Ardhja e PS në pushtet është e garantuar
Socialistët synojnë 1 në çdo 2 vota për vete dhe për gjithë opozitën, 2 në çdo 3 vota...
Intervistë me z.Namik Dokle nënkryetar i PS
faqe 12-13
Një ditë para gjyqit në Kushtetuese “Çështja Brozi- Uotërgejti shqiptar”
Një ditë para gjyqit në Kushtetuese
“Çështja Brozi- Uotërgejti shqiptar”
Nesër në ambjentet e Gjykatës Kushtetuese do të zhvillohet seanca e tretë e gjyqit për kushtetueshmërinë e shkarkimit të Zef Brozit. Në padinë e tyre deputetët socialiste kanë kërkuar që shkarkimi i ish kryetarit të Kasacionit të shpallet antikushtetues si nga pikëpamja proçeduriale ashtu edhe nga përmbajtja.
Lëvizje të shumta në prag të shpalljes së vendimit
faqe 3
Trazira në burgun e Janinës Arratisen 20 të burgosur
Trazira në burgun e Janinës
Arratisen 20 të burgosur
Shumica e tyre shqiptarë
Një tjetër arratisje masive nga burgjet greke, ku protagonistë janë përsëri shqiptarët, u shënua dje pasdite në burgun Stavrakiu në Janinë. Rreth 20 vetë, shumica e të cilëve shqiptarë kanë dalë në “ajër të pastër”. Sipas burimeve të policisë të Janinës, me të cilat komunikoi “Koha Jonë” në mesnatë, nga zjarri i rënë në burgun janë plagosur 4-5 vetë, 3 nga të cilët shtetas shqiptarë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut në spitalin “Haxhikosta” të Janinës.
Të burgosurit e tjerë, që nuk mundën të arratiseshin, ndezën zjarr me shtrojat e tyre në katin e parë të godinës së burgut, zjarr që u shuajt pas ndërhyrjes të trupave zjarrfikëse.
Në rrugën Janinë - Athinë, por edhe në rrugën që çon drejt kufirit greko-shqiptare kontrollet e rrepta të policisë ende nuk kanë dhënë rezultat.
Kujtojmë se një tjetër arratisje e 9-të të burgosurve shqiptarë kishte ndodhur para dhjetë ditësh në burgun e Kasandras, pranë Selanikut.
BOB STOUN Athinë
Protestë e Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë Të ndalet dhuna policore ndaj gazetarëve
Protestë e Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë
Të ndalet dhuna policore ndaj gazetarëve
Deklarata e Presidentit nuk duhet të mbetet në letër
faqe 3
Gjinushi: Kam prova për pastërtinë e figurës sime
Kam kërkuar tre herë dorëheqjen. Jam zyrtari i parë që kam propozuar heqjen e emrit të Enverit nga Universiteti
faqe 3
Nis vala e prangave të “Genocidit” për ish funksionarët e lartë Die, dita e 14 arrestimeve të bujshme
Nis vala e prangave të “Genocidit” për ish funksionarët e lartë
Die, dita e 14 arrestimeve të bujshme
Në orën dy të mëngjesit filloi operacioni i policisë
Ka qenë një natë me trokitje të shpeshta dyersh dhe prangash ajo e djeshmja për disa nga ish funksionarët e lartë të regjimit të kaluar. Vetëm në përfundim të një dite më parë, siç njoftohej deri më tani, gjykata kishte vendosur në orët më të vona të natës pas kërkesës së prokurorisë së kryeqytetit për masën e arrestit ndaj 14 prej tyre. Ata akuzohen për “genocid dhe krime kundër njerëzimit” në kohën kur kanë qenë me funksione të rëndësishme shtetërore dhe partiake.
faqe 2
Haxhi Lleshi i sëmurë në shtrat, që dje ne arrest shtëpie
Sot EKSPRES SPORT
Gjithçka për javën e 16 të Kampionatit Kombëtar të futbollit vetëm disa orë pas përfundimit të tij