10/05/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

10 maj 1995

Selami parashikon gjyq tjetër për Nanon

Parlament - Komisioni i Politikës së Jashtme “Në Strasburg është premtuar që Nano të rigjykohet me hyrjen në fuqi të Kodit të ri Penal” “Tirana zyrtare ka premtuar rishikimin e procesit Nano mbi bazën e kodit të ri penal” – ka thënë Selami në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Jashtëm parlamentar. Gjatë mbledhjes u raportua mbi zhvillimet e seancave të Strasburgut ku pala shqiptare u përfaqësua nga Spahia, Dokle dhe Selami. Deklarata e mësipërme e Selamit nuk është tjetër veçse mesazhi që zyrtarët e lartë të Këshillit të Europës i kanë përcjellë delegacionit shqiptar në Strasburg. Ata janë shprehur se çështja Nano nuk mund të jetë një kusht për hyrjen e Shqipërisë në KE. Zyrtarët e Këshillit kanë arshivuar tashmë deklaratat e Spahisë nga Madridi dhe Arbnorit nga Tirana. Që të dy ata kanë pranuar se me kodin e ri penal duhet të ketë rishikim të të gjitha çështjeve qofshin dhe të çështjes Nano. Në këtë kushte duket se Tirana zyrtare po përpiqet të gjejë artificën e limit të liderit socialist të burgosur. Në Paris 29 Maj, në mbledhjen e Komitetit Juridik të Këshillit të Europës, është përgatitur, midis të tjerash, edhe një raport i veçantë për çështjen Nano. Selami ka propozuar dje që në mbledhjen e këtij Komiteti pala shqiptare mund të përfaqësohet nga Spahia apo Dokle. “Unë do të shkoj mundësinë për të shkuar në Paris” – është përgjigjur Spahia. Dhe në se do të vendosë për të marrë pjesë në mbledhjen e Komitetit Juridik të KE, Spahia mund të shkoi këshill radhë i këtij. Reporterët e këtij Komiteti e dinë tashmë se Spahia do të premtojë përsëri për rishikimin e çështjes Nano mbi bazën e kodit të ri penal. ARIAN ÇANI

Ç’kërkon të na kujtojë Italia?

Në kuadrin e festimeve europiane të fitores kundër Gjermanisë dhe Italisë fashiste ndërshimi i ushtrisë kundër shqiptarëve tingëllon keq Qeveria shqiptare kërkon më shumë viza italiane faqe 3

Në Shqipëri ka rreth 7000 përdorues droge

Vetëm në Vlorë janë mbjellë 80 dynym drogë Seminar kombëtar për drogën faqe 5

Sot: Nis festivali i filmit shqiptar

Konkurrojnë 9 filma artistik dhe 9 të animuar faqe 12

Laudrup dhe trajneri danez Nielsen flasin për “Koha Jonë”

faqe 14