Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Shtunë 16 Dhjetor 1995

“Nuk ka patur grusht shteti”

“Ngjarjet e Shkollës së Bashkuar, skenar i përgatitur nga PD” Nga Athina për “KJ”, për herë të parë flet Kiço Mustaqi “ Nuk ka patur grusht shteti” “Ngjarjet e Shkollës së Bashkuar, skenar i përgatitur nga PD” Kundërakuza të rënda, këtë radhë nga Athina, mbërrijnë kur ngjarjet e quajtura “Grushti i shtetit i Shkollës së Bashkuar” i vitit 1991 janë në kulmin e hetimit të tyre në organin e Prokurorisë së Tiranës. Ish ministri i Mbrojtjes së asaj kohe Kiço Mustaqi, i akuzuar nga një pjesë e shtypit si organizatori i ngjarjes, përgjigjet duke akuzuar. I prononcuar për herë të parë pas 5 vjetësh nëpërmjet një letre, ai hedh poshtë akuzat ndaj tij. “Skenari e ngjarjes që përflitet edhe sot e ka përgatitur PD për ta përdorur sa herë që ajo zëhet ngushtë” - shkruan ndër të tjera Mustaqi duke dhënë edhe vlerësime për disa akuza të tjera. Ai nuk nguron t’i japë edhe hollësi në përgjigje të akuzave për aktivitetin e tij tashmë si refugjat në Greqi. Ish ministri i mbrojtjes së Shqipërisë, roje nate në Greqi faqe 2 [shënim i shkruar me dorë, pjesërisht i palexueshëm] ... e Besvjes, as e serbëve, as si J Gjergji [?] dhe as si ajo e Çeçen[ ] [?] ... e dardhës ofran e popullit për çlirimrin [?]. Kiço Mustaqi [firmë]
Kiço Mustaqi Athinë Tiranë Shqipëri Greqi

Flakët përpijnë 1 miliard lekë mall

Zjarri rafshon magazinën më të madhe në Shqipëri Flakët përpijnë 1 miliard lekë mall Ndalohet nga policia roja i magazinës Flakë të përbindshme kanë përshkruar hi magazinën më të madhe në Shqipëri duke karbonizuar kështu rreth 1 miliard lekë mall i cili prehej brenda saj. Ky është bilanci i zjarrit që ka shpërthyer dje në mesditë, tek magazina e stërmadhe, në periferi të kryeqytetit, pronë e 10 ortakëve. faqe 2
Shqipëri

Pse nuk pranohet PS në Internacionale

Sot, partia më e madhe opozitare nuk mund të akuzohet si parti komuniste, por nuk mund të lavdërohet si europiane. Europianizmi i PS do të tregohet vetëm nëse ajo pranon që të shkëputet përfundimisht me të kaluarën e saj, ndonëse kjo do t’i shkaktonte “firo” të një pjese të elektoratit. Shkak pse PD dhe liderët e saj kanë nxjerrë “antikominizmin” si parullë kryesore në fushat e tyre elektorale, lidhet drejtpërsëdrejti me bazën e pandryshuar të PS. Pse nuk pranohet PS në Internacionale Më shumë se me arsyet, mospranimi lidhet me realitetin brënda forcës më të madhe opozitare Sot, partia më e madhe opozitare nuk mund të akuzohet si parti komuniste, por nuk mund të lavdërohet si europiane. Europianizmi i PS do të tregohet vetëm nëse ajo pranon që të shkëputet përfundimisht me të kaluarën e saj, ndonëse kjo do t’i shkaktonte “firo” të një pjese të elektoratit. Shkak pse PD dhe liderët e saj kanë nxjerrë “antikominizmin” si parullë kryesore në fushat e tyre elektorale, lidhet drejtpërsëdrejti me bazën e pandryshuar të PS. faqe 3

Qëndrimi i PS nuk ka ndryshuar

Nano po vuan në Bënçë hakmarrjen politike PD: “Pëllumbi ka pranuar që Nano është fajtor” Qëndrimi i PS nuk ka ndryshuar Nano po vuan në Bënçë hakmarrjen politike faqe 3
Pëllumbi Nano Bënçë

Bosnja heq ligjin e luftës

Sarajeva status të veçantë Pas nënshkrimit të paqes në Paris Presidenti serbo-boshnjak, Karaxhiç, hoqi dje gjendjen e luftës në të gjithë territorin e Bosnjes me përjashtim të Sarajevës. Forcat ushtarake filluan dje çmobilizimin në prag të zbatimit të procesit të paqes. Heqja e gjendjes së luftës, e cila zgjati për katër vjet i jep të drejtë administratës së serbëve të Bosnjes të marrin në kontroll 49% të ekonomisë së vendit për të filluar rindërtimin e saj. Karaxhiç, e hoqi ligjin e luftës, me përjashtim të Sarajevës e cila do të ketë një status të veçantë, një ditë pas firmosjes së marrëveshjes së paqes në Paris. Sipas kësaj marrëveshje, refugjatët kanë të drejtë të kthehen në vendbanimet e tyre, ndërkohë që forcat qeveritare do të largohen nga Sarajeva gjatë muajit janar. E ardhmja e Sarajevës do të diskutohet edhe në parlamentin Serbo-boshnjak. Karaxhiç dhe Mladiç mund të largohen nga detyra, pasi janë nën akuzë si Ushtarë serboboshnjakë në majën juglore të malit Trebeviç mbikqyrin Sarajevën duke dëgjuar direkt lajmin e nënshkrimit të marrëveshjes së paqes në Paris foto Reuters
Karaxhiç Mladiç Bosnja Sarajeva Paris Trebeviç

2 vjet burg për 19 vjeçaren

Kishte vrarë për t'u mbrojtur nga përdhunimi Kishte vrarë për t'u mbrojtur nga përdhunimi faqe 4

ROGNER TIRANA Hotel Europark

Nata E VITIT TË RI 1996 ROGNER TIRANA Hotel Europark Nata E VITIT TË RI 1996 Informacion dhe rezervim Tel 35035 Fax 35050
Tiranë