06/05/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

6 maj 1995

Zbulohet një foshnje e varrosur për së gjalli

Elbasan Zbulohet një foshnje e varrosur për së gjalli -E gjejnë dhe e rikthejnë në jetë dy fëmijë Në foto nga e majta: Foshnja pas zbulimit, gropa ku u varros për së gjalli dhe dy fëmijët që e risollën në jetë.

Brigjet italiane nën kontroll

Bari Brigjet italiane nën kontroll - Kapen 36 klandestinë nga Shqipëria në Pulia Gjatë operacioneve të kontrollit numri i klandestinëve jashtëkomunitarë të dëbuar nga portet e Barit dhe të Leçes arriti 36 vetë. Policia njoftoi se natën që shkoi fuqia e detit në kanalin e Otrantos ishte tetë ballësh dhe kjo do t’a ketë penguar nisjen e barkave nga Shqipëria. Numri më i madh i klandestinëve shqiptarë të zbuluar gjatë orëve të fundit, ishte 15 që u gjetën në fushat e Monopolit pranë Barit. Atyre u shtohen edhe tetë bashkatdhetarë të tyre dhe dy qytetarë turq të etnisë kurde të zbuluar gjatë natës në fushat e Otrantos. Në portin e Barit përveç dy shqiptarëve ardhur nga Durrësi me anijen e linjës “Lauburnum” u dëbuan edhe dy qytetarë të tjerë që u zbuluan gjatë kontrollit të policisë kufitare. Ndërsa në Otranto në anijen “Anamaria Mauro” që vinte nga Vlora u kthyen mbrapsht nëntë shqiptarë me dokumente të falsifikuara. ANSA

Nuk diskutohet fitorja e PS në zgjedhjet e ardhshme

. Flet Gramoz Ruçi, Sekretar i Përgjithshëm i PS. faqe 7

Kryetari i Asamblesë së PAD, 4 orë i izoluar në polici

. Prokurori: “Është thjesht një keqkuptim”. faqe 3

Shqipëria kundërshton OKB

A. Petrela, Koordinator i Sanksioneve: Mjafton një fshatar me banim pranë kufirit duke e kaluar atë me një bidon në dorë, për të thënë se Shqipëria thyen embargon . A. Petrela, Koordinator i Sanksioneve: “Mjafton një fshatar me banim pranë kufirit duke e kaluar atë me një bidon në dorë, për të thënë se Shqipëria thyen embargon”. faqe 3

Bomba kundër shiut në Moskë

-Më 9 Maj ceremonia nuk do të “laget” Nga Moska njoftohet se një grup i posaçëm meteorologësh është i gatshëm të bombardojë retë në se do të mbulojnë kryeqytetin më 9 maj, në mënyrë që të largojnë shiun, sepse atë ditë do të festohet në mënyrë madhështore 50-vjetori i fitores mbi nazifashizmin. Ekspertët- njofton agjensia Itar-Tass- do të përdorin shtatë aeroplanë që do të sulmojnë retë me “akull të thatë” dhe me përbërje të ndryshme kimike të afta për t’i shpërndarë. Operacioni do të kushtojë 200 mijë dollarë dhe do të ndërmerret në prag të festimeve në se qyteti do të jetë i mbuluar me re të dendësitetit të mesëm, pra ato që sjellin shiun. Operacioni kundër shiut është bërë vazhdimisht në rastet e festave të mëdha duke filluar nga viti 1980, vite që u zhvillua Olimpiada në BS.

Sot në AKS

• Konica erdhi; do ta dëgjojnë këtë herë shqiptarët? • Beu kristian • Konica midis Nolit dhe Zogut • Intervista: Sabri Godo, Mimoza Ahmeti • Flet e bija e komikut të famshëm Stan Laurel • Enver Petrovci - Shqiptari që e donin dhe serbët