Meta, Majko dhe Legisi kundër Pellumbit, Dokles, Ruçit
Xhelozia e brezave po lëkund themelet e godinës socialiste
faqe 3
Incident në kufirin shqiptaro-grek
Korçë
Incident në kufirin shqiptaro-grek
- Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri
Klandestinë shqiptarë e paguanë me gjak kalimin e kufirit. Pasojat e incidentit më të fundit janë një i vrarë dhe një tjetër i plagosur, të qëlluar me armë zjarri nga ushtarët grekë. Një breshëri automatike në ajër dhe më pas plumbat janë drejtuar në trupin e klandestinëve. Të plagosurit transportohen në qytetin më të afërt grek, ndërsa një klandestin lihet i lirë të njoftojë autoritetet e doganës shqiptare. Është Astrit Xhuli nga qyteti i Fieri, personi që tani kthehet me lajmin e hidhur të incidentit. Sipas tij ka qenë mesnata e ditës së hënë kur grupi prej katër klandestinëve është ndeshur me ushtarët grekë. “Ktheheshim drejt territorit shqiptar, - dëshmon për “Koha Jonë” A. Xhuli - dhe në errësirën e natës dëgjuam të shtënat e para”. Incidenti sipas dëshmive ka ndodhur rreth 15 kilometra në brendësi të kufirit grek. Ishte 37 vjeçari Aristidh Troska nga qyteti i Fierit dhe shtetasi Berti Xhaja nga rrethi i Vlorës të plagosurit nga breshëria e verbër nga automatikut. Të kapur më pas nga ushtarët grekë katër klandestinët janë mbajtur për disa orë në një pikë vrojtimi. Këtu është parë plagosja e Troskës në shpatull dhe në anën e majtë të trupit, ndërsa vlonjati Xhaja plumbi i ka dëmtuar këmbët. “Në momentin kur erdhi makina ushtarake, pohon i thyer Xhuli, vura re se shoku im A. Troska dha shpirt teksa e vendosnin në automjet”. Të qëlluarit me armë janë nisur në Kostur. Vetë klandestini i liruar ka zbatuar urdhrin për të njoftuar rreth ngjarjes në doganën shqiptare. Këtu është premtuar për t’a ndjekur çështjen pranë palës greke. Rrethanat e servirura nga dëshmitari japin një version aksidental të incidentit por të tjera detaje ngrene dyshimin e një akti terrorist. Sipas Xhulit një nga pesë ushtarët fiste shqip duke treguar se ka ndihmuar në kalimin ilegal të kufirit dhjetra shqiptarë. Pikërisht ushtari shqiptfolës thuhet të ketë shprehur një lloj proteste për plagosjen e klandestinëve dhe është kujdesur që të lajmërohet në doganën e Kapshticës.
GËZIM ASHIMI
Shqipëri - Moldavi 3-0
Fitorja e parë e skuadrës sonë pas 1029 ditëve
Berisha: Unë edhe nëse fizikisht nuk jam pranë jush të jeni të sigurtë se shpirtërisht jam gjithmonë me sportistët shqiptarë kudo që janë brenda dhe jashtë vendit.
Në foto: Goli i dytë i Salvator Kacajt
foto A. BABANI
Faqe14-15
Parlamenti vuan nga sëmundja e korrupsionit
Prokuroria e Përgjithshme gaboi në pushimin e “çështjes së drurit të arrës”
Intervistë me deputetin Fehmi Abdiu kryetar i Komisionit të Mandateve dhe Imunitetit të Kuvendit Popullor
Faqe 5