300 persona sulmuan përsëri Ambasadën Amerikane
Policia qëllon me armë zjarri- plagoset një 19-vjeçar
Pas ngjarjeve në Ambasadën e SHBA
Ambasada njofton qytetarët shqiptarë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës shpreh shqetësimin e saj për disa persona që duket se po përhapin informacione të pabaza sipas të cilave Ambasada do të hapet për ata që kërkojnë strehim, ose do të japë viza të posaçme pune. Ambasada nuk ka asnjë plan për të pranuar ata që kërkojnë strehim; ligjet e SHBA nuk i lejojnë ambasadat amerikane të japin strehim në këtë rrugë. Në të njëjtën kohë, Ambasada nuk ka asnjë autoritet të lëshojë viza të posaçme.
Të gjitha njoftimet që pretendojnë se Ambasada do të japë strehim ose viza të posaçme janë të gënjeshtërta dhe kundër realitetit.
Papunësia më shtyu të rrezikoj
- Flet për “KJ” Ylber
-Flet për “KJ” Ylber Hoxha
Hoxha i plagosuri gjatë tentativës për të hyrë në Ambasadë.
Kontrolle të forcave speciale në lokalet e Tiranës - Banditë të maskuar si policë grabisin qytetarët
faqe 2
Berisha dhe Iliesku: Drejt tryezës Ballkanike?
Berisha dhe Iliesku:
Drejt tryezës Ballkanike?
Marrëdhëniet janë të mira sepse s’ka arsye për të qenë të këqija
faqe 3
Arbnori e Spahija propozohen për “Pishtarë të Demokracisë”
Ka qenë këshilli i rrethit Shkodër, që me rastin e 4 vjetorit të protestës së 2 prillit 1991 ka propozuar 20 persona, protagonistë të kësaj dite, për t’i shpallur “Pishtarë të Demokracisë”. Bie në sy fakti se në krye të listës janë dy figura të njohura politike, pikërisht zotërinjtë Arbnori e Spahija, aq të përfolur për rolin e tyre të dyshimtë në ngjarjet e 2 prillit. Nuk dihen arsyet që kanë motivuar një propozim të tillë, pasi dy personat në fjalë në dëshmitë e tyre në gjyq kanë mbrojtur versionin se atë ditë prilli nuk kanë shkuar në shesh. /J.SH.
Në prag të 2 Prillit në Shkodër
faqe 7
Ministri Musaraj “Mjeshtër i Sportit”
Sport
Ministri Musaraj “Mjeshtër i Sportit”
Ka qenë mundës dhe më pas trainer
faqe 14
Zhulali fiton gjyqin në Bullgari
Çështja e 300 mijë dollarëve
Zhulali fiton gjyqin në Bullgari
A do të kthehet në Shqipëri shuma e përfolur aq shumë
Historia nis më 26 shkurt të vitit 1993. Ndërmarrja “MEIKO” e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë lidh kontratë me firmën private bullgare “BOLID 1990 Petrov” për të marrë prej saj një sasi kamionash të markës IFA për nevojat e ushtrisë shqiptare kundrejt vlerës prej 300 mijë dollarë. Në bazë të kësaj kontrate pagimi i mall[it] do të bëhej me anë të letërkreditit ose kesh. Nga të dyja palët u preferua dhe u ra dakord që pagesa e mallit të bëhej KESH pasi kjo rrugë lehtësonte operacionet për realizimin e kontratës.
Sot pas dy vjetësh çështja rezulton e pazgjidhur pasi pala bullgare nuk ju përgjigj detyrimit dhe nuk solli asnjë kamion në kufirin shqiptar ku ishte caktuar vendi për të marrë në dorëzim mallin. Edhe tratativat për zgjidhjen me pajtim të çështjes dështuan. Në këto kushte, Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë e hodhi çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit në Bullgari dhe ngarkoi avokatin e njohur e me eksperiencë si dhe juristin e Ministrisë së Mbrojtjes z. Bardhyl Shehu të përfaqësojnë palën shqiptare në mbrojtjen e çështjes. Gjyqi i Sofjes vendosi që 300 mijë dollarët t’i kthehen Shqipërisë.
Përfundon kështu pjesa e parë e çështjes së kamionave, çështje kjo mjaft e përfolur edhe në shtypin e parlamentin shqiptar. Fatmirësisht ajo përfundoi në favor të palës shqiptare. Do të urojmë që me fitore të përfundojë edhe pjesa e dytë e kësaj çështje, ajo e kthimit të 300 mijë dollarëve në Shqipëri.
faqe 2