Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Enjte 7 Dhjetor 1995

Konsensus për ligjin elektoral

Nëntë parti dhe një deputet i pavarur në presidencë Por Shehu paralajmëron mosmarrëveshje “Kam ftuar të gjitha partitë që kanë marrë pjesë në zgjedhje”, e ka filluar takimin Presidenti Berisha trejzën dje me 9 partitë politike, për diskutimin e ligjit elektoral. PD, PS, PSD, PR, PBDNJ, Bali, PLL, PDK, PA dhe deputeti Jupi i PAD kanë qënë të ftuarit e vërtetë në tryezën presidenciale. Berisha, ka konfirmuar edhe një herë dje se do të garantojë zgjedhje të lira dhe demokratike. Ai ka premtuar masa konkrete për këtë, duke garantuar një Televizion të pavarur dhe mospërfshirjen e forcave të Rendit në takimet e partive. Për afatin e zgjedhjeve, ai ka konfirmuar se do të respektojë Ligjin Kushtetues. Më pas Presidenti është ndalur në ligjin elektoral, për të cilin ka shprehur miratimin e tij në parim. Ai ka qënë dakord me ligjin elektoral aktual dhe ka përgënjeshtruar zërat se minimumi i nevojshëm që partitë të hyjnë në parlament do të rritet në 7 për qind. “Shifra do të mbetet 4 për qind” ka siguruar presidenti, i cili ka dhënë shkas për arritjen e një fryme mirëkuptimi në takim. Dje gjatë takimit të Presidentit Berisha me partitë politike foto G. Xhengo faqe 7
Berisha Shehu Jupi G. Xhengo Presidencë

Zbulohet buzë detit një 27 vjeçar i vrarë

Vazhdon misteri për 16 të humburit e Semanit Identifikohen 7 nga të humburit e 25 nëntorit Shtohet misteri rreth 16 të humburve të nisur me motogomone më 25 nëntor drejt Italisë. Dje paradite, buzë detit, pranë grykëderdhjes së Vjosës, gjendet një kufomë 27 vjeçare e goditur me një plumb në kokë, pothuajse e dekompozuar. Gjetja e tij në vendin ku nisen zakonisht motogomonet me klandestinë, ka bërë që të ringrihet një pikëpyetje tjetër për fatin e të nisurve nga ky vend. Fillojnë hetimet në Seman - Këshilli i rrethit u bën apel organeve më të larta shtetërore faqe 2
Semanit Itali Vjosës Seman

Fillon hetimi i të varrosurve në Malin me Gropa

Do t’i jepet fund enigmës së vrasjeve të Ambasadave Në kërkim Drejtori i atëhershëm i policisë Dilaver Bengasi Kërkohet t’i jepet fund enigmës më të madhe të vitit të fundit të diktaturës komuniste në Shqipëri. Mësohet se ka filluar së fundi hetimi mbi çështjen e shumepërfolur të të vrarëve në ngjarjet e Ambasadave më 2 Korrik 1990. faqe 2 Nga ngjarjet e korrikut 1990 foto L.LIKA
Dilaver Bengasi L.lika Malin Me Gropa Shqipëri

Shtyhet procesi i arratisjes

Në gjyq pesë policët e komisariatit të Shkodrës Mungojnë dëshmitarët e rëndësishëm Ka vazhduar dje gjithë paraditen dhe është shtyrë sërish për më 22 dhjetor i gjyqi ushtarak ndaj pesë ish-policëve të komisariatit të Shkodrës, Jani Pehlivano Pepa, Tani Hasan Muçaj, Mirash Lulashi, Ferid Peraj, Besnik Brahushi, policët që kanë qënë në shërbim në komisariatin e Shkodrës natën e 8 shtatorit, kur dy të arrestuar të akuzuar për vrasje arritën të arratiseshin faqe 6
Jani Pehlivano Pepa Tani Hasan Muçaj Mirash Lulashi Ferid Peraj Besnik Brahushi Shkodër

Pushohen 7 pedagogë të Akademisë së Rendit

“Anti-Genocidi” shkakton furtunë edhe në shkollën e policisë Lista emërore ka zhdukur nga kancelaritë e ministrisë së Brendshme faqe 2

Futboll

Mbrëmë në ligën e kampionëve Grupi A Nantes - Panathinaikos 0-0 Aalborg - Porto 2-2 Grupi B Lyon - Spartak M. 0-1 Rosenborg - Blackburn 4-1 Grupi C Brondby - Glasgow 2-2 Steaua - Juventus 0-0 Grupi D Ajax - Ferencvarosh 4-0 Grasshopers - Real M. 0-2 Në çerekfinale më 6 dhe 20 mars 1996 do të takohen Legia - Panathinaikos Nantes - Spartak M. Brondby - Ajax Real M. - Juventus Mbrëmë gjatë një ndeshje Nantes - Panathinaikos foto Reuters