Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Enjte 25 Maj 1995

PS kërkon ndjekje penale për Qeleshin

Socialistët pas kërcënimit për sekuestrim të dokumentave Kërkesë drejtuar Akush Dragoshit - Qeleshi ka bërë “fyllim të paligjshëm të çështjes penale dhe ka përfituar pa të drejtë nga posti zyrtar” (faqe 2)
Qeleshi Akush Dragoshit

Mbremje në Vjenë: 19 vjeçari Kluivert rikthen trofeun në Hollandë

Mbrëmje në Vjenë: 19 vjeçari Kluivert rikthen trofeun në Hollandë Ajaks - Milan 1 - 0 Komentatori dhe shkrimtari sportiv i “Kohës sonë”, Sokol Balla ndodhet në Vjenë dhe përshkruan emocionet e finales së Kupës së Kampioneve Pauli, dhe Simone. Por holloni mbi skudra e Ajaksit, sinjori Luis van Gal në fushë hodhi futbollistin Patrick Kluivert. Sulmuesi shtatlartë, 18 vjeç, që kishte luajtur vetëm në ndeshjet e fundit të kampionatit holandez, i dha sigurisht një tjetër ritëm hollandezëve. E ardhmja e futbollit europian, kjo që konsiderohet dhe të merret më në mendja atë futbollin blondëz[?]. Për këtë rastin mbështesin dhe 4 e gajks[?] i qarkullojë, e 8 e 4 nuk vlen gjë për ju? Kështu, duke zëvendësuar futbollistin e krahut, njëri nga njerëzit më të mirë të fushës, Jari Litmanen, me një sulmues të pastër, Van Gal ndryshoi gjithçka në fushë. Ajaks e po luante duke dominuar totalisht Milanin duke e shtrënguar në mbrojtje dhe mesfushë. Në pjesën e parë skuadra e Van Gal kishte një superioritet të dukshëm, por pa skore, diçka që e priste dhe publiku i ftohtë gjerman. Pjesa e parë u mbyll me 0-0. Më tej dukej se për fatin e ndeshjes duhej pritur shumë. Që nga minuta e 84, fati i finales do të vulosej. Pasi një kombinacion me de Boer dhe Rijkaard, Patrick Kluivert gjuan në mënyrë perfekte duke i dhënë topit trajektoren e duhur dhe portieri i Milanit duke u shtrirë vetëm sa e prek atë. Nën stadium shpërthen në delir. Evropa për këtë sezon ka një tjetër kampion. Një ekip tjetër e ka fituar Kupën e Kampioneve të Evropës dhe një ekip tjetër e ka zëvendësuar në fronin e fituesit. Në një natë të ftohtë hollandezët dhe italianët e zhvilluan një ndeshje finale që do të mbesë gjatë në memorien e atyre që patën rastin ta shihnin. Ndërkohë hollandezët janë bërë tani 4 herë fitues të kësaj kupe. Vetëm Reali i Madridit me 6 kupa dhe Liverpuli me 4 e Milani me 4 e tejkalojnë Ajaksin në sfidën e këtyre finaleve. Nëse gjithçka është e justifikueshme në këtë ndeshje, në fund duhet thënë se një skuadër e re dhe pa emra, siç është Ajaks, triumfoi plotësisht mbi një formacion me emra, siç është Milani. Kjo për shkak të një pune shumë më profesionale në përgatitje dhe organizim. Zërat e trajnerit të Ajaksit nuk qenë zëra të zbrazët. Për këtë askush nuk duhej të çuditej. SOKOL BALLA
Patrick Kluivert Sokol Balla Luis van Gal Jari Litmanen De Boer Vjenë Hollandë Europë Madrid

Sheqja e ngjarjes se “ZP” në Prokurori

Çështja e 400 mijë dollarëve të “ZP” Vazhdojnë pa ndërprerje hetimet për çështjen e sekuestrimit të 400 mijë dollarëve të “ZP”. Në javën e kaluar hetimet u ndalën për shkak të lëvizjeve që i bëri në kryeqytet kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, por në fillim të kësaj jave me gjithë angazhimet për fushatën elektorale “ZP” prokurorët vazhduan punën dhe po hetojnë këtë çështje. Deri rreth orës 13.00 nga zyrat e ndjekjes së policisë juridike ishin thirrur dhe pyetur disa ekonomistë të “ZP” së bashku me shefen e financës. Zëvendësdrejtori i “ZP”, z. Pëllumb Xhika do të paraqitej në organin e akuzës për të bërë mungesë e thirrjes dhe pyetjeve për këtë javë. Sipas një zëdhënësi jozyrtar pranë Prokurorisë së Përgjithshme, “Në fillim të kësaj jave të gjithë personat të cilët deri më sot kanë qenë të pyetur në policinë juridike e skedarët që disponon oficeri i ndjekjes së kësaj çështjeje do të kalojnë në Prokurori. Tashmë dosja e çështjes së sekuestrimit të 400 mijë dollarëve të “ZP” po bëhet gjithnjë e më voluminoze. Pas përfundimit të ekzaminimeve të para të shumave, po vihet re një ndërgjegjësim i përgjithshëm për dorëzimin e dokumentacionit, konsideruar edhe shpërthimin që po ndesh kjo çështje”. Zëdhënësi specifikoi se prova materiale e vjedhjes së “ZP” do të përballohet me procedurë në këtë periudhë pas përfundimit të fushatës elektorale. Zyrtarisht ende nuk dihet se mungon e gjithë kjo shumë për këtë çështje A.P.
Pëllumb Xhika Prokurori

Gratë deputete bëjnë thirrje

Ndal shkatërrimin së femijëve dhe fermave shqiptare (faqe 4) Dje në Parlament Ndal shkatërrimin së fëmijëve dhe fermave shqiptare (faqe 4)