Dje - Dita e Bajramit në kryeqytet
-Myslimanët në ditën e festës, daulle dhe një gotë raki
Dje - Dita e Bajramit në kryeqytet
Berisha dhe Arbnori te Haxhi Hafiz Sabri Koçi
-Myslimanët në ditën e festës, daulle dhe një gotë raki
faqe 4
U vidhen këpucët besimtarëve
Elbasan : Pas faljes në xhami
- Eshatarët kthehen me çorape nga xhamia
Elbasan : Pas faljes në xhami
U vidhen këpucët besimtarëve
- Eshatarët kthehen me çorape nga xhamia
Janë 6 fshatarë, të cilët shkuan të falen në xhami për ditën e fundit të Ramazanit, por janë kthyer me çorape në shtëpi. Duke i qëndruar besnik ritit mysliman, të falurit duke lënë këpucët jashtë derës, këta besimtarë të bindur, pas mbarimit të faljes së sabaut janë endur në oborrin e xhamisë së fshatit të tyre në kërkim të këpucëve të cilat nuk janë gjendur ku i kishin lënë para se të hynin në xhami. Çdo përpjekje për të gjetur këpucët e humbura ka shkuar kot. Pasi janë falur për muajin e madhnueshëm të Ramazanit, besimtarët fatkeqë janë kthyer para dyerve të shtëpive të tyre këmbëzbathur. Megjithatë ata e kanë falur vjedhësin e opingave duke besuar se edhe perëndia lart i fal mëkatarët dhe jo më vjedhësit e rëndomtë. Ngjarjen na e bën prezente një nga besimtarët e pranishëm në ritin e faljes por që i vjen turp të prezantojë emrin e tij dhe të fshatit, por nga ana tjetër ai shpreson që vjedhja e këpucëve të jetë një “shaka” për bajram dhe besimtarëve tashmë këmbëzbathur në mbrëmje t’u çojnë këpucët tek pragu i derës.
BESIM DYBELI
Selami përballë “ushtarëve të bindur” të Berishës
Të dielën Selami do t'a shohë veten në radhën e “armiqve” të partisë
Intervistë me z. Paskal Milo, nënkryetar i PSD
faqe 5
2000 punonjës: “Duam bukën e fëmijëve”
Berat: Tekstilistet në grevë pa afat
-Grevistët do të dalin sot në rrugët e Beratit
faqe 7
Berat: Tekstilistet në grevë pa afat
2000 punonjës: “Duam bukën e fëmijëve”
-Grevistët do të dalin sot në rrugët e Beratit
faqe 7
Berisha në kërkim të kryetarit të ri të PD
Genc Pollo - kandidati më i preferuar
faqe 3
Të falet një homoseksual i dënuar me burg
Gjirokastër : Këshilli bashkiak i drejtohet Presidentit
Me 14 vota pro dhe 1 kundër, në mbledhjen e tij të fundit, Këshilli Bashkiak vendosi t’i kërkojë presidentit të republikës faljen e pjesës së mbetur të dënimit për të dënuarin A.Ç.
Është një kërkesë që ka bërë familja e të dënuarit pranë Bashkisë së qytetit, për të falur të dënuarin në fjalë për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike në të cilën ndodhet kjo familje.
Ka qenë dënuar me 6 vjet heqje lirie në vjeshtën e vitit 1991, për kryerjen e veprës penale të pederastisë, parashikuar nga kodi penal i asaj kohe, gjatë faljes të dekretuar nga presidenti në nëntorin e vitit të kaluar, i dënuari në fjalë përfitoi uljen e 1/6 së dënimit. Kështu i kanë mbetur për të kryer dhe dy vjet dënim.
Duke patur parasysh se të drejtën e faljes e ka vetëm presidenti i republikës, gjendjen e vështirë financiare të familjes së të dënuarit si dhe faktin që projektdokti i ri penal nuk e parashikon homoseksualizmin si vepër penale, Këshilli Bashkiak vendosi në mbledhjen e tij të dates 28 shkurt t’i kërkojë presidentit t’i falë pjesën e mbetur të dënimit qytetarit A.Ç.
ILIR BABARAMO