Regjistrimet e zgjedhësve nxjerrin “sekretin”
Zgjedhiet në Qershor
Prefekturat kanë filluar hartimin e listave të votuesve
Që prej dy ditësh të gjitha nivelet e administratës shtetërore janë përfshirë në pregatitjet e fushatës së ardhëshme elektorale, e cila pritet në pushtet parashikimin të organizojë në fillim të muajit qershor. Në të gjitha prefekturat janë krijuar tashmë komisionet përkatëse. Nëpërmjet prefekturave janë urdhëruar të gjitha bashkitë dhe komunat të kryejnë regjistrimin e popullsisë dhe të hartojnë listat e zgjedhësve. Po nëpërmjet prefekturave, komisionet janë urdhëruar të përfshijnë në listat e zgjedhësve edhe ata shtetas që deri në 31 maj ’96 arrijnë moshën 18 vjeç.
fage 3
Ish kryetari i PD Sali Berisha në një miting gjatë fushatës së 22 marsit ’92
Foto. N. Ekonomopoulos
PARTIA DEMOKRATIKE
Ish kryetari i PD Sali Berisha në një miting gjatë fushatës së 22 marsit ’92. Foto. N. Ekonomopoulos
Vazhdon në Kushtetuese gjyqi për shkarkimin e Brozit.
Arbnori: Kërkesa e socialistëve është provokacion
fage 2
Dje PS takohet me elektoratin tiranas
Nano - Kvasnievski, Berisha - Valesa
Dokle: Gjykatësit e Berishës janë avokatët e korrupsionit
Për kryetarin e deputetëve të majtë: “milionat e vjedhura po përgajnë PD-në. Push- tetarët për të ruajtur milionat që kanë vjedhur janë gati të bëjnë gjithshka”. “Nuk do të lejojmë as qytetarë që votojnë dy herë dhe as qytetarë që harrohen fare në listat e votimeve” “PD-ja në Tiranë ka para, ndërsa PS-ja idealistë dhe militantë, të grupar në 350 organizata partie.
fage 3
Presidenti sfidon Blerim Çelën
Blendi Fevziu nuk do të paguajë 2 milionë lekë
Tre ditë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës që njohu fajtor Kryeredaktorin e gazetës Aleanca B. Fevziun, në konfliktin me Ministrin e Kontrollit të Shtetit Çela, është prononcuar edhe Presidenti. Me një dekret të firmosur dje, Berisha i ka falur Fevziut gjobën prej 2 milionë lekësh të vjetra me të cilën e pati dënuar në datë 5 dhjetor Gjykata e Tiranës. Falja është bërë me Dekret, në bazë të nenit 28, pika 14 të ligjit 7491 dt. 29.4.1991 “Për dispozitat kushtetuese”, por në të nuk jepen motivet e faljes. Dekreti i djeshëm i Presidentit Berisha, i dyti pas atij të majit ’94 për faljen e gazetarëve Frangaj e Leka, mund të jetë dhe një hap për zbutjen e konfliktit të midis pushtetit dhe gazetareve, konflikt i filluar që me ardhjen e PD në pushtet. Njëherazi dekreti i Berishës ngjan edhe si sfidë ndaj Ministrit Çela. Pas dështimit në gjyqin me N. Lesin në nëntor ’92, kjo është humbja e dytë e kryekontrollorit Blerim, protagonisti i njohur i gjyqeve kundër gazetarëve.
Dje pas marrjes së lajmit mbi dekretin, Fevziu falenderoi Berishën për vendimin e tij dhe përsëriti se gjykata e ka dënuar atë për një faj të cilin nuk e ka kryer.
Godo jep 10 ditë afat për ligjin
Lideri Republikan i kërkon Berishës: “Konfirmo marrëveshjen e arritur”
Lideri Republikan i kërkon Berishës:
“Konfirmo marrëveshjen e arritur”
“Nëse Brojka jep mendimin e tij personal, atëherë pse nuk konfirmohet zyrtarisht nga ana e Presidentit, se ligji do të mbetet siç e caktuam së bashku, pra 100 deputetë plus 40 të proporcionalit?”
fage 3
Festohet 8 Dhjetori, dita e Rinisë
Gjimnazi “Demokracia” merr emrin “Arben Broci”
fage 5
Dje në prokurorinë e Vlorës
PS padit Komisariatin
“Ka përdorur dhunë për 29 Nëntorin”
Dhunë seksuale në zyrin e familjes
Përdhunon të ëmën, 62 vjeçe
Përfundon në pranga djall-planprishësi
Polici - vrasës në gjyq
fage 2
Ligji synon kontrollin e partive politike
Parlamenti i ardhshëm do ta shfyqizojë atë
Intervistë me Z. Fehmi Abdiu
fage 7
Nesër EKSPRES SPORT
Gjithçka për javën e pesëmbëdhjetë të Kampionatit Kombëtar të futbollit vetëm disa orë pas përfundimit të tij