14/12/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

14 dhjetor 1995

Fatos Nano, 15 orë i lirë në zi

Tre orë para ceremonisë firmoset leja për kryetarin e PS Nano: “Siç u ulën armët për të vdekurit, të ulen dhe për të gjallët” Tre orë para ceremonisë firmoset leja për kryetarin e PS Fatos Nano, 15 orë i lirë në zi Nano: “Siç u ulën armët për të vdekurit, të ulen dhe për të gjallët” Fatos Nano lirohet nga burgu. Por këtë radhë vetëm për 15 orë. Ka qenë një lajm i papritur ndoshta edhe për më idealistët; prania e tij dje në ceremoninë e varrimit të nënës 80 vjeçare, vdekur një ditë më parë. Vetëm 20 minuta nga ora e caktuar për zhvillimin e ceremonisë mortore, zv/drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, ka komunikuar pranë familjes vendimin e administratës së tij. Është dashur të shtyhet edhe për 60 minuta ceremoniali nga orari i paracaktuar, në mënyrë që z. Nano të mund të takonte pas 29 muajsh në shtëpinë e tij nënën, por tashmë të pa jetë. Mbi 5000 vetët që përcollën Marie Nanon, më pas kanë vazhduar vizitat e ngushëllimit në shtëpi deri vonë pas mesnate. Veç drejtuesve dhe deputetëve të PS, kanë shprehur ngushëllimet e tyre disa nga intelektualët më të shquar, por edhe përfaqësues të disa partive të opozitës dhe shtypit. Fatos Nano flet para gazetarëve në shtëpinë e tij: Nuk do të ketë spastrime politike në administratën e ardhshme Faqe 2, 7

Dje konferencë shtypi e Gjinushit

Policia arreston

Zbulohet në Itali një rrjet i trafikut të makinave të vjedhura

Ky ligj elektoral nuk dikton koalicione

Gjinushi: Socialistët europianë do të vrojtojnë zgjedhjet Dje konferencë shtypi e Gjinushit faqe 3

Policia arreston 25 trafikantë

Zbulohet në Itali një rrjet i trafikut të makinave të vjedhura vjedhura Policia arreston 25 trafikantë Midis tyre dhe një shqiptare. Makinat e vjedhura shiteshin në Shqipëri Aksion blic i një skuadre karabinierësh të Napolit, të cilët i vunë prangat plot 25 personave, të implikuar në një trafik të madh të makinave të vjedhura, trafik i cili kryhej ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë. Sipas të dhënave të para të policisë, ka të ngjarë që personat e arrestuar të jenë krerët e një rrjeti tepër të organizuar që fillon me vjedhjen, falsifikimin e dokumentave dhe shitjen e makinave jashtë Italisë, kryesisht në Shqipëri. faqe 4

Kosova rrezikohet të mbetet krahinë serbe

Diplomacia e huaj na ka “çmuar” vetëm si komb i dhuruar Lidhja e Djathtë bën thirrje për vëmendje ndaj Kosovës faqe 3

“Premtojmë ndihmë për zgjedhje të lira”

Godo: “Mu duk pak i çuditshëm ai kombinim personash” Takim në Ambasadën Amerikane faqe 3

Rrëzohet një avion pasagjerësh

45 vetë që ishin në bordin e një avioni rumun humbën jetën dje pas një përplasjeje pas largimit nga aeroporti i Veronës në Itali. Piloti dhe brigada e zjarrit ... aeroplani, Antonov 31. ... Nga aeroporti, pranë fshatit Caluri, ... rrëzimi nuk duket të ketë shpëtuar njeri. Janë ngjitur deri tani 41 persona, megjithëse po kërkohet akoma por, mungojnë edhe 4 të tjerë që dyshohet të jenë djegur totalisht. Të gjithë 31 prej pasagjerëve mendohet ... italianë. Agjensia italiane njofton ... 34 italianë, 6 Rumunë ... dhe 6 kroatë. Shkaku i rrëzimit ... ende nuk dihet me siguri. REUTERS

Trazira në burgun e Korfuzit

Protagonistë 7 shqiptarë dhe 3 grekë Burgu i sigurisë së lartë të ishullit grek të Korfuzit është përfshirë nga trazira me përmasa të jashtëzakonshme dy ditë më parë. Pasi kanë djegur gjithçka në qelinë e tyre, 10 të burgosurit protagonistë kanë shpërthyer dritaret dhe janë hedhur në oborrin e burgut, ku kanë tentuar të arratisen. faqe 3

Lajmërim për jurinë e Miss Press ’95

Sot në ora 16.00 në Hotel Europapark, në sallën e konferencave, do të zhvillohet ceremonia e dorëzimit të çmimit të dhënë nga botuesit e “Koha Jonë” dhe nga gazeta “Albania” për Miss Albania ’95. Hygerta Sako. Janë të ftuar të gjithë anëtarët e jurisë së Miss Press ’95. Më këtë rast do të jepet edhe një koktej. Komisioni