19/04/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

19 prill 1995

A do të burgoset Ramiz Alia

Sipas Blerim Çelës, Alia mund të dënohet me burgim të përjetshëm Në kohë krize, arma e vetme e fushatës elektorale ka mbetur “ antikomunizmi” i PD faqe 2 Sipas Blerim Çelës, Alia mund të dënohet me burgim të përjetshëm Në kohë krize, arma e vetme e fushatës elektorale ka mbetur “antikomunizmi” i PD faqe 2

Fatkeqësitë e mia burojnë

Flet Ilir Hoxha

Banditë me maska tentojnë të vjedhin Bankën e Shtetit

Persona me maska dhe armë zjarri kanë sulmuar dje paradite Bankën e Shtetit, në zemër të kryeqytetit. Por sistemi i alarmit i cili ka filluar të “ulërjë” sapo keqbërësit kanë hyrë në mjediset e brendshme të Bankës ka ndihmuar në evitimin e grabitjes. Menjëherë kanë mbërritur në këtë institucion forca të shumta policie të cilët kanë bërë të mundur kapjen e banditëve. Kanë qenë 3-4 persona që kishin mbuluar fytyrën me çorape të zeza. Ndërsa në dorë kishin automatikë. Rreth orës 10 të ditës së djeshme kishin menduar të grabisnin Bankën Qendrore. Pasi eliminojnë policinë që ruante hyrjen kryesore, banditët kanë hyrë në brendësi të institucionit duke i shokuar nëpunësit e saj dhe klientët që gjendeshin krejt rastësisht aty. Por kur grabitësit kanë kaluar sportelin, sistemi i sigurimit ka lëshuar alarmin. Sinjalet e saj janë përcjellë rrufeshëm në Komandën e Policisë së Objekteve e cila ndodhet në afërsi të Rrugës së Ambasadës. Këtu është dhënë menjëherë alarmi dhe brenda pak minutave Banka është rrethuar nga policia. Banditët ende nuk kishin arritur të hapnin kasafortën, kur ranë në grackë. Policë të veshur me antiplumb dhe të shoqëruar nga qentë që mezi prisnin të lëshoheshin mbi “prenë”, hynë në Bankë duke bërë të pafektshëm veprimin e tyre. Dhe gjithçka zhvillohej para “syve” të një kamere të TV shqiptar. Kjo ishte një lojë e përgatitur me finesë nga Ministria e Brendshme, e para e këtij lloji në Shqipëri. Z. DULE

Fatkeqësitë e mia burojnë nga mbiemri Hoxha

Intervistë ekskluzive një ditë pas arrestimit faqe 5 Ilir Hoxha duke lexuar intervistën për të cilën u arrestua foto A. BABANI Ilir Hoxha duke lexuar intervistën për të cilën u arrestua — foto A. BABANI

Vazhdon gjyqi i 20 të arratisurve

Organizatorët e ikjes, ende në hije TIRANË/Ende nuk është hedhur dritë plotësisht mbi atë që ngritën skenarin e arratisjes së 20 të dënuarve. Në procesin e ditës së dytë që u zhvillua dje, dëshmuan 6 protagonistë e arratisjes të cilët ishin kapur nga policia. Por dëshmitë e tyre nuk kanë ndihmuar gjykatësit ushtarakë për të eksploruar të vërtetën e asaj nate. Kanë qenë Ylli Zavalani, Kujtim Muça, Artur Xhemali, Gëzim Kelmendi, etj, të cilët rrëkuan edhe njëherë historinë e natës së 15 janarit. Por shpjegimet e tyre, këtë radhë në rolin e dëshmitarëve kanë qenë sipas prokurorit ushtarak, kontradiktore. Kështu dëshmitari Kujtim Muça sipas mbrojtësit të akuzës kishte pohuar në hetuesi se ishte ai “që kish- te mbajtur pincën për prerjen e telave ndarëse midis burgut të kryeqytetit dhe repartit 88”. Ndërsa në gjyq e mohonte këtë fakt. Dëshmitari tjetër Artur Xhemali kishte konfirmuar një ditë pas kapjes së tij se kishte parë pasditen e arratisjes “një punonjës të repartit 88 të hidhte në oborrin e burgut një kuti të madhe cigare të markës “Karelia” në të cilën përveç sendeve ushqimore ishin edhe dy fletë sharre hekuri”. Por edhe ky e mohoi në gjyq këtë gjë. Dëshmitarët e urvatën që të krijonin idenë se ikja ishte spontane dhe jo e organizuar siç pretendohet nga akuza. Deri në seancën e djeshme kishin mbetur të fshehur “kapot” që organizuan arratisjen. A. PEZA

Rugova takohet me Vasil Melon

“Ne si parti nuk jemi kundër bashkimit të Shqipërisë me Kosovën” - deklaron Melo pas takimit faqe 3

Drogë dhe pranga në kufi

Arrestohet tropojani që posedonte drogë faqe 2