Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Premte 8 Dhjetor 1995

Unë zgjodha rrugën më të drejtë

Sot 5 vjet nga 8 dhjetori '90. Rinia i hapi rrugën historisë së re. Flasin protagonistët Dhjetoristët të ndarë dysh. Demokratikasit monopolizojnë përsëri aktivitetet kushtuar përvjetorit të pestë Sot në sheshin “Demokracia” do të hidhet guri i inaugurimit të një memoriali si simbol i lëvizjes studentore shqiptare. Më pas do të vendosen dy pllaka përkujtimore në afërsi të Bar-Restorantit Italian, ku studentët u ndeshën me policinë dhe tek Liceu Artistik, vend ku qytetarët e Tiranës u bashkuan me studentët duke protestuar. Gjithashtu një prej gjimnazeve të Tiranës do të pagëzohet me emrin e Arben Brocit. Nga takimi i ish Presidentit Ramiz Alia me grupin e studentëve dhe pedagogëve përfaqësues të lëvizjes studentore në dhjetor 1990 Ish Presidenti Ramiz Alia flet për lëvizjen e dhjetorit '90 faqe 6-7
Ramiz Alia Arben Broci Tiranë Sheshin “demokracia” Bar-Restorantit Italian Liceu Artistik

Lirohen 180 oficerë të divizionit të Jugut

Me urdhër të ministrit Zhulali Priten edhe 40 shkurtime të tjera GJIROKASTËR - Për të katërtën herë radhë e oficerëve të karrierës tronditen nga shkurtimet. 180 oficerë të divizionit të Jugut me qendër në Gjirokastër kanë mësuar dje se nuk bëjnë pjesë më në forcat e armatosura shqiptare. Urdhëri për lirimin e tyre ka ardhur dje në komandën e divizionit të Gjirokastrës dhe është firmosur nga vetë ministri Zhulali. Sipas disa burimeve, listës së gjatë me emrat e 180 oficerëve të liruar nga divizioni i Gjirokastrës do t’i shtohen pas disa ditësh edhe 40 emra të tjerë. Lirimet e oficerëve të divizionit të Gjirokastrës kanë pasuar shkurtime të tjera të Ministria e Mbrojtjes ka ndërmarrë në divizione e tjera të vendit si dhe atë të Shkodrës dhe të Korçës pak kohë më parë. Të gjitha këto shkurtime mbajnë firmën e ministrit Zhulali. Që prej marsit 1992, kohën kur hyri në pushtet PD, është e katërta herë që ndërmerren shkurtime në radhët e ushtrisë shqiptare. Në atë periudhë me ndërhyrjen e tij të parë si Ministër i Mbrojtjes, Zhulali deklaroi se shërbimi i detyrueshëm ushtarak për të gjithë shtetasit shqiptar do të zbresë në kufijtë e një viti dhe numri i oficerëve dhe nënoficerëve aktiv arrin në 60% të atij ekzistues. Pas kësaj deklarate në emër të reformës në ushtri radhët e ushtrisë shqiptare janë përfshirë nga shkurtime e njëpasnjëshme. ILIR BABARAMO
Zhulali Ilir Babaramo Gjirokastër Shkodër Korçë

Berisha - Zhelev diskutojnë autostradën

Berisha dhe Arbnori takojnë Presidentin bullgar Me ftesë të Presidentit të Republikës, Sali Berisha, dje mbërriti për një vizitë zyrtare në Tiranë, Presidenti bullgar, Zhelyu Zhelev. Në këte vizitë dy-ditore, Presidenti Zhelev shoqërohet nga një grup parlamentarësh, biznesmenësh bullgarë si dhe nga bashkëshortja e tij. faqe 3 Presidenti Berisha priti dje në aeroportin e Rinasit Presidentin e Bullgarisë z. Zhelyu Zhelev foto A. BABANI
Sali Berisha A. Babani Zhulali Ilir Babaramo Tiranë Rinasit Bullgari

Kapen me 7,5 kg bimë narkotike

3 lezhjanë të arrestuar rrugës për Greqi SARANDË - Tentuan të largoheshin në Korfuz me klandestinë e të çerdhe ta shisnin atë sasi të bimëve narkotike, por përfunduan në rrjetën e policisë në Sarandë. Lajmin e bëri të ditur gjykatja e gjykatës së këtij rrethi, Nevrie Halo, e cila firmosi edhe vendimin e arrestit për shtetasit Mark Nikolla, Gjergj Nikolla dhe Pjetër Lleshi, që të tre nga rrethi i Lezhës. Të tre këta shtetas akuzohen se kanë konsumuar veprën penale të nenit 283 të Kodit Penal për kultivim, transport dhe shitje të bimëve narkotike në një sasi prej 7,5 kilogram. Ndërsa për shtetasin Sokol Lluctshi dhe Hasan Daja është marrë masa e ta liroshnin nga gjendja e paraburgimit të shtetasit. Njëri prej tyre ishte shoferi i “Benzit” që transportuar të arrestuarit nga Lezha për në Sarandë, ndërsa i dyti i kishte ndihmuar në këto automjet. Mësohet, gjithashtu se policia ka sekuestruar dhe lëndën e trafikut të drogës.
Nevrie Halo Mark Nikolla Gjergj Nikolla Pjetër Lleshi Sokol Lluctshi[?] Sarandë Korfuz Greqi Lezhë