27/12/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

27 dhjetor 1995

Berisha: Qeveritarët të deklarojnë pasurinë

Në janar gjithë politikanët do tregojnë xhepat PD nuk do të ndryshojë 4 përqindëshin e hyrjes në Parlament Në janar gjithë politikanët do tregojnë xhepat Berisha: Qeveritarët të deklarojnë pasurinë Urra! i Korruptuar?! PD nuk do të ndryshojë 4 përqindëshin e hyrjes në Parlament PD do të bëjë menjëherë pas Vitit të Ri deklarimin e pasurisë të deputetëve dhe pushtetarëve, ka premtuar në konferencën e djeshme për shtyp presidenti Berisha. “PD ka vendosur që jo vetëm kandidatët e ardhshëm, por dhe këta që janë aktualë dhe qeveritarët dhe zyrtarët do të deklarojnë të gjithë pasurinë e tyre” i ka kërkuar ai qeveritarëve dhe PS-së të deklarojnë pasuritë e tyre menjëherë pas Vitit të Ri”. Ndonëse ligji për verifikimin e pasurive të deputetëve dhe pushtetarëve ka kohë që është miratuar, deri tani asgjë nuk është bërë. Duket se afrimi i ditës së zgjedhjeve e bën të domosdoshëm deklarimin dhe verifikimin e pasurisë, me qëllim që partia në pushtet të shpëtojë sadopak akuzave të shpeshta të opozitës për korrupsion. fage 3 “Streha” e Laços mbetet PD Kandidatët për deputetë-biznesmenët dhe drejtorët faqe 3

Lirimi i Nanos, ç'tendosje e politikës

Flet Klod Zherar Markys, zv.president i Komisionit të parlamentit francez për politikën e jashtme faqe 7

Sot “Arsidi” në Kasacion

Nuk pritet ndonjë ndryshim nga vendimi i shkallës së dytë faqe 2

Digjet ars[h]iva 40 vjeçare e fabrikës

Digjet arshiva 40 vjeçare e fabrikës 1200 punëtorët e “Filantos” padisin shefen e Kuadrit faqe 2

Emigracioni, ferrparajsa e klandestinëve

1995, tjetër vit i dhimbshëm për mijëra shqiptarë Legalizimi i emigrantëve mbetet Guri i Sizifit për Tiranën 1995, tjetër vit i dhimbshëm për mijëra shqiptarë Emigracioni, ferrparajsa e klandestinëve Legalizimi i emigrantëve mbetet Guri i Sizifit për Tiranën f.4-5

Kërkohen 2 vjet burg për ish drejtorin e “ZP”

Pretenca e prokurorit për çështjen e 400 mijë dollarëve të shtypshkronjës së “ZP” Xhixha: “Jam viktimë e vetgjyqësisë politike e policeske” Pretenca e prokurorit për çështjen e 400 mijë dollarëve të shtypshkronjës së “ZP” Kërkohen 2 vjet burg për ish drejtorin e “ZP” Xhixha: “Jam viktimë e vetgjyqësisë politike e policeske” faqe 2

119 të vdekur nga vërshimi i lumit

Dje, përmbytje të mëdha në Afrikën e Jugut Reshje të shumta kanë përmbytur ditët e fundit Afrikën e Jugut, duke shkaktuar dëne të mëdha në njerëz dhe materiale. Agjensia Rojter bën të ditur se, nga vërshimet e ditës së djeshme së paku 119 vetë kanë gjetur vdekjen, ndërkohë që ka shumë të humbur. Provinca më e goditur nga përmbytjet ishte ajo e Kuazulu-Natal. Skuadrat e shpëtimit, helikopterët, policia dhe forcat e mbrojtjes civile, janë vënë në kërkim të njerëzve të humbur. Lumi Umsunduzi doli nga shtrati i tij duke marrë përpara shtëpitë e banimit, me gjithëçka ndodhej pranë tyre. Zëdhënësi i skuadrave të shpëtimit thotë numri i viktimave do të jetë më i madh, por pritet deri sa të bjerë niveli i ujrave të lumit, për gjetjen e tyre. Familjarët e të humburve vazhdojnë kërkimet e të afërmve të tyre përgjatë brigjeve të lumit. Pjesa më e madhe e viktimave janë të moshave të reja. Sipas thënieve të banorëve të moshuar vendas, një tragjedi e tillë nuk është parë në këto 30 vjetët e fundit. Disa familje kanë deri në 10 pjesëtarë të humbur, trupat e të cilëve janë gjetur nëpër shkurre gjatë bregut të lumit. Nga përmbytja e djeshme në Afrikën e Jugut foto Reuters

Ndriçim Xhepa: Në role unë luaj vetveten

Ndriçim Xhepa: Në role unë luaj vetveten Në qoftë se rolet e mija ndryshojnë nga njëri-tjetri kjo tregon se diçka kam bërë faqe 14

Zjarr në Gjermani Digjen tre fëmijë shqiptarë

Zjarr në Gjermani Digjen tre fëmijë shqiptarë 14 vetë të dëmtuar, arrestohet një boshnjak Një boshnjak me strehim politik në Gjermani, u arrestua dje, pasi policia dyshon se për pakujdesinë e tij u shkaktua zjarri, nga i cili gjetën vdekjen 3 fëmijë dhe u dëmtuan 14 të tjerë, në banjolin ku banonin, në qytetin e Dortmundit. Një grua 29 vjeçare dhe fëmijë 10 vjeçar, janë në gjendje kritike. Policia e Dortmundit arrestoi dje 33 vjeçarin Ibo Bissip, për të cilin dyshohet se duke pirë duhan, ka lëshuar me cigare e ndezur, nga e cila është shkaktuar zjarri në banjon. Personi në fjalë ishte vënë në gjykim arresti në spitalin e Dortmundit, nga ekipi i hetuesit.