PD apo PS do t’i mbrojë dy deputetët
Sot në Parlament: Pritet votimi për Rulin dhe Ukën
Pas grupit parlamentar të PD, mblidhet dje grupi i deputetëve të PS
Grupi i shumicës nuk deklarohet për votë të përcaktuar
Socialistët e mbajnë sekret votën e tyre kolektive
Sot në Parlament: Pritet votimi për Rulin dhe Ukën
PD apo PS do t’i mbrojë dy deputetët
Pas grupit parlamentar të PD, mblidhet dje grupi i deputetëve të PS
Grupi i shumicës nuk deklarohet për votë të përcaktuar
Socialistët e mbajnë sekret votën e tyre kolektive
faqe 2
Kishin ndihmuar në arratisjen e 20 të dënuarve
Përfundon hetimi ndaj 13 policëve të burgut të Tiranës
Veçohet çështja për 6 të arratisurit e kapur
Përfundon hetimi ndaj 13 policëve të burgut të Tiranës
Kishin ndihmuar në arratisjen e 20 të dënuarve
Veçohet çështja për 6 të arratisurit e kapur
T. Haxhia, njëri prej të arratisurve të kapur nga policia. Në foto duke u treguar ekspertëve të Komisariatit 3 momentin dhe rrugën e arratisjes nga Burgu i Tiranës
Është mbyllur dje në mesditë gjysma e hetimeve për natën e çmendur të 15 janarit të këtij viti kur nga burgu i Tiranës u arratisën 20 të dënuar. Grupi special i hetuesve pas 2 muajsh hetimesh intensive, u ka dhënë fund hetimeve, por vetëm për 13 policët e repartit 313 të cilët kishin orarin e shërbimit në momentin e ikjes së bujshme. Ndërsa për 6 të dënuarit e arratisur, si dhe për një polic të forcave speciale çështja është veçuar dhe ende nuk kanë përfunduar hetimet.
Janë Baftjar Ndreu, Mexhit Pë- cari, Bedri Halili, Riza Ndreu, Pel- humi Laci, Mërija Llapushi, Albert Biti, Besim Gjini, Halit Aga, Hasan Qyqja, Gëngj Haxhillari, ish-policë në repartin 313, në duart e të cilëve gjendet tashmë aktakuza prej 13 faqesh. Ish-policët akuzohen për shkelje të rregullave të shërbimit të rojës në bashkëpunim si pasojë e së cilës ka ardhur arratisja e 20 të dënuarve që vuanin dënimin në këtë burg. Në aktakuzë, përpiluar nga hetuesi Petrit Fusha, i cili drejtonte grupin e madh special të hetuesve që hetonin mbi këtë çështje, është rikonstruktuar me detaje historia e natës së 15 janarit. Kështu sipas aktakuzës, në këtë natë “është organizuar dhe realizuar arratisja e 20 të dënuarve”. Dhe për të realizuar këtë “rebelët” kanë “shqyer derën që të çon në mensën e burgut dhe në depon e ushqimeve të saj, dalja e së cilës gjendet në korridorin e katit të parë”. Më pas është hapur dera e depos së ushqimeve dhe janë prerë me sharrë hekurat e njërës prej dritareve të kësaj depoje. Kjo ka qenë “barriera” më e vështirë për t’u kapërcyer pasi itinerari i lëvizjes së tyre në vonë ishte dritësuar shumë.
Kanë dalë në tarracën e kuzhinës. Kanë prerë telat e rrethimit që ndodhen mbi të, dhe që shërbejnë si “vijë demarkacioni” mes repartit 313 dhe atij 88. Territori i kësaj të fundit ka qenë “lamtumira” e asaj nate. Dhe e gjithë kjo është ndihmuar nga shkeljet e shumta të rregullave të shërbimit të rojës nga ana e personelit të shërbimit të rojës të turnit të II dhe të III, si dhe trupës së oficerit të rojës.
“Janë vërtetuar plotësisht akuzat ndaj të pandehurve, por sigurisht një tablo më e qartë e çështjes do të krijohet kur të përfundojë hetimi edhe për 6 të arratisurit e kapur, çështja e të cilëve është veçuar” –ka konfirmuar dje në mesditë përgjegjësi i hetimeve Petrit Fusha.
Në fakt, në aktakuzë nuk përmendet fakti i lidhjes mes të arratisurve dhe personave të jashtëm. Por për Agim Tiranën, njëri prej avokatëve mbrojtës të 2 policëve, hetimi ka mangësi të theksuara. “Është ndjekur një procedurë e përshpejtuar në hetimin e kësaj çështjeje” ka pohuar ai për “KJ”. Sipas Tiranës, “janë krijuar boshllëqe në hetim që mund të detyrojnë gjykatësit ushtarakë të rikthejnë çështjen për hetim”.
T. ÇELA
Politika që pengon ekonominë
Perspektiva e marrëdhënieve varet fuqishëm nga investimet dhe jo nga politikat
Tregëtarët dëshmojnë se si kanë vuajtur një vit nga acarimet Shqipëri -Greqi
faqe 3
Etja për pushtet mund të përfundojë në mënyrë tragjike
Intervistë nga Brukseli me z. Idriz Basha
faqe 5
Politika shqiptare si improvizim dhe bumerang
Presidenti ka hedhur disa bumerangë të pashëmbullt
faqe 4