Çështja e 400 mijë dollarëve të “Zërit të Popullit”
Ish kryeredaktori i ZP i duti në qeli
Çështja e 400 mijë dollarëve të “Zërit të Popullit”
Edhe Xhixha në Burgun e Tiranës
Ish kryeredaktori i ZP i duti në qeli
Ka qenë arrestin shtëpiak dhe rreth orës 14.30 i detyruar nga forcat e Briskut ish-kryeredaktori i “ZP”, P. Xhixha, i cili siç dihet është akuzuar për “shpërdorimin detyrë” që ka lidhje me shtypshkronjën e gazetës dhe 400 mijë dollarët e saj. Para këtij veprimi ndaj Xhixhës, është “mbyllur në Tiranë” edhe kryeredaktori aktual Thoma Gëllçi po për të njëjtën akuzë. Më pas, po dje, është thirrur në prokurori edhe Nënkryetari i PS dhe kryetari i grupit parlamentar të PS Namik Dokle, i cili është akuzuar i pari rreth 400 mijë dollarëve të “ZP”.
E gjithë kjo valë pyetjesh, dëshmish e arrestimesh ka krijuar precedent në një terrori të vërtetë ndaj gazetës “ZP” e gazetareve të saj e për më tej, ndaj PS. E megjithatë, në qarqet e PS ndjehet një qetësi, e pazakontë në të tilla raste, ndonëse sot PS ka lëshuar një deklaratë publike lidhur me këto probleme.
Namik Dokle në pranga Prokurorisë
Dokle thirret në Prokurori
-“Hetimi ndaj kësaj çështje është një lojë e ndyrë politike”
faqe 2
Socialistët të kërcënuar nga të Djathtët dhe Berisha
Pëllumbi: Do t’i bëjmë thirrje popullit të mbrojë demokracinë...
Kurt Kola: Nuk është e vërtetë se kam kërcënuar socialistët
faqe 3
Vazhdon protesta e forcave speciale
Arrin në 85 numri i policëve që dorëzojnë armët
Asnjë individ dhe instancë shtetërore nuk është takuar ende me protestuesit
faqe 4
Asgjë nuk do të ndryshojë në RTV
Në prag të emërimit të drejtorit të ri
Deputetët flasin për KJ
faqe 7
Në prag të emërimit të drejtorit të ri
Asgjë nuk do të ndryshojë në RTV
Deputetët flasin për KJ
faqe 7
7 të arratisur do të dalin në gjyq
Pas arratisjes së madhe
Gjykohen nga kryetari i ri i Gjykatës së Tiranës
Pas arratisjes së madhe
7 të arratisur do të dalin në gjyq
Gjykohen nga kryetari i ri i Gjykatës së Tiranës
Arratisja e bujshme përsëri në gjykatën e Tiranës. Këtë radhë do të gjykohen protagonistët e vërtetë të ngjarjes misterioze të këtij fillim viti. 7 nga 20 të burgosurit e arratisur do të zënë vendin në sallën e gjyqit. 13 ish policëve të burgut të Tiranës që mundësuan këtë ikje. Këtë radhë gjykimin nuk do ta drejtojë më si më parë trupi gjykues ushtarak. Gjykimi i kësaj çështjeje i është besuar kryetarit të gjykatës së Tiranës z. Qazim Gjonaj. Për kryetarin e ri kjo do të jetë çështja e parë për të që nga koha e caktimit të tij në këtë detyrë. Dita e destinuar për startin e kësaj çështjeje është caktuar e shtuna e fundit e këtij muaji. Gjyqi do të zhvillohet më datë 27 në orën 09.00. Përveç shtatë të arratisurve në gjyq do të jetë edhe ish polici i repartit special numër 88 i cili akuzohet për futjen e fletëve të shar[r]ës dhe darëve, mjete të cilat luajtën rolin e levës së Arkimedit në gjithë këtë histori.
A.P