22/04/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

22 prill 1995

Sot: Grevë Kombëtare e Arsimit dhe Shëndetësisë

-Mbi 60 mijë mësues dhe mjekë protestojnë kundër pagave të ulta Sot dy organizatat më të mëdha të punonjësve shqiptarë, Konfederata Sindikale dhe Sindikata e Pavarur, që përfaqësojnë mbi 60 mijë mësues dhe punonjës shëndetësie janë hedhur në grevë kombëtare. Qeveria “Meksi” përpara disa kohëve e deklaroi këtë grevë të paligjshme megjithëse ajo prekte dy sektorët më delikatë të jetës sociale të shqiptarëve. Nga ana tjetër mësuesit dhe mjekët shqiptarë janë njerëzit më pak të paguar të sistemit buxhetor të Qeverisë. Sot dyert e shkollave janë mbyllur për nxënësit, kurse të sëmurët presin që Meksi t’ju rrisë rrogat mjekëve, që ata të paguajnë sa më pak nga xhepat e tyre... -Informacion nga reporterët tanë në Tiranë, Elbasan, Durrës, Mirditë. faqe 4

Deputeti i PD lirohet në sallën e gjyqit

Deklarohet fajtor por lirohet me kusht Nga gjykata prisja pafajësinë Flet Arben Lika për “KJ” pas lirimit faqe 2 Mbaroi gjyqi ndaj Arben Likës

Dosja e arratisjes së bujshme u mbyll

Më pak se 9 vjet burg për 13 policët- lirohen 4 prej tyre Është dhënë dje në mesditë vendimin për 13 ish policët e shërbimit të Burgut të Tiranës në natën e arratisjes së 20 të burgosurve më 15 janar të këtij viti. Thuajse është pjesëtuar me katër masa e dënimit të dhënë nga kryetari i trupit gjykues Laska në raport me atë të kërkuar nga prokurori Bici. Katër prej të akuzuarve dje shijuan lirinë. Vendimi i dhënë dje në gjykatën e Tiranës cilësoi fajtor 9 nga 13 ish punonjësit e burgut të kryeqytetit për thyerjen e rregullave të shërbimit me pasojë arratisjen e 20 të burgosurve. Vetëm 9 vjet heqje lirie për 9 policët fajtorë ishte masa e dënimit e firmosur nga zonja Fatmira Laska kryetarja e trupit gjykues ushtarak. Ish policët Genc Nurcellari, Engjëll Kallulli, Ndriçim Haxhillari u liruan nga salla e gjyqit. Ky i fundit u dënua me tre vjet heqje lirie për dy vjet me kusht. Nga dënimet e dhëna më i ulti është 6 muaj e më i larti 2 vjet heqje lirie. Ndihmësoficeri i rojes i natës së ikjes së madhe Maliq Llapushi ishte i vetmi të cilit iu ngrit masa e dënimit nga 1 në 2 vjet, që është edhe masa më e lartë e dënimit të dhënë. Mbyllja e dosjes për 13 policët shënon njëkohësisht hapjen e saj për 6 të kapurit nga 20 protagonisë e ikjes së bujshme.

Berisha në Prill, në mbrojtje të idealeve të Dhjetorit

Dje: Aktivi kombëtar i PD Në mbledhjen e djeshme të aktivit të PD presidenti Berisha u ka folur të pranishmëve në aktiv mbi detyrat që u dalin militantëve të PD në mbrojtje të idealeve të Dhjetorit, të cilat të shtjellë në dhe lirisë demokratike. Kryetari ka theksuar vendosmërinë e Berishës ka folur e diskutuar për interesimin e punës për ristrukturimin, rinovimin, rigjallërimin e strukturave të PD. Gjithë çështja në mbledhjen e djeshme të aktivit të PD ka qenë përgatitja për t’i bërë ballë kthimit të neokomunizmit në pushtet. Për këtë në aktiv janë lënë detyra të posaçme për zbatimin e skemës së re të shpërndarjes së shtypit si dhe detyra të tjera propagandistike. As më shumë e as më pak, mbledhja e djeshme e aktivit të PD ka patur “de jure” efektin e fillimit të një faze elektorale, përjashtuar faktin se Berisha nuk ka shpallur veten deri enë zgjedhjeve. Një vend i veçantë në aktiv i është kushtuar edhe luftës kundër opozitës. Lidhur me sulmin ndaj opozitës, mbrojtjen e idealeve të Dhjetorit, ristrukturimin, rinovimin, rigjallërimin e strukturave të PD si dhe për mundësinë e kthimit të neokomunizmit në pushtet për të cilat është folur dje nga Berisha e diskutantët e tjerë, nesër do të lexoni opinionet e përfaqësuesve të partive politike.

Presidenti i Kosovës kërkon autonomi të Kosovës

Rugova : Kërkesën e Berishës për ndërmjetësimin të Athinës e kam kuptuar si rekomandim të OKB faqe 3