30/12/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

30 dhjetor 1995

Zgjedhjet e ’96 në rrezik

Shtyhet për sot diskutimi i projektbuxhetit Në buxhetin e parashikuar nuk ka fonde për fushatën elektorale I parashikuar për t’u diskutuar dhe miratuar dje, buxheti i shtetit për vitin ’96, pas këmbënguljes së socialistëve, është shtyrë për sot në orën 09.00. Një prej shqetësimeve serioze të opozitës, në projektin e paraqitur, është mungesa e fondeve për fushatën elektorale. Kështu qeveria nuk ka parashikuar për vitin 1996, që do të jetë vit i zgjedhjeve, fonde shtetërore për fushatën elektorale të partive. Ministri i Financave i është përgjigjur pyetjes së socialistëve për këtë se fondet e fushatës do të jepen nga fondet rezervë të qeverisë. Mesa duket, me këtë pretendim, hartuesit e projektit duan ta bëjnë më të lehtë miratimin e fondit rezervë të qeverisë, të kundërshtuar deri tani nga të gjithë përfaqësuesit e opozitës, “Fondet e fushatës elektorale duhet të jenë zë më vete”, tha Shkëlqim Cani dje për “KJ” faqe 3

Vit rutinë në qeverisje dhe i shkeljeve kushtetuese

Viti 1995 në vështrimin e politikanëve shqiptarë Shqipëria me PD dhe President të braktisur nga elektorati faqe 12-13

Çfarë do të shohim në ekranin e TV

Nesër, koncerti i madh i Vitit të Ri 12 orë të reja transmetim, 3 telekomedi, këngë të të gjitha gjinive dhe humoristët më të mirë të Shqipërisë faqe 2

Vetëm socialistët bëjnë gabime

Meksi të jetë tolerant. Mjaft me kritika publike për Presidentin Filip Çakuli e Koço Devole faqe 9

Vjedh dashin për të festuar Vitin e Ri

Ble[g]ërima e shpeton kafshën nga thika e vjedhësit Nën arrest grabitësi i gjinit Blegërima e shpëton kafshën nga thika e vjedhësit faqe 4

Çmimi “Velija” për gazetarinë

Mbrëmë fondacioni kulturor “Velija” shtroi një darkë me rastin e dhënies së çmimit “Velija” për gazetarinë 1995. Juria e këtij çmimi e përbërë nga 6 përfaqësues të organeve të ndryshme të shtypit vendosi të shpallë si fitues të çmimit të parë gazetarin Andi Bejta dhe të çmimit të dytë Halil Syku[n?] dhe Sefedin Çelën.

Meksi-Kryeministër apo Kryetar i PS

Dje, konferencë shtypi me 6 gazetarë “Ekonomi tregu sociale”, përcakton kryeministri Meksi programin e qeverisë së tij për vitin 1996, duke lënë pas publikut shqiptar dilemën: Meksi është kryeministër demokrat apo kryetar i PS?!... Është pikërisht kjo baza e programit ekonomik të PS-së. Kryeministri është truci lider i PD-së që brenda pesë ditëve i mëshon termit socialist mbi ekonominë. faqe 2

Unë nuk jam njeri as i Nanos, as i Berishës

N. Lesi përgjigjet Kam biseduar me Nanon ato që mund të bisedoja me Berishën në rast fatkeqësie faqe 2

Gëzuar Vitin e Ri 1996

Gazeta “Koha Jonë”, uron gjithë lexuesit e saj, brenda dhe jashtë Shqipërisë gëzuar festën e Vitit të Ri 1996.

Fituesit e hedhjes së shortit të llotarisë së Kryqit të Kuq Shqiptar datë 29.12.1995

Fitojnë 500 lekë të gjithë ato bileta që përfundojnë me 83 Fitojnë 2.000 lekë të gjithë ato bileta që përfundojnë me 419 Fitojnë 5.000 lekë të gjithë ato bileta që përfundojnë me 6666 Fiton një çmim 50.000 lekë bileta me numër 5/0361 Fiton një çmim 250.000 lekë bileta me numër 11/8038 Fiton një çmim 700.000 lekë bileta me numër 16/6880