Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Mërkurë 6 Dhjetor 1995

Policia greke bën gati “Fshesën”

Dimër i vështirë për emigrantët shqiptarë Arrin në 800 numri i policëve që patrullojnë në kufirin me Shqipërinë Bashkë me masat për forcimin e ruajtjes së kufirit greko-shqiptar, ministri grek i Rendit paralajmëron intensifikimin e operacioneve “Fshesa” Gjatë viteve '92-'95 janë kapur dhe kthyer nga policia greke mbi 1 milion e 100 mijë emigrantë shqiptarë. Ajo çka kishte shkruar “Koha Jonë” para një muaji e gjysmë, pra se “Fshesa” po afrohet, duket se po bëhet realitet pas deklaratës së ministrit grek të Rendit, se në ditët e ardhshme do të intensifikohen operacionet për gjetjen, kapjen dhe riatdhesimin e emigrantëve shqiptarë që ndodhen në Greqi. Të hënën në Janinë u organizua një mbledhje ku morën pjesë ministri i Jashtëm i Greqisë, Karolos Papulias, ministri i Rendit Sifis Valirakis, zv/ministri i Mbrojtjes Nikos Kuris, kryetari i Shërbimit Informativ Grek si dhe komandanti i divizionit të Janinës e oficerë të tjerë të lartë. (vijon në faqe 2)
Karolos Papulias Sifis Valirakis Nikos Kuris Shqipëri Greqi Janinë Janinës

Kthehen kufomat e dy emigrantëve shqiptarë

Gjatë 35 ditëve, kanë kaluar në Kakavijë trupat pa jetë të 25 emigrantëve Dy emigrantë shqiptarë kanë gjetur vdekjen në tokë të huaj. Janë kthyer të hënën në pikën kufitare të Kakavijës, rreth orës 20.30, trupat pa jetë të 27 vjeçarit, Shkëlqim Seferi nga Picari i Gjirokastrës, dhe një 18 vjeçareje Saranda. Dje në mesditë të afërmit e Seferit si dhe një pjesë e njohur e kanë përcjellë për në banesën e fundit, në varrezën e fshatit të vendlindjes, Picar. Ndërsa për 18 vjeçaren nuk ka ndonjë të dhënë konkrete, për të rinj nga Picari mësohet se është aksidentuar nga një tren pranë hekurudhës së kryeqytetit grek. Seferi, ish-nënoficer policie në organet e rendit të Gjirokastrës, për shkak të rrogës minimale dhe ëndrrës për të ndërtuar një shtëpi të re, kishte kërkuar rreth një muaj më parë fillimin nga forcat e rendit dhe kishte nisur aventurën e emigracionit në kryeqytetin grek. Është shoqëruar deri në pikën kufitare të Kakavijës nga vëllai i tij, i cili para dy ditësh kishte njoftuar familjen për mungesën e Shkëlqimit. Ditën e pestë të muajit është përsëri vëllai i viktimës që njofton pranë familjes në vendlindje se Shkëlqimi ishte gjetur i vdekur në një morg të Athinës ku ishte vendosur pas vdekjes nga aksidenti hekurudhor. Sidoqoftë rrethanat e sakta të aksidentit dhe vdekjes së 27 vjeçarit që lë pas një bashkëshorte shtatzënë, ende nuk dihen. Mbyllet kështu pesë ditëshi i parë i dhjetorit me hyrjen e tre kufomave në Kakavijë, pikë kjo që tashmë për dhjetra familje shqiptare ka nisur të quhet edhe “porta e fatkeqësive”. Gjatë nëntorit në këtë pikë janë regjistruar 22 kufoma të kthyera nga Greqia dhe deri më sot numri i tyre ka vajtur në 25. Në librin e shërbimit të policisë sonë, pranë kësaj pike, regjistrimi i sjelljes së kufomave përfshin dhe moshën e tyre, e cila përgjithësisht mbetet në 17, 25 dhe 32 vjeç. I. B./A.Ç. 500 kufoma emigrantësh të kthyer pranë familjes faqe 5 Italia vendi ku kanë vdekur më shumë emigrantë shqiptarë
Shkëlqim Seferi Saranda I. B. A.ç. Kakavijë Picari Gjirokastër Picar Greqi

Bora bllokon Juventusin

Skuadra e futbollit “Juventus”, u kthye dje nga Sofia për në Torino, në pamundësi për të fluturuar në drejtim të Bukureshtit, për shkak të motit të keq, erës së fortë dhe stuhisë së dëborës, që shkaktoi mbylljen e aeroportit rumun. Edhe tentativat e tyre për të udhëtuar me tren nga Sofia për në Bukuresht ishin e pamundura. Autoritetet e Klubiti të “Juventusit”, nga Sofia u lidhën me autoritetet e UEFA-s, nga të cilët morën aprovimin për ta shtyrë ndeshjen e tyre me Steaua e Bukureshtit, mbrëmjen e sotme. Për rrjedhojë, “Juventusit” iu shty me 24 orë kthimi drejt Italisë, që do të bëhej për datën 13 dhjetor. Një çift rumun duke u drejtuar shtëpisë nëpër stuhinë e borës, rrugët, hekurudhat, aeroportet dhe portet e Detit të Zi janë pothuajse të mbyllura nga stuhitë e fuqishme të borës foto Reuters Ne nuk dimë të ngrejmë vetëm hekura Flet kampioni i botës Luan Shabani faqe 13
Luan Shabani Sofje Torino Bukuresht Steaua E Bukureshtit Itali

Sinteza Computer

sh.p.k. Tiranë Rruga “Asim Vokshi”, Nr.33 Tel&Fax 42 24520 Ulje çmimesh! Ulje çmimesh! DTK, HEWLETT PACKARD, EPSON, SHARP, MICROSOFT në pajisjet: Computer 468 Dx2, 486Dx4, Pentium 75, 90, 100, printera, fotokopjuese, skanere, makina shkrimi elektronike, windows '95 Vazhdon aksioni për një javë. Mos humbisni rastin
Tiranë Rruga “asim Vokshi”