01/04/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

1 prill 1995

Editorial

Konflikti Bendo-Fra[?]ëri në qarqet e larta të drejtësisë shqiptare pason atë të Zef Brozit me Prokurorin e Përgjithshëm. Pavarësisht se arsyet publike që jepen për të justifikuar këto konflikte duken tejet dinnere, arsyet e vërteta duhet të jenë shumë më serioze, dhe ndoshta politike. Sepse ashtu si në rastin Brozi, kur politika tentoi të nënshtrojë drejtësinë, edhe në këtë rast ministri i Drejtësisë më tepër se teknik është njeri politik. Ai është zgjedhur në postin e ministrit të Drejtësisë menjëherë në dështimin të referendumit për Kushtetutën në fund të vitit të shkuar. Nga ana e tij Bendo është i qartë që ka gjykuar dhe dënuar kryetarin e opozitës socialiste Fatos Nano. Në një mënyrë ose një tjetër të dy janë të implikuar në dy dështimet më të mëdha të qeverisë karshi opozitës: në arrestimin e Nanos dhe humbjen e projektit të Kushtetutës. Sidoqoftë ky konflikt tani për tani pritet të shihe se ç’rezonancë do të ketë në punën e gjykatave të cilat gjithsesi akuzohen ashp[?] për mungesë pavarësie dhe korrupsion. Së shpejti pritet që të fillojë edhe një grevë e avokatëve shqiptarë si reaksion ndaj një vendimi po të ministrit të Drejtësisë. Ngjajthë këto akuza dhe kundërakuza, eliminime dhe spastrime, besimi i shqiptarëve tek drejtësia dhe rendi është lëkundur ndjeshëm. Në kushtet e manovrave politike në kurriz të drejtësisë, drejtësinë po e gërryejnë edhe korrupsioni, pasi motoja e sotme e gjyqtarëve është: të fitojmë sot sepse nesër opozita që do të vijë në pushtet do të na lerë pa punë. kontrollojë gjykatat f. 2,4 Hektor Frashëri

Gjykata e Tiranës mbetet pa kokë

Ish-kryetari A.Bendo: “Ministri Frashëri i dënuar për bixhoz” Intervistë me ish kryetarin e Gjykatës së Tiranës, z.Agim Bendo Deklaratë e Ministrisë së Drejtësisë Ministria do të vazhdojë të kontrollojë gjykatat f. 2,4 Agim Bendo; Hektor Frashëri

Zgjedhjet në qershor

• Servet Pëllumbi në Gjirokastër: Zgjedhjet në qershor • Eduart Selami në Korçë Është shpejt për parti të re • Të Djathtët e Gjirokastrës PDD dhe Lidhja të bashkohen

Ambasadori rumun aksidenton një 16-vjeçar

Balldren - Lezhë Mbrëmë në orën 18.00. Ambasadori George Miku duke drejtuar vetë automjetin e tij aksidenton një djalë 16 vjeçar nga fshati Balldren i Lezhës. I plagosuri, Hil Gjini u dërgua menjëherë në spitalin e këtij qyteti. Ambasadori Miku qëndroi për afro një orë pranë të aksidentuarit dhe i premtoi atij dhe familjes se do t’a dërgonte për kurim në Rumani. A. R

Eurosocialistët të mos i ngjajnë socialistëve të vjetër

Prononcim i drejtorit të gazetës “Koha jonë”, N. Lesi në lidhje me një deklaratë të botuar dje në “ZP” Dje, gazeta “Zëri i Popullit” botoi me të madhe një deklaratë të një dekl-? Eurosocialistët, duke e vlerësuar si një deklaratë të Forumit Eurosocialistëve të vjetër. Dje, gazeta “Zëri i Popullit” botoi me të madhe një deklaratë të një deklarate të Forumit Eurosocialistëve të vjetër, mundësisht duke e shikuar me stilin e vjetër mund të përjashtoheshin divergjencat që kanë lindur në gjirin e PS. Natyrisht që “Koha jonë” nuk ka për qëllim të përçajë PS, porse nuk mundohin në krye të informuar publikun lidhur me socialistët të cilët pretendojnë të marrin pushtetin në zgjedhjet e vitit ’96. Për më që kjo gazetë duke zbatuar normat e një shtypi të lirë e demokratik i hapi vend dje në faqen e dytë të saj nënkryetarit FRESH, z. Ilir Meta për të paraqitur objektet e tij. Për ato çfarë na këshillojnë eurosocialistët se si duhet të shkruajmë do të ishte në të mirë të tyre që të rinovojnë në fillim “ZP”, e pastaj, nëse i qas njeri brenda, le të na “reformojnë” edhe ne të “Koha Jonë”! Ndërsa për pjesën ku Forumi Eurosocialist shprehet në deklaratë se “morali i gjithë ‘shou-ut’ të djeshëm (në ‘KJ’) ekuivalentohet me fitimin e mbledhur nga shitja e gazetës” (!); duhet t’i sqarojmë eurosocialistët 52 vjeçar (është ai që ka hartuar deklaratën) se, ndonëse “Zëri i Popullit” duhet të punojë ca vite për të ndryshuar moshën e lexuesit të tij. Sa për këshillat në formë urdhëri ju kujtojmë se “Koha Jonë” është tërësisht e pavarur dhe nuk i merr fare ato në konsideratë, veçse kur janë në formë sugjerimesh.

Arrestime masive në Lezhë

Dje pas orës 15.00 deri në orën 21.00 të mbrëmjes, forca të policisë dhe SHIK-u i Tiranës zbarkuan në qytetin e Lezhës. Mbi 80 policë të ardhur nga kryeqyteti me mikrobusë, kryen mbrëmë 12 arrestime në qytetin e Lezhës dhe në fshatrat përreth. Mes të arrestuarve janë dhe Gjovalin Frroku, Viktor Përvathi dhe shumë të tjerë. Policia e Tiranës në bashkëpunim me SHIK-un u futën nëpër lokalet dhe restorantet e qytetit në mënyrë demonstrative ku ndaluan shumë persona. Të ndaluarit u dërguan menjëherë në burgun e Tiranës. Një pjesë e tyre u mbajtën në Komisariatin e qytetit të Lezhës. Edhe në orët e vona të mbrëmjes kanë vazhduar përsëri kontrolle nëpër banesa nga policia e Tiranës e përforcuar kjo nga SHIK-u i Tiranës dhe ai i Lezhës. Ende nuk dihen mirë shkaqet e një operacioni të tillë që tronditi mbrëmë vonë Lezhën. Sipas disa burimeve të këtij qyteti mendohet se mbi një pjesë të arrestuarve bien dyshime për krime e vrasjes dhe grabitjes.

Ethet e fushatës elektorale