genocidi Nr. 2”
Sot në Parlament do të diskutohet projekti
Opozita nuk kundërshton vetëm formën e ligjit
Sot Parlamenti shqiptar do të përfshihet nga diskutimet më të tensionuara në historinë e tij që pas diskutimit të çështjes “Nano”, pasi që ora 10.00 është planifikuar diskutimi i ligjit për dosjet, ose i njohur ndryshe si ligji “Për verifikimin e figurës së personaliteteve publike”, i cilësuar nga opozita si shtesë e ligjit kundër genocidit. PD do t’i duhet të përballojë kundërvënien e përgjithshme socialiste si dhe diskutimet e paramenduara të liderëve social-demokratë dhe mocionistë.
Imami: PD kërkon të shpe-tojë kokën e saj
faqe 3
Brenda 24 orëve grabiten dy firma të tjera
Vazhdon seriali i grabitjeve në Jug
Të dielën në mesnatë e ka pësur radhën për t’u grabitur firma private e përpunimit të drurit F.P.K. Grabitësit kishin hyrë nga pjesa e pasme e fabrikës. Kanë goditur me leva në kokë dhe në trup rojën e vetme të fabrikës, i cili u shtrua më pas në repartin e kirurgjisë të spitalit të Gjirokastrës në gjendje kome. Një natë më pas është grabitur në qendër të qytetit dhe një butik i veshjeve sportive dimërore, i cili kishte vetëm pak ditë që kishte nisur të funksiononte.
faqe 4
Dritë mbi vrasjen e bujshme
Disa orë pas vrasjes së 28 vjeçarit në qendër të kryeqytetit
Nesër zhvillohet ceremonia e varrimit
Tregon për “KJ”, daja i viktimës
faqe 4
Referendumin e 6 nëntorit e humbën rojet
Të rinjtë demokratikas nxjerrin sekretin: Zgjedhjet në mars
Do t’a bëjmë fushatën si Berluskoni
“Më 9 dhjetor, mbledhja e Këshillit të FRPD, përcaktonte në mars një periudhë të veçantë, menduam që për arsye teknike Kongresin ta shtyjmë për në zgjedhje”, tha dje për “KJ” kryetari i FRPD, Altin Krasniqi. Megjithatë, koha deri në mars për Kryetarin e FRPD-së, do të ketë një mision të përcaktuar me anë të strukturave të PD dhe lëvizjen e një strategjie me të cilën rinia demokratike do të angazhohet tërësisht në fushatë”. Sipas Krasniqit, ky angazhim do të ketë për objektiv votimin pro PD të 18 % të të rinjve shqiptarë që votojnë për herë të parë si dhe e asaj pjese të rinisë që është ende indiferente dhe e lëkundur.
faqe 3
Qeveria legalizon kryeqytetin e verilindjes
Një fshat me emër të ri për të ardhurit në Bathore
Të ardhurit do të paguajnë tokën por do të kenë ujë, WC, telefon dhe shërbim shëndetësor
faqe 7
Firma “ITALCOMMERCIO” Grupo DIANBOILER-ITALIA
Shitet me shumicë:
- Katerma 130 lekë/m2
- pllaka shtrimi dhe veshje 520 lekë/m2
- 19 litër çeper kazani (atraco) 18 litra 1600 lekë
Adresat [?]-magazinës te N°1 (Pranë Frigoriferit)