-Ndriçohet nata e 15 janarit - sot vendimi ndaj 13 ish punonjësve të Burgut të Tiranës
Dje në Gjykatën e Tiranës
faqe 2
Ndal incidenteve që mund të çojnë në gjakderdhje
-Jemi të vendosur të marrim pjesë në veprimtaritë e ligjshme me çdo kusht e çmim
-Deklaratë e grupit parlamentar socialist
Dje në Parlament
faqe 3
Arrestohet kreu i klandestinëve kurdë
Ndalohet nga Interpoli ndërsa transportonte 11 klandestinë nga bregu i Divjakës
Ditët e fundit është ndaluar nga Interpoli, i cili kishte kohë që ishte në ndjekje, kreu i trafik-kalimeve të refugjatëve kurdë të linjës Turqi-Bullgari-Maqedoni-Durrës-Itali, Xhavit Habiti, ndërsa bënte transportimin me një motobarkë të 11 refugjatëve kurdë të nisur nga Divjaka. Arrestimin e kryetarit të tyre i ka koordinuar kryesisht refugjatët klandestinë kurdë të mbetur këtu, çorientim ky që është një tjetër dëshmi e faktit se transportimi i refugjatëve kurdë nuk është me një emigracion spontan, por një trafik i organizuar dhe i komanduar mirë nga qarqe të caktuara që nxjerrin fitime të paligjshme nga ky transportim. Një pjesë e mirë e familjeve, midis tyre edhe shumë gra e fëmijë e kanë paguar më parë tarifën dhe (tani pas arrestimit të organizatorëve të trafikut nuk dihet se ku kanë përfunduar paratë e tyre). Në gjendjen e këputur në të cilën ndodhen ata e kanë të vështirë të përshtaten. Kështu dhjetra familje rrezikojnë të mbeten të strehuara në lagje të ndryshme e sidomos në plazh, dhe në qofte se nuk do të vijë i marrë kush, këta do të bëhen “banorët më të rinj” të qytetit të Durrësit. Kështu për Durrësin do të ketë edhe një problem më shumë pas atyre të krijuara nga dyndjet e verilindorëve.
M.SH
Mblidhen firma për pas-ardhësin e E.Hoxhës
- Në shenjë proteste ndaj arrestimit
Firmoset në fshehtësi kundër arrestimit të Ilir Hoxhës. Janë një grup pjesëtarësh të kauzës komuniste që këtë herë dalin në mbështetje të trashëgimtarit të diktatorit Hoxha. I vendosur para tre ditësh në gjendje arresti shtëpiak me akuzën e nxitjes së grindjeve dhe urrejtjes midis kombësive dhe racave për një intervistë në gazetë, Ilir Hoxha ka provokuar tashmë edhe reagimin e besnikëve komunistë të të atit. Është T.A. nga qyteti i Korçës iniciator i mbledhjes së firmave. Sipas një burimi të besueshëm duke filluar një ditë pas dhënies së lajmit të arrestimit, T.A. i përkrahur edhe nga disa persona të tjerë u drejtohet njerëzve me bindje të njëjta të shprehin protestën duke hedhur firmën antiarrestim. Ende nuk dihet numri i nënshkrimeve dhe nëse kjo është një nismë e individëve të T.A. që njihet si anëtar ilegal i Partisë Komuniste të jashtëligjshme. Vetë personi në fjalë pretendon në fshehtësi dhe ka qenë një nga vizitorët e varrit të E.Hoxhës në 11 prill.
GËZIM ASHIMI
Milan Ajaks në finalen e madhe të Vjenës
Lëga e Kampioneve
Milan
Ajaks
në
finalen
e
madhe
të
Vjenës
faqe 14