Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Martë 26 Dhjetor 1995

Perëndia do të ndriçonte mendjen e Presidentit

Berisha premton kthimin e pronave të komuniteteve fetare Që dje Manastiri i Ardenicës, pronë e Kishës Ortodokse Presidenti i Republikës, Sali Berisha, dje në ditën e krishtlindjeve ka vizituar Kishën Ortodokse në Tiranë, duke uruar festën e të krishterëve. Gjatë takimit me Kryepeshkopin e kësaj kishe, Anastasin Janullatos, Presidenti Berisha ka njoftuar se “që sot manastiri i Ardenicës do të jetë pronë e Kishës Ortodokse, së cilës i takon”. Ndërkohë Berisha ka deklaruar se të gjitha pronat e komuniteteve fetare do t'u kthehen, pasi Parlamenti e shpëjti do të miratojë ligjin përkatës. Të gjithë drejtuesit e komuniteteve e kanë përshëndetur këtë premtim të Presidentit, megjithëse kanë deklaruar se ky është një vendim i vonuar që u takonte prej kohësh. fage 3 Berisha shtrëngon duart me Janullatos dje në Kishën Ortodokse
Sali Berisha Ardit Gjebrea Kozma Dushi Tiranë Ardenicë

Përfundoi Fest ’95 “Eja” kënga e vitit

Përfundoi Fest ’95 “Eja” kënga e vitit Çmimet e Fest ’95: Ardit Gjebrea dhe “Projekt Jon” çmimin e parë dhe çmimin e publikut “E doni dashurinë”, çmimin e dytë, “Simfonia ime” çmimin e tretë. Kozma Dushi çmimin e karrierës, Alma Bektashi çmimin e interpretueseve të rinj faqe 14
Zhorzh Ueah Jyrgen Klinsman Jari Litman

Dje, festohen Krishtlindjet

Fishekzjarre dhe shi për lindjen e Krishtit Ovacionet dhe lutjet e besimtarëve kristianë të të gjitha sekteve dhe komuniteteve fetare në Shqipëri për lindjen e Krishtit, nuk i ka penguar as shiu i rrëmbyeshëm që nisi pardje në darkë. Mijëra besimtarë katolikë të dielën në mesnatë kanë festuar për orë të tëra, duke pritur lindjen e Krishtit. Historia romantike dhe dje është përmendur së shpeshti në meshë, gjatë mesnatës, duke u përshëndetur kështu edhe nga Shteti me hedhjen e disa fishekzjarrëve në Tiranë. Por shiu e zbehu pak atmosferën e festimit popullor duke mos lejuar besimtarët të endeshin nëpër rrugë pas përfundimit të pagëzimit në Kishë. E njëjta procedurë ka ndodhur edhe në Kishën Ortodokse të Tiranës në rrugën e Kavajës. Vetëm disa orë pas festimit të lindjes së Krishtit në Kishën Katolike, ortodoksët tiranas pritën ngjalljen e Jezusit, por me shtatë orë vonesë. Mesha e rastit u hap nga Kryepeshkopi i kishës, Janullatos, i cili më pas priti në vizitë Presidentin Berisha të shoqëruar nga “First Lady” i tij, deputetët: Mimo Çela, Robert Ndrenika, Ylli Bufi, Gaqo Apostoli, Perikli Teta dhe Teodor Laço. Presidenti u prit si i pari i Kishës në festimet ortodokse. Emocionet e kësaj ceremonie nuk kanë përfunduar pa incidente. “Grupi i të krishterëve të Seltës” ka kënduar para Kishës ortodokse për të protestuar ndaj, pavarësisë së kërkuar nga autoqefalistët shqiptarë. E njëjta atmosferë edhe në rrethe të tjera të vendit. Në Shkodër, me rastin e Krishtlindjeve, u vodh shtëpia e një meshtari. Në një letër që kishin lënë në këto rast hajdutët thoshin: “Zoti të na falë, por e bëmë nga fukarallëku”. Por festimet për lindjen e Krishtit nuk janë zbehur nga kjo ngjarje. Faltorja madhështore e Shkodrës priti me këngë dhe përshëndetje festën e Krishtlindjeve, ku morrën pjesë edhe Kryetari i Parlamentit Arbënor. Edhe një herë kretët e katolicizmit shqiptar kanë kërkuar ndalimin e abortimit. Në qytetin e Beratit festa ka kaluar qetësisht për besimtarët e shumtë ortodoksë, të cilët në mënyrë të qetë, e përshëndetën pa fishekzjarre, si edhe pritën lindjen e Krishtit. “Të mos varfërohemi” ka qenë lutja e besimtarëve të krishterë. A.H
Kozma Dushi Sali Berisha Mimo Çela Robert Ndrenika Ylli Bufi Shqipëri Tiranë Rruga E Kavajës Shkodër Berat

PD u hedh dorashkën 13 partive

Pas një deklarate të Spahisë: Reagojnë ashpër liderët e partive Projektligji elektoral po përgatitet nga qeveria dhe do të diskutohet në Janar 1996 Pas një deklarate të Spahisë: Reagojnë ashpër liderët e partive PD u hedh dorashkën 13 partive Projektligji elektoral po përgatitet nga qeveria dhe do të diskutohet në Janar 1996 faqe 3
Alma Bektashi

Kapen dy trafikantë fëmijësh

Kishin blerë një 12-vjeçare 60 mijë lekë faqe 2

Greqi - prostitucioni i shqiptareve në shifra

Fitime kolosale për trafikantët e “lëkurës së bardhë” Gjatë vitit 1994 mbi 400 vajza shqiptare u arrestuan nga policia greke Fitime kolosale për trafikantët e “lëkurës së bardhë” Greqi - prostitucioni i shqiptareve në shifra Gjatë vitit 1994 mbi 400 vajza shqiptare u arrestuan nga policia greke faqe 2
Greqi

Ueah fiton Topin e Artë

Liberiani shpallet më i miri i Europës në futboll “Jam i pari afrikan që marr këtë çmim” Liberiani shpallet më i miri i Europës në futboll Ueah fiton Topin e Artë “Jam i pari afrikan që marr këtë çmim” Sulmuesi i AC Milan, ylli liberiani 29 vjeçar, Zhorzh Ueah, fitoi dje topin e artë, si futbollisti më i mirë i vitit 1995. Ky është çmimi më prestigjioz për sportin e futbollit. Ueah, grumbulloi 144 pikë, në votimin e bërë nga gazetarët e futbollit, duke lënë pas qendërsulmuesin gjerman të Bajernit të Mynihut, Jyrgen Klinsman, me 108 pikë dhe finlandezin, Jari Litman, të Ajaksit të Amsterdamit, me 67 pikë. Ky çmim përkon edhe me 40 vjetorin e organizimit të trofeut “Topi i Artë” nga revista franceze Francefootball. “Fitimi i topit të artë, është krenari për Afrikën, jam shumë i lumtur pasi jam i pari afrikan që marr këtë çmim” u shpreh Ueah pas marrjes së trofeës. Futbollisti i Milanit Zhorzh Ueah Reuters
Zhorzh Ueah Jyrgen Klinsman Jari Litman Europë Afrikë Mynih Amsterdam

Llotaria e Kryqit të Kuq Çmimi i parë 700.000 lekë

Llotaria e Kryqit të Kuq Çmimi i parë 700.000 lekë Dhe 2222 çmime nga 500-250.000 lekë Data e shortit 29. 12. 1995 Direkt në TV ora 20.40 Këto çmime jepen për secilin nga ju