Një supermashtrim i jashtëzakonshëm alla “Ajdin Sejdia”
Presidenti i firmës “Limani” arratiset në Turqi bashkë me familjen e tij
Një supermashtrim i jashtëzakonshëm alla “Ajdin Sejdia”
Fajdexhiu grabit 1.5 miliard lekë
Presidenti i firmës “Limani” arratiset në Turqi bashkë me familjen e tij
TIRANË - Një supermashtrim i jashtëzakonshëm alla “Hajdin Sejdia”. Rreth një miliard e gjysëm lekë të grumbulluara me fajde nga firma “Limani” janë arratisur për në Turqi bashkë me presidentin e saj. E ndërkohë që kryemashtruesi ka lënë të shoku ar me mijëra vetë nga e gjithë Shqipëria të cilët kishin depozituar në arkat e firmës së tij të hollat e tyre, Prokuroria e Tiranës ka filluar hetimet. Ndërsa Interpoli ka shpallur kërkimin.
Fillojnë hetimet, Interpoli shpall kërkimin për “pashain” e Limanit
faqe 2
PD e PS caktojnë kryetarët
Korçë - Zbarkojnë T.Shehu dhe G.Ruçi
PD e PS caktojnë kryetarët
Vendimet nga lart përcaktojnë gjithçka
faqe 3
Vështirësi për vjedhësit e energjisë elektrike
Arrijnë 136 mijë kontaktorët e parë nga Zvicra
30 përqind e energjisë elektrike vidhet - 25 milionë dollarë humbje për Korporatën Elektro-Energjitike
Kontaktorët që do të futen në rrjetin energjitik së shpejti, janë të pa manipulueshëm dhe duhet të përdoren mjaftë të rënda që ato të thyhen. Vendosja e këtyre matësave do të shoqërohet gjithashtu me vendosjen e 100 mijë vulave ardhur nga Greqia, të cilat kanë numrin personal për çdo familje dhe hapja e tyre identifikon familjen që vjedh energji elektrike.
faqe 3
Unë jam gruaja e Zefit dhe jo e kryetarit Brozi
-Dashuria nuk është vetëm në krevat...
Intervistë me Diana Agollin (Brozi) pak çaste para nisjes për muajin e mjaltit
f. 7
Mbledhje e Ballit Kombëtar në selinë e PR
Selfo: “Për ligjin e shitblerjes së tokës kemi të njëjtin qëndrim si LDSH”
faqe 2
Një gjykatës shqiptar-klandestin në Itali
Shkurt - Itali
Një gjykatës shqiptar-klandestin në Itali
-Kish shkuar “për t’i blerë lavatriçe gruas”
Dëshira për t’i dhuruar gruas një lavatriçe e shtyu gjykatësin shqiptar Gjergj Margjoni (ky është emri i shënuar nga policia italiane), 40-vjeç punonjës në një gjykatë rreth 50 km nga Tirana, të arrinte si klandestin në bordin e peshkarexhës A. Proci, nisur nga Durrësi më 20 Korrik së bashku me 27 bashkatdhetarë të tjerë. Në portin e Barit peshkarexha u kontrollua nga një motovedetë e policisë financiare që ishte ngarkuar me shërbimin kundër kontrabandës.
Sipas AGI (agjencia giornalistica italiana), gjatë ndalimit gjykatësi tregoi motivin e mbërritjes në Itali, sipas tij blerja e një lavatriçeje për gruan për rreth 800 mijë lireta. “Meqenëse lavatriçet që shohim në reklamat e televizionit italian nuk kemi mundësi t’i blejmë në Shqipëri u detyrova të ndërmarr këtë udhëtim për të realizuar blerjen më shpejt dhe më me leverdi ekonomike”. Plani i tij përmbante blerjen e lavatriçes në një dyqan të Puglias dhe prurjen e saj në Shqipëri me një nga peshkarexhat që përditë vijnë në brigjet italiane.
Vritet një shqiptar 26-vjeçar
Viktimë e luftës mes bandave për kontrollin e prostitucionit
Arjan Laçi 26-vjeç, emigrant shqiptar u gjend i vrarë në bordın e makinës së tij të “përplasur me një pemë në një nga periferitë e qytetit verior të Brescias në Itali.
Sipas ndërtimit të skemës së vrasjes nga policia, ngjarja rezulton si më poshtë: është qëlluar më parë nga dy bashkatdhetarë me thikë në grykë dhe në qafë, gjë që i ka shkaktuar humbje të madhe gjaku. Më vonë me vështirësi të madhe djaloshi arrin të ngasë makinën por nuk arrin ta drejtonte dhe u përplas me një pemë që i shkakton përfundimisht vdekjen. Viktima është i njohur nga policia, pasi për të ka patur një denoncim më parë në rajonin e Sardenjës për shfrytëzim prostitucioni. Policia është e bindur që edhe kjo ngjarje bën pjesë në luftën ndërmjet bandave shqiptare për kontrollin e prostitucionit.
Një i ri shqiptar qëllohet me armë zjarri
Dje në mëngjes afër Stacionit Qendror të trenit në Milano u plagos në gjoks me armë i riu shqiptar Edmond Dardha 19-vjeç ndërsa ecte në rrugën Pergolesi.
U shtrua në spital dhe tani është jashtë rrezikut. Sipas tregimit të tij për policinë që filloi çështjen, i kujtohet që i është afruar një “Mercedes” rreth orës 6.30 në bordın e së cilës ishin disa italianë që pa asnjë motiv kanë hapur zjarr. Sipas ANSA ky version i tregimit të tij nuk është shumë bindës për policinë.
ANGELA HYSI
“KJ”, Milano