Pas gjykimit në Tepelenë dhe Apel përgatitet kërkesa
Brenda dy ditëve kërkesa mbërrin në Gjykatën e Kasacionit
Avokati Sanxhaku: “Nuk ka asnjë pengesë juridike për gjykimin në shkallë të tretë”
Pas gjykimit në Tepelenë dhe Apel përgatitet kërkesa
Nano do të gjykohet në Kasacion
Brenda dy ditëve kërkesa mbërrin në Gjykatën e Kasacionit
Avokati Sanxhaku: “Nuk ka asnjë pengesë juridike për gjykimin në shkallë të tretë”
“Nuk ka asnjë pengesë juridike për gjykimin e liderit socialist Fatos Nano në Gjykatën e Kasacionit. Ndryshimet në ligjin për hyrjen në fuqi të Kodit të Ri Penal kohët e fundit nga ana e Kuvendit Popullor nuk kanë të bëjnë me vazhdimësinë e gjykimit të klientit tim për këtë shkallë gjykimi”, shprehet avokati i numrit një të PS, z. Përparim Sanxhaku... Sipas avokatëve të Nanos formulimi i kërkesës ka marrë formë të plotë dhe brenda dy ditëve ajo do të depozitohet në sekretarinë e Gjykatës së Kasacionit.
faqe 2
Misteri i uraniumit dhe viktimat e tij
“Asnjë inxhinier nuk pa vinte në dijeni se
Megjithatë insistolej që të rilynin e të
Republikanët mes Lidhjes dhe Berishës
Godo në konferencë shtypi
Godo që në fillim të konferencës së tij për shtyp deklaroi se Presidenti Berisha në konferencën e djeshme të PD së Tiranës përsëriti edhe njëherë urimin e njohur që 2.300.00 shqiptarët ta gëzojnë tokën.
Ku e gjeti pushteti i sotëm tokën që u fali shqiptarëve? U shpronësua dikush për të pronësuar dikush tjetër, gjë që s’mund të ndodhë në një rend demokratik ligjor.
faqe 3
Ministri grek i Financave do të vizