05/08/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

5 gusht 1995

Godo: Shqiptarë mos blini toka

Konfliktin e tokës do t’a zgjidhë parlamenti i ardhshëm Kalakulla i PDD spektator në sallë Dje në Tiranë - Lidhja e Djathtë fillon mitingjet Duke nisur nga dje, anulimi i ligjeve për tokën nga Lidhja e Djathtë do të kërkohet edhe nëpërmjet mitingjeve. Rreth 500 pjesëmarrës morën pjesë në mitingun e organizuar nga LDSH-ja në sallën e TOB në Tiranë. Merrnin pjesë Kurt Kola, kryetar i shoqatës së ish të përndjekurve politikë, Sabri Godo kryetar i PR-së, Hysen Selfo kryetar i Ballit Kombëtar etj. Gjatë mitingut të djeshëm të LDSH foto F. BILANI faqe 3 Gjatë mitingut të djeshëm të LDSH foto F. BILANI

KËRKOJMË ANULLIMIN E LIGJIT TË TOKËS TË SHTETËZUAR SË SAJ

JO, Pazarin me pronat e ligjshme!

II shtator, takimi Klinton - Berisha

UASHINGTON - Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se presidenti Klinton do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Sali Berisha, më 11 shtator gjatë vizitës së punës që ky i fundit do të bëjë në Uashington. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Majkëll Makeri tha se të dy udhëheqësit do të diskutojnë për procesin e institucionalizimit të demokracisë dhe reformat e tregut në Shqipëri, si dhe mbi rolin e Shqipërisë për vendosjen e stabilitetit në rajonin plot trazira të Ballkanit. Në rendin e ditës do të jetë edhe bashkëpunimi midis dy vendeve për çështjet ekonomike dhe ato të sigurisë.

Arrin në 1000 numri i bimëve të sekuestruara

Zbulohet hashash dhe canabis edhe në Përmet Tjetër aksion i befasishem antidrogë në Berat faqe 2

Hapet konsullata shqiptare në Janinë

Ka nisur të funksionojë në fillim të kësaj jave Konsullata Shqiptare në Janinë. Marrëveshja për hapjen e saj u bë 3 vjet më parë kur Shqipëria dhe Greqia me dëshirën për një bashkëpunim më të madh politik, dhe dëshirën për të përfaqësuar më mirë interesat e tyre në vendet respektive vendosën të hapin Konsullatën Greke në Gjirokastër dhe atë Shqiptare në Janinë. Ndërkohë që Konsullata Greke në Gjirokastër ka dy vjet që funksionon, vetëm pak ditë më parë dy diplomatë të rinj shqiptarë ngritën në rrugën “Napoleon Zerva” të Janinës ku është tashmë selia e Konsullatës Shqiptare, flamurin shqiptar. Ndërsa Konsullata Shqiptare në Janinë ka nisur të funksionojë, Ministria e Jashtme ende nuk ka emëruar konsullin e përgjithshëm shqiptar në Janinë. I.B

Ministri grek i Drejtësisë do të vizitojë Tiranën

Prej datës 15 deri më 17 gusht ministri grek i Drejtësisë Anastasios Peponis do të vizitojë Tiranën, bëjnë të ditur burime informacioni nga Athina. Brenda një kohe të shkurtër, pas ministrit të Jashtëm grek Papulias (vizita e tij në Tiranë shënoi dhe drejtimin e kursit të marrëdhënieve ndërshtetërore drejt ujërave të qeta), pas vizitës së ministrit të Mbrojtjes Arsenis, është ministri grek i Drejtësisë që do të vizitojë Tiranën. Gjatë vizitës së tij dy ditore në Tiranë, Peponis do të takohet me homologun e tij Frashëri si dhe me autoritetet më të larta shqiptare. Dy ministrat e Drejtësisë do të nënshkruajnë një marrëveshje për bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar. ILIR BABARAMO

Berisha do ta kthejë bregdetin në Bathore

Presidenti kërkon votat e verilindjes duke shitur tokat buzë detit Të gjithë kundër Berishës. Shpërngulja në bregdet kërkon miliarda faqe 3

Sot në AKS

Botohet - Dashuria që tronditi botën Lidhjet e fshehta të princeshës Diana Për herë të parë për publikun shqiptar: Mbi librin e tretë të Marin Barletit Pandi Lago: Spektakli nuk është ambicia ime

Speciale - Vlorë

-35 klandestinë në Konisaratin e Polcisë -U mbytën familjet, ndërsa shëkisin me varkë -Shpëton jetën në luftë me dallgët Ndërsa mbytet shoku i tij 34-vjeçar f. 5