Digjen në gjumë katër shqiptarë
Tragjedi në Athinë - I vihet zjarri një familje emigrantësh
Vdesin nga flakët dhe dy fëmijë të mitur
Tragjedi në Athinë - I vihet zjarri një familje emigrantësh
Digjen në gjumë katër shqiptarë
Vdesin nga flakët dhe dy fëmijë të mitur
Katër të tjerë ndodhen rëndë në spital
Flakë, merr dhe kufoma dje në një lagjet kryesore të Athinës. Katër shqiptarë, mes të cilëve dy fëmijë, u dogjën të gjallë, ndërkohë që katër të tjerë ndodhen me djegie të rënda në spital. Kjo tragjedi e rëndë ndodhi dje rreth orës 02.00, pas një zjarri që u vu me dashje në banesën e tyre.
Pas një ore zjarrfikësit i kishin shuar flakët. Nga shtëpitë e bëra hi ata nxorrën katër kufoma: Viktor Çuko, 37 vjeç nga Puka, Denisa e Sokol Çuko, 7 e 10 vjeç dhe Tonin Gjoni, 27 vjeç. Nëna e dy fëmijëve, Nexhmije Çuko ka mundur të shpëtojë gjallë nga ferri i flakëve që përpiu krejt familjen e saj. Bashkë me nënën në spital janë shtruar dhe motrat e saj, Behije e Paraskevi Beqir nga Tepelena si dhe 19 vjeçari nga Fieri, Edmond Ibrahimi, nip i familjes. Ndonëse janë në gjendje të rëndë, mjekët thonë se katër të plagosurit e kanë kaluar rrezikun për jetë.
faqe 2
Berisha: Jo gjyqe ndaj gazetarëve
Presidenti i bën thirrje zyrtarëve
Presidenti Berisha në një intervistë dhënë dje radio Zëri i Amerikës, ndërmjet të tjerave ka folur dhe për marrëdhëniet e gazetarëve me zyrtarët shtetërorë. Në shumë raste gjykatat kanë vendosur kundër gazetarëve dhe në favor të zyrtarëve të lartë shtetërorë. Mesazhi i fundit i Berishës për marrëdhëniet e shtetit me shtypin është krejt i qartë. Në intervistën e djeshme ai thotë: "... ajo që unë do t’i rekomandoja zyrtarëve të mij, është përgjënjeshtrimi. Përgënjeshtrimi do të ishte një rrugë më normale se procedimi dhe seancat gjyqësore, kur çështjet nuk janë aq të thelbësore, përmes përgjënjeshtrimit gazetari merr dënimin moral për dezinformimin apo mashtrimin që bën".
Të majtët europianë interesohen për Shqipërinë
Përfundon takimi i Internacionales Socialiste në Bruksel
Dënohet burgosja politike e Fatos Nanos
Përfundon takimi i Internacionales Socialiste në Bruksel
Të majtët europianë interesohen për Shqipërinë
Dënohet burgosja politike e Fatos Nanos
faqe 3
AD: Dosjet në duart e njeriut të Krishtit
Dom Simon Jubani propozohet Kryetar i Komisionit të Kontrollit
Në Gjermani hapja e dosjeve iu besua një prifti
Dom Simon Jubani propozohet Kryetar i Komisionit të Kontrollit
AD: Dosjet në duart e njeriut të Krishtit
Në Gjermani hapja e dosjeve iu besua një prifti
Partia "Aleanca Demokratike" i kërkoi edhe një herë, dje në mesditë, Parlamentit Shqiptar dhe Kryetarit të saj, Pjetër Arbnori, që Kryetari i Komisionit të Kontrollit të Figurës të të Zgjedhurve dhe të Emëruarve të zgjidhet Dom Simon Jubani, i njohur si një prift i heshtur, i përndjekur gjatë diktaturës komuniste.
Dom Simon Jubani, është i njohur nga publiku shqiptar si një njeri që ka kundërshtuar diktaturën komuniste jo në mënyrë të heshtur, por të hapur.
faqe 3
Fillon gjyqi i skandalit “Epidamn”
Avokati: “Dikush gjatë kësaj kohe ia ka kthyer paratë shtetit”
Dje në Gjykatën e Durrësit ka filluar gjyqi ndaj skandalit të firmës “Epidamn”, e cila ka grabitur shtetin nepërmjet mashtrimit e falsifikimit të dokumentave nje shumë prej 850 mijë dollarësh. Fillimi i seancës ka qenë sensacional teksa avokati i të pandehurës Arta Driza, ekonomiste e Bankës së Shtetit në Durrës, deklaroi se nuk ekziston detyrimi në institucionin e saj financiar, pasi ka të dhëna se dikush e ka shlyer shumën pasi ka filluar çështja penale.
faqe 2
9 milionë USD të “fituara” në një gjysëm-hekurudhë
Reportazh nga traseja pa shina Rrëshen-Klos
Mijëra ton zhavor, sjellë nga makinat që ndërtuan dikur hidrocentralet e Fierzës dhe Komanit, krijojnë trupin e trasesë së hekurudhës së përgjysmuar Rrëshen-Klos, që ende pas 10 vjetësh nuk ka ndjerë sirenën e trenit. Në vend të shinave të cilat duhaj të shtroheshin, në të kanë mbirë ferra dhe lopë të vetmuara ose tufa të vogla delesh kullosin të pashqetësuara.
faqe 5
RTSH - nga kontrolli politik në atë ekonomik
Gjinushi: Televizioni ka një status që nuk e bën drejtori i saj
“Nëse kjo miratohet me ligj - thotë Zogaj - atëherë rruga e Shqipërisë drejt demokracisë është ndër më jetike jetën, origjinale të pashembullt. Kuptohet se pata në pushtet nuk do të paguajë, ose do të paguajë një e shtatë informacione të dhëna për të.”
faqe 3