Socialistët pas kërcënimit për sekuestrim të dokumentave
Kërkesë drejtuar Alush Dragoshit - Qeleshi ka bërë “fillim të paligjshëm të çështjes penale dhe ka përfituar pa të drejtë nga posti zyrtar”
Socialistët pas kërcënimit për sekuestrim të dokumentave
PS kërkon ndjekje penale për Qeles(h)in
Kërkesë drejtuar Alush Dragoshit - Qeleshi ka bërë “fillim të paligjshëm të çështjes penale dhe ka përfituar pa të drejtë nga posti zyrtar”
faqe 2
Do pranojmë humbjen e zgjedhjeve
Konferencë shtypi e PD
Letrat me vlerë në duart e matrapazëve
Konferencë shtypi e PD
Do pranojmë humbjen e zgjedhjeve
Letrat me vlerë në duart e matrapazëve
faqe 3
Më shumë viza nga të dyja anët
Shqipëri - Greqi
350 milion dollarë vlera e pronave shqiptare në Greqi
Shqipëri - Greqi
Më shumë viza nga të dyja anët
350 milion dollarë vlera e pronave shqiptare në Greqi
faqe 4
Ajaks - Milan 1-0
Mbrëmë në Vjenë: 19 vjeçari Kluivert rikthen trofeun në Hollandë
Kluivert dhe Overmars gjatë një aksioni në ndeshjen e mbrëmshme
REUTERS
E mërkura e mbrëmshme pa dyshim që shënon një nga kulminacionet më të mëdha në futbollin Hollandez. Në një përzierje minuta e 84 e takimit final të kupës së 40 të kampionëve, ku 19 vjeçari Patrik Kluivert pas një veprimi të zgjuar brenda zonës së Milanit shënoi golin e vetëm të kësaj ndeshjeje, që u duk se po shkonte drejt rrjedhës së parashikuar dhe drejt shtesës. Pjesën e parë e skuadra e Milanit luajti me mirë, madje e kontrolloi më shumë lojën ...
Panuci dhe Simone. Por futbolli nuk është vetëm një pjesë loje. Në të dyten është skuadra e Ajaksit, një skuadër totalisht e re në moshë që dominon mbi përvojën e skuadrës italiane. Për ekipet italiane kjo ishte finalja e 16 dhe tashmë ata kanë një bilanc të plotë. 8 finale të fituara dhe 8 finale të humbura. Ndërkohë hollandezët janë më të suksesshëm. Për ta kjo ishte finalja e shtatë ku 6 prej tyre janë fituar dhe 1 e kanë humbur. Ndërkohë skuadra e Ajaksit jo vetëm që shpallet kampione e Evropës për këtë edicion, por brenda këtij edicioni të kupës së kampionëve arrin fitore në tretë kundër Milanit duke e mundur dy herë në grup dhe një herë pikërisht atëherë kur duhej, në finale! Ajaks i pat fituar kupën e fundit në 30 Maj 1973 dhe për ironinë në finale pati një skuadër italiane Juventusin të cilin e mundi në Beograd me gol të rreptë në minutën e katërt. Ishte finalja e pestë kjo për Ajaksin ku në pesë të tilla ai ka dalë herë ka dalë fitues. Një nga më të futbollit Hollandez dhe një nga jetët, Ajaksit për këtë edicion Frank Rajkard pas kësaj finaleje e madh i jep lamtumirën zyrtarisht futbollit. Është një nga lojtarët më të mirë në botë, por me vlerë europian. Kësaj larimi me lavdi i këtij futbollisti të madh evropian, kishte tashmë jetën dhe trofeu më i madh i Evropës për këtë vit i takon e më merituar futbollistëve të rinj të Ajaksit ku treqi që i kanë sukses të jashtëzakonshëm në këtë arritje ka padyshim një sukses të jashtëzakonshëm në këtë arritje ka dhe trajneri i tyre Van Gaal.
ADRIATIK DOSTI.
Shefja e llogarisë së “ZP” në Prokurori
Çështja e 400 mijë dollarëve të “ZP”
Vazhdon pa ndërprerje hetimi për çështjen e 400 mijë dollarëve të organit qendror socialist “ZP”. Kjo javë është si duket java e hetimit financiar të kësaj çështje. Një ditë pas thirrjes në Prokurori të shefit ekonomik të PS-së radhën e kishte dhe shefja e llogarisë së gazetës qendrore të kësaj partie.
Dje rreth orës 13.00 ka qenë zj. Drita Sheshi ajo që kishte radhën për të paraqitur në zyrat e Prokurorisë së Përgjithshme. Sheshi ka qenë e para së bashku me ish kryeredaktorin e “ZP” z. Përparim Xhixha që afro dy muaj më parë filluan të shtronjë edhe për nëntë persona të tjerë rrugën e gjatë të hetimeve për këtë çështje. Në këtë mënyrë zj. Sheshi pas nënkryetarit së PS-së, z. Namik Dokle shënon e dyta emri në listën e hetimeve për këtë çështje. Për afro një orë asaj që në mesditë i është dashur t’u përgjigjet pyetjeve të hetuesve në prani të zv/Prokurorit të Përgjithshëm z. Fatos Dervishi. Hetimi i djeshëm duke patur parasysh edhe detyrën që ajo mbulon, konsistoi në saktësimin e disa veprimeve ekonomike. Pas përfundimit të hetimit e shoqëruar edhe nga avokatët e saj z. Bujar Sheshi dhe Mark Pellumbi, ajo u nis drejt banesës së saj, ku edhe kryen masën e arrestit, atë të dorëzanisë personale.
A.P.
Gratë deputete bëjnë thirrje
Dje në Parlament
Ndal skllavërisë së fëmijëve dhe femrave shqiptare
Dje në Parlament
Gratë deputete bëjnë thirrje
Ndal skllavërisë së fëmijëve dhe femrave shqiptare
faqe 4