Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Mërkurë 13 Dhjetor 1995

Nano nuk lejohet në varrimin e nënës

Administrata e Burgjeve hedh poshtë kërkesën Marije Nano, pas një sëmundjeje të shpejtë dje është ndarë nga jeta. Djali i saj Fatosi, që vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Bënçë të Tepelenës, është lajmëruar për këtë fatkeqësi dje pasdite pas një inkursioni nga Tirana të Gramoz Ruçit, Ilir Metës dhe djalit të madh Sokolit. Deri mbrëmë në orën 24º autoritetet nuk kanë lejuar pjesmarrjen e Fatos Nanos në varrimin e nënës së tij. Dokle e Pëllumbi mbrëmë në shtëpinë e Thanas Nanos fotot A. Babani Berisha ende hesht pas kërkesës nga ana e nënkryetarëve të PS f.2
Nano Marije Nano Fatosi Gramoz Ruçi Ilir Meta Bënçë Tepelenë Tiranë

Pas thirrjes së Berishës “Paqe me shtypin” Akt kriminal i policisë

Gjakoset barbarisht gazetari i “KJ” Gëzim Ashimi DEVOLL - Është thirrur nga Komisariati i Devollit për një sqarim, dhe sapo ka kaluar pragun e oficerit të rojës është lënë në gjak nga policët e shtetit. Kështu ka qenë i detyruar ta fillojë punën dje korrespondenti i gazetës “Koha jonë” në Korçë, Gëzim Ashimi. Kështu është përngjitur edhe ky Komisariat thirrjes së përgjithshme të Presidentit Berisha drejtuar zyrtarëve të tij që pasaktësitë e shtypit t’i përgjigjen shtroçtë me gjyqe dhe jo të përfundojnë nën grushta. Policitët e Devollit nuk kanë patur mundësi ta përgënjeshtrojnë atë që kish shkruar gazetari Ashimi, pasi edhe vetë e kanë pranuar që e vërteta ashtu është, por e kanë rrahur atë pse e ka shkruar këtë të vërtetë. Ashimi dje është rrahur pabesisht sapo ka hyrë në komisariat. Kegatimi është provokuar nga një shkrimi i datës 8 dhjetor me titull “Në flagrancë polici gjen” në lidhje me të cilin polici që pretendon që është “tërbuar” por jo shpifur. Pikërisht brenda hyrjes së komisariatit, gazetarit nuk i është kërkuar asnjë sqarim, por polici që është kapur në flagrancë, i cili pretendon se është turpëruar e ka marrë me keq gazetarin a thua se ky e kishte shpënë në krevat policin për të bërë punë të turpshme. Asnjë prej policëve të tjerë nuk ka ndërhyrë për të vendosur qetësinë dhe ruajtur rendin brenda mureve të komisariatit, megjithëse polici ishte në fjalë, para se të kryente rrahjen e Ashimit dhe të dilte nga puna pikërisht pas “kapjen në flagrancë”. Përpjekja për ta larguar i përgjakur nga komisariati është penguar disa herë, madje oficeri i shërbimit ka përdorur forcën për ta kthyer gazetarin nga rruga në komisariat. Më pas është mbajtur për dy orë i izoluar, që gazetari të mos dilte i gjakosur në rrugë. Ndërkohë, shefi i komisariatit ka kontaktuar me gazetarin, duke mos u shqetësuar për keqtrajtimin e paligjshëm, i ka bërë moral Ashimit që të mos shkruajë kundër Presidentit të PD. Duke e konsideruar si akt kriminal e rrugaçëror rrahjen e gjakosjen e padreqtë të gazetarit Gëzim Ashimi, redaksia e gazetës proteston me forcë sërish kundër dhunës sistematike që policia përdor ndaj gazetarëve gjatë kryerjes së detyrës. Është e pamoralshme që uniforma dhe forca që të jep ty qytetari polic të përdoret për të dhunuar fjalën e lirë për probleme personale, aq më keq kur i rastis të komentosh një shkrim i gazetarit nuk ka patur asnjë pasaktësi. “Koha jonë” u bën thirrje segmenteve të pushtetit të respektojnë normat e lirisë, të garantojnë ushtrimin e detyrës së gazetarit dhe të kontrollojnë forcat e rendit që përgënjeshtrimin e kanë zëvëndësuar me dhunë institucionale. Komisariati që edhe në raste të spikatura të sakrificës me kërkesat e policisë është gjetur e gatshme të ndërhyjë në zbutjen e gjakrave, sot nga dhuna vetë e policisë po detyrohet të denoncojë në publik një tundim për kundërshtarët e pushtetit. ALEKSANDËR FRANGAJ
Çonxhe Gëzim Ashimi Aleksandër Frangaj Devoll Korçë

Qeveria “Meksi” thërret në ndihmë Ramiz Alinë

A do të miratojë Parlamenti krijimin e “zonave të lira” Pas 5 vjet diskutimesh Këshilli i Ministrave miraton projektligjin A do të miratojë Parlamenti krijimin e “zonave të lira” Qeveria “Meksi” thërret në ndihmë Ramiz Alinë Pas 5 vjet diskutimesh Këshilli i Ministrave miraton projektligjin faqe 3
Ramiz Alia

5 vjet pluralizëm dhe PD

Dje PD feston 12 dhjetorin Berisha paraqet platformën elektorale të partisë së tij Dje PD feston 12 dhjetorin 5 vjet pluralizëm dhe PD Berisha paraqet platformën elektorale të partisë së tij Vetëm Vënciu dhe Çonxhe ishin të ftuar nga themeluesit e PD-së, që tani drejtojnë PAD. Majko, Legisi dhe tre nga të “pesët” e PS, Aliko nga PSD dhe gjithë liderët e partive të tjera ishin të ftuar në takimin e djeshëm. Të ftuarit e PS, PSD dhe PAD nuk shkuan në takim, ndërsa liderët e partive të tjera morën pjesë. faqe 3
Çonxhe Majko Legisi Aliko Zhut Fontaine

Shqipëria në grup me Gjermaninë

Dje në Paris: u hodh shorti i Botërorit Francë ’98 GROUPE 9 1/ ALLEMAGNE 2/ PORTUGAL 3/ IRLANDE DU NORD 4/ UKRAINE 5/ ALBANIE 6/ ARMENIE Në prani të shumë personaliteteve të sportit botëror të 172 vendeve pjesëmarrëse kanë zënë secila vendin e vet në grupet përkatëse sipas kontinenteve. Të 49 vendet europiane janë ndarë në 5 grupe me nga 5 skuadra e 4 grupe me nga 6 skuadra. Shqipëria bën pjesë në grupin e 9, grup që kryesohet nga Gjermania, skuadër kjo e përhershme në shorte botërore e Europiane me Shqipërinë. Në grupin tonë bëjnë pjesë edhe Portugalia, Irlanda e Veriut, Ukraina dhe Armenia. Grupi më interesant u cilësua ai i dytit ku do të ndeshen Italia, Anglia, Polonia, Gjeorgjia dhe Moldavia. Grupi i gjashtë përplasi në “derby” Çekinë dhe Sllovakinë. Më gjerësisht për shortin e zonës europiane lexoni në faqen 4 Sekretari i përgjithshëm i FIFA dhe ish stari i futbollit francez Zhut Fontaine që gjatë hedhjes së shortit për grupin e nëntë në të cilin ndodhet Shqipëria foto Reuters
Nikollë Lesi Paris Shqipëri Gjermani Portugalia Irlanda E Veriut

Lufta politike nuk duhet të shtrihet deri tek vdekja

Sot, Berisha ka shansin të tregojë se është President Sot varroset e ëma e liderit të burgosur të PS-së, Fatos Nano. Një vdekje disi e papritur dhe për nënën e gjithnjë herat. Ndoshta për Berishën do të ishte akti i tij i fundit për të treguar se është me të vërtetë një njeri human, se është President i të gjithëve. Natyrisht, Presidenti nuk mund dhe nuk ka se si të shkojë në të gjitha vdekjet që ndodhin në vendin që ai drejton. Ai shkon atje ku vdekja është shumë e dhimshme ose përvec dhimmbjes, vdekja merr për Berishën një akt sublim. Natyrisht edhe tek ata me të cilët lidhi i njëjti profesion: politika. Përderisa është President ai është i tillë edhe për politikanët. Përveç rregullit të mirësjelljes njerëzore Presidenti do t’i takonte jo vetëm të sillte Fatos Nanon për të varrosur nënën e tij - gjëja më njerëzore në këtë botë - por edhe të ngushëllojë familjen e kundërshtarit të tij politik. Me këtë akt Berisha do të tregonte se është Njeri, se lufta politike nuk shtrihet deri tek vdekja. Veprimi i Presidentit mund të mos ishte edhe aq shumë ngushëllues për familjen e të vdekurës, por gjithsesi opinioni do të kuptonte se i pari i këtij shteti është edhe politikan, edhe diplomat, edhe human. Me këtë akt më shumë do të fitonte Berisha, se sa do të humbiste vetë Nano. NIKOLLË LESI
Çonxhe Fatos Nano Nikollë Lesi