07/04/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

7 prill 1995

Pjetër Arbnori braktis parlamentin

-Teta: Dikush duhet të përgjigjet për 2 milion dollarët e referendumit Kullotat më të rëndësishme se Kushtetuta?! Baleta sulmon Besnik Mustafain për prononcimin e tij në “KJ” kundër pranimit të Shqipërisë në Konferencën e Vendeve Islamike faqe 2

Gjyqi ndaj Arben Likës shtyhet përsëri

Pas një operacioni të suksesshëm, gjendja shëndetësore e ish-deputetit Arben Lika po shkonte drejt përmirësimit progresiv. Ka qenë një pakujdesi e vogël dhe ndryshimi i menjëhershëm i temperaturës së ambientit që ka çuar në një infektim të lehtë të plagës së pambyllur të tij. Është ky rendim i menjëhershëm i gjendjes së tij shëndetësore, konfirmon për “Kohë “Koha Jonë” avokati i tij z. Mark Përllumbi, që detyron shtyrjen edhe një javë tjetër të kohës së rifillimit të gjykimit ndaj tij. Megjithëse data dhe ora e rifillimit të çështjes gjyqësore ndaj Likës nuk është saktësuar, një gjë dihet me saktësi se ajo do të zhvillohet në fund të javës së ardhshme. A.P

Shqetësim për embargon apo vërejtje për Berishën

Pas reagimeve amerikane për thyerjen e sanksioneve ndaj Jugosllavisë Qeveria Shqiptare përgjegjëson edhe gazetën New York Times Në një të gjithë historinë mëse 2 vjeçare të thyerjes së embargos, të vendosur nga OKB si ndëshkim për serbët për agresionin e tyre në Bosnje, është qëndrimi amerikan. Ambasada amerikane thuhet në … ka shprehur disa herë shqetësimin e vetë qeverisë shqiptare dhe administrata e Klintonit po mendon t’i drejtohet zyrtarisht Tiranës … për protestë. Shumë vëzhgues … se më shumë se një shqetësim amerikan për “karburantin” … është larë që furnizon avionët … serbë” është fjala për … ndaj qeverisë së … Varkat me fuçi nafte fotografuar pardje në bregun e Liqenit në Kamicë faqe 4

U zhvat artisteve të kryeqytetit 80 mijë dollarë

-Vëllai i ambasadorit Pëllumb Kulla në gjykatë Mashtruesi i artistëve. Është Rrapo Kulla, vëllai i komediografit të njohur, tashmë Ambasador i Shqipërisë në OKB, i cili sipas akuzës i ka zhvatur të holla nëpërmjet mashtrimit një grupi artistësh të kryeqytetit. Dhe shuma e përfituar në këtë mënyrë është vërtetë fantastike: rreth 80 milion lekë të vjetra. Skenari i mashtrimit është ai klasik. R. Kulla, tregëtar në firmën ushqimore “SH. P.K. Kulla” në Tiranë, ka grumbulluar para me fajde në shkëmbim të përqindës së interesit nga një grup qytetarësh dhe artistësh të kryeqytetit. Në listën e të mashtruarve përveç qytetarëve të rëndomtë bien në sy emra të njohur të botës së skenës dhe të ekranit si: regjisorët e Kinostudios Vladimir Prifti dhe Esat Mysliu apo aktorët e Teatrit Kombëtar Mërkur Bozgo dhe Ilir Bezhani, “Karemin” e ka ngrënë gjithashtu edhe shkrimtari dhe skenaristi Roland Gjoza. Jashtë lojës didas piktori i mirënjohur Alush Shima, Drejtor i Galerisë së Arteve. Shima i cili ka hapur një varg ekspozitash të suksesshme edhe në disa vende perëndimore, një pjesë të të ardhurave të majme të vjelura nga shitja e pikturave të tij i ka depozituar në xhepin e vëllait të Pëllumb Kullës. Dhe odiseja e kërkimit të parave të tyre e ka çuar tregëtarin në burg. Dje filloi seanca e parë gjyqësore nën gjykimin e gjykatësit M. Dede. Z.D.