Bullatoviç i shkruan Berishës
Më shumë të drejta për pakicat malazeze ?!
Bullatoviç kërkon shkollë dhe kishë serbo-malazeze në Shkodër
faqe 3
Paraqitet raporti për aderimin e Shqipërisë
Në mbledhjen e radhës së KE
STASBURG / Është shpërndarë dje në Strasburg delegacioneve anëtare të Këshillit të Evropës relacioni i reporterëve të këtij këshilli në lidhje me pranimin e Shqipërisë në këtë organizëm.
Në një informacion që zëra e shtypit pranë Partisë Demokratike ka dhënë për Televizionin theksonet se dje kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Shqipërisë z. Ali Spahia ka njoftuar nga Strasburgu se memorandum i përgatitur nga reporterët për pranimin e Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota në Këshillin e Evropës i’u shpërnda anëtarëve të komisionit politik të këtij organizmi. Ky komision i cili duhet t’i shqyrtojë këto materiale në ditët që do të vinë. Megjithatë sipas burimeve të PD mësohet se ky material është mjaft pozitiv në lidhje me ndryshimet dhe zhvillimet demokratike politike dhe ekonomike në vitet e post diktaturës. Ende nuk ka informacione më të sakta se çfarë përmban konkretisht materiali i shpërndarë nga reporterët, por deri tani duhet theksuar se vendet anëtare të KE e kanë refuzuar anëtarësimin përkrah tyre të Shqipërisë se pari për mungesën e ligjit themelor të shtetit dhe së dyti për shkeljen e të drejtave të njeriut në Shqipëri.
Një faktor tjetër i thënë në mes rreshtave nga autoritetet evropiane dhe i mishëruar më me forcë nga shtypi shqiptar ka qenë edhe aderimi, ende i parapërfunduar nga parlamenti, i Shqipërisë në Konferencën Islamike. Megjithatë prej kohësh duket se partitë parlamentare kanë rënë dakort për aderimin në KE gjë që mund të jetë një faktor pozitiv për një aderim të afërt.
Berisha: Dua të vizitoj Greqinë
Intervistë e presidentit shqiptar dhënë gazetës më të madhe greke
faqe 3
Shëndeti i Tartarit shtyn përsëri gjyqin
Çeliku për “KJ”:Kemi kërkuar komision mjeko-ligjor
Arsidi mund të pyetet nga gjykata me Letër Porosi
Dje në gjyqin e 1.6 milion dollarëve
faqe 2
Çfarë i “ha” udhëheqësit shqiptarë
Të paktën në historinë tonë të këtij shekulli, asnjë udhëheqës shqiptar nuk ka mundur t’i rezistojë kohës
f.4
Sot Koha Jonë 20 lekë
Siç ju kemi njoftuar, të ndër- ar lexues, për arsye që tashmë janë bërë të njohura, duke filluar nga dita e sotme çmimi i gazetës “Koha Jonë” do të jetë 20 lekë.
U kërkojmë ndjesë lexuesve për këtë rritje çmimi, por që bëhet jashtë vullnetit tonë.