02/03/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

2 mars 1995

Selami hapur kundër Berishës

Në PD jam më i fortë se Berisha "Jam kundër autoritetit të fortë të Berishës në parti" Shkodër - Mbi 6 orë diskutime në aktivin e PD Gjirokastër - Ruli përkrah idenë e Selamit

PS po punon për të ardhur në pushtet

-Intervistë me z. Musa Ulqini, Kryetar i PS për Tiranën -Intervistë me z. Musa Ulqini, Kryetar i PS për Tiranën F.5

Vidhet kasaforta e “ADRIA AIRWAYS”

Dy persona të maskuar dhe me armë rrëmbejnë rreth 3000 USD Policia dyshon për bashkëpunim Është vjedhur dje në mesditë rreth orës dymbëdhjetë kasaforta e shoqërisë ajrore sllovene “ADRIA AIRWAYS” nga dy të panjohur. Sipas prononcimeve të punonjësve të kësaj agjensie të dy vjedhësit janë paraqitur në zyrat e shoqërisë së njohur sllovene të maskuar dhe të armatosur me pistoleta. Pasi kanë kërcënuar fillimisht personelin që merrej me prerjen e biletave duke i vënë armën në kokë një punonjëseje të re, ata kanë detyruar punonjësit e financës që t’ju japë vjedhësve të gjitha dollarët e arkëtuara deri në atë moment. Pastaj ata në qetësi kanë ikur në drejtim të paditur dhe policia, e cila ka qenë vetëm disa metra larg, vetëm pas vjedhjes ka marrë vesh për ngjarjen. Ky rast i shtohet pesë rasteve të tjera të grabitjes së shoqërive ajrore apo bankave shqiptare. Tre policë kanë qenë fare pak metra larg zyrave të agjensisë, por ata nuk janë lajmëruar. Gjatë prononcimit të saj për policinë, një nga punonjëset tha se revolja që kishte patur në fyt ia kishte humbur mendjen dhe ua kishte dhënë gjithë dollarët që ishin në kasafortë grabitësve. Po ashtu edhe punonjësit e tjerë konfirmojnë për policinë se ishin tronditur aq shumë nga pistoletat dhe pamja e grabitësve, sa nuk e kishin patur mendjen për të lajmëruar policinë gjashtë metra larg zyrave. Vjedhësit pasi morrën dollarët që gjetën në kasafortë u larguan njëri pas tjetrit drejt rrugës së Durrësit, ndërsa punonjësit të trembur kanë mbetur të hutuar për disa minuta. Policia do të vinte menjëherë pas ngjarjes në zyrat e Adrias dhe vetë shefi i Komisariatit 3 do të vih[e?] në kërkim të vjedhësve, të cilët deri dje në orët e vona të natës nuk u gjetën. Sipas burimeve të brendshme të Komisariatit Nr 3 në Tiranë në këtë rast nuk kemi të bëjmë me vjedhje. “Nuk e kuptoj qëndrimin e punonjësve të Adrias - na tha një prej personave që po merrej me këtë çështje - Jam dakort që ata mund të ishin me armë zjarri dhe i kanë kërcënuar. Por pasi ikën me këmbë, qetë-qetë, që të dy vjedhësit e maskuar, ata pse nuk lajmëruan tre policët që nuk i kishin më larg se 6 metra nga porta. Me sa di shumë a vjedhur është rreth 2 - 3 mijë dollarë. Policia gjithnjë lajmërohet pasi ndodhin të tilla ngjarje. Më vjen keq që nuk u lajmërova më parë, sepse po t’i kishim zënë që të dy mund t’i kishim dhënë zgjidhje të gjitha vjedhjeve të deritanishme të shoqërive ajrore” - përfundon ai. E para shoqëri ajrore që është grabitur në Shqipëri është Swissair, që do të bëhej viktimë e vjedhjes në mes të ditës dy herë. Rasti i parë i vjedhjes në mesditë dokumentohet gati dy vjet përpara, kur në sy të policisë vidhen 300 mijë dollarë dhe vjedhësit pa pësuar asgjë largohen në drejtim të paditur. Edhe sot vjedhësit e degës së Bankës së Kursimeve nuk janë gjetur. Po ashtu viktimë e grabitjes para pak kohësh bëhen edhe zyrat e ENSIG-ut, dega e Tiranës. Rasti “Adria” është i fundit, por ndërkohë vjedhësit e saj ende nuk janë gjetur.

Selami do të copëtohet nga hijenat e PD

5 Mars! Qaj dhe nuk kujtoj asgjë Faqe 3 nga Teodor Keko

Përsëri afer[a?] e “Drurit të arrës”

Dështon dje mbledhja e Komisionit Parlamentar të Mandateve Me sa duket, imuniteti i Rulit dhe Ukës do të diskutohet pas 5 Marsit Dështon dje mbledhja e Komisionit Parlamentar të Mandateve Me sa duket, imuniteti i Rulit dhe Ukës do të diskutohet pas 5 Marsit faqe 4