Berisha mund të fitojë vetëm me luftë civile
PD lufton me mullinjtë e erës komuniste
Dje, mbledhja e Kryesisë: PS e gatshme për zgjedhje
Rreth 6 orë ka zgjatur mbledhja e djeshme e kryesisë së PS. Sipas nënkryetarit më të ri socialist Meta, mbledhja e djeshme ka konkluduar edhe një herë në faktin se “sot më shumë se kurrë, elektorati shqiptar ka nevojë për PS. Paniku që është folur se ka pushtuar PS, ka marrë dje përgjigje negative nga vetë anëtarët e kryesisë së PS ndërmjet tyre, që “më të bashkuar” se kurrë kanë shpallur se PS është e gatshme për zgjedhje qoftë edhe pas 45 ditësh. Madje nuk kanë harruar të ftojnë për dekretim të këture zgjedhjeve dhe Presidentin. Duke se gjithë thelbi i mbledhjes ka qenë pikërisht zgjedhjet dhe diskutimi për kandidaturat e reja që do të vendosen së shpejti. faqe 7
Greqia: Stop klandestinëve
Papuliasi bën thirrje Shqipërisë të kontrollojë kufirin
Në të kundërt shteti grek do të marrë masa të njëanëshme
Papuliasi bën thirrje Shqipërisë të kontrollojë kufirin Greqia: Stop klandestinëve Në të kundërt shteti grek do të marrë masa të njëanëshme JANINË - Dy nga anëtarët më kryesorë të Kabinetit Papandreu, ministri i Jashtëm grek, Papulias dhe ai i Rendit, Valeragis kanë organizuar dje një takim me forcat ushtarake dhe ato të rendit që janë të dislokuara në afërsi të kufirit greko-shqiptar. Axhenda e këtij takimi, sipas kanalit televiziv shtetëror grek ET1, ka qenë frenimi i fluksit të emigrantëve shqiptarë që vijnë nga Shqipëria drejt Greqisë. Gjithashtu ky kanal televiziv bëri të ditur se trupat speciale kundër emigracionit klandestin të dislokuara pesë muaj më parë në afërsi të Grevenës, janë urdhëruar të rrisin shkallën e gatishmërisë. Takimi u zhvillua në qytetin më verior të Greqisë, Janinë, dhe në një farë mase është vazhdim i një takimi të zhvilluar në Janinë tre muaj më parë, ku dy ministrat, Valeragis dhe ai Papulias që i fundit deputet i zonës së Janinës në Parlamentin grek), u kishin kërkuar autoriteteve ushtarake të forconin regjimin e ruajtjes së kufirit nga vërshimi i klandestinëve. Pas takimit të djeshëm në konferencën për shtyp, ministri i Jashtëm grek Karolos Papulias deklaroi “I bëjmë thirrje Shqipërisë të marrë masa të rrepta për të kontrolluar kufijtë e saj dhe të ndalojë vërshimin e klandestinëve, në të kundërt shteti grek do të marrë masa të njëanëshme”. Ndërkaq gjatë së njëjtës masë të kontrollit, shefi i diplomacisë greke nuk la të kuptohej se cilat do të jenë këto masa. ILIR BABARAMO
“Fitorja e PS do të sjellë krizë politike”
Qendra kundër fitores së socialistëve
Gjinushi: Ose PSD në pushtet, ose do të hyjmë në rrugën e krizës së pandalshme
Qendra kundër fitores së socialistëve “Fitorja e PS do të sjellë krizë politike” Gjinushi: Ose PSD në pushtet, ose do të hyjmë në rrugën e krizës së pandalshme faqe 3
Mulosmani plagos skafistin
Hapet çështja penale për ngjarjen
“Po më vdiq burri, unë, tropojania, do t’i marr jetën vrasësit”, thotë bashkëshortja e të plagosurit
I plagosuri Lefter Duka në reanimacionin e Spitalit të Vlorës faqe 5
Shqipëria heq sanksionet ndaj ish-Jugosllavisë
Dje u njoftuan doganat
1 miliard dollarë dëmi ekonomik i shkaktuar nga embargo në këto 3 vjet
Dje u njoftuan doganat Shqipëria heq sanksionet ndaj ish-Jugosllavisë 1 miliard dollarë dëmi ekonomik i shkaktuar nga embargo në këto 3 vjet Autoritetet shqiptare, të doganave, udhëzuan dje pikat e kontrollit doganor, për të hequr sanksionet ekonomike ndaj ish-Jugosllavisë. Tregëtia legale normale midis dy shteteve pritet të fillojë pas pak ditësh, bënë të ditur zyrtarë të doganave. Doganat shqiptare të Shkodrës, Kukësit dhe të Qafë Prushit, të cilat janë në kufi me Serbinë dhe Malin e Zi, dje kanë marrë porosi nga autoritetet përkatëse, të ndërpresin zbatimin e sanksioneve ekonomike ndaj ish-Jugosllavisë, si dhe të lejojnë eksportin dhe importin e mallra, për në Serbi e Mali Zi. “Brenda pak ditësh do të vërë në eficencë, stacionet doganore, për kalimin e kufirit”, tha me telefon për Rojterin, drejtori i doganës së Shkodrës, Engjëll Çeka. Dy javë më parë Këshilli i Sigurimit të OKB-së, hoqi sanksionet ekonomike ndaj ish-Jugosllavisë, pas vendosjes së marrëveshjes së paqes, të arritur në Dejton, Ohajo, nga presidentët e Serbisë, Kroacisë dhe të Bosnjës. Në fillim Shqipëria ishte kundër heqjes së sanksioneve ekonomike, sepse ajo kërkonte, që ato të lidhen me zgjidhjen e problemit të Kosovës, të cilës presidenti serb, Slobodan Millosheviç, i ka hequr statusin e krahinës autonome, në vitin 1989. Sipas përllogaritjeve zyrtare, shteti shqiptar, nga këto sanksione ka patur një dëm ekonomik, që kap shifrën 1 miliard dollarë, qëkur u vendos embargoja, tri vjet më parë. Por bumi i tregtisë së paligjshme, në zonat kufitare ka vazhduar edhe gjatë periudhës kur këto sanksione ishin në fuqi, duke nxjerrë fitime të mëdha, me kontrabandën e mallrave të konsumit, e sidomos asaj të naftës, me Malin e Zi.
Plagoset një emigrant shqiptar
Një emigrant shqiptar u plagos në këmbë gjatë një operacioni të policisë greke, pranë Selanikut, për gjetjen, arrestimin dhe dëbimin e dhjetë emigrantëve shqiptarë. Sipas komunikatës së policisë, Taulant Kodra, 20 vjeç, iu përgjigj thirrjes së policëve për të qëndruar dhe njëri prej tyre, për të ndaluar largimin e tij, nxorri pistoletën dhe shtiu duke e plagosur. Shtetasi shqiptar po kurohet jashtë rrezikut ë spitalin Papani-kolau të Selanikut. Kurse polici u lirua me urdhër verbal të prokurorit, pasi u ndalua menjëherë pas incidentit. Megjithatë drejtorja e policore e Selanikut ka urdhëruar kryerjen e hetimeve për rrethanat në të cilat ndodhi plagosja e emigrantit shqiptar. BOB STOUN
Sot numër special SPORT
Sot numër special EKSKLUZIVE SPORT Agustin Kola largohet nga SK Tirana dhe Shqipëria Pas 20 vjetësh futboll luhet i fyer dhe i tradhëtuar prandaj denoncon “armiqtë” e tij Arbitrat - njerëzit me të zezë nën akuzë Si po rilind futbolli në Bosnje - tregon ish nënkampioni i Europës Shyqyri Rreli - Falxhori i Kombëtares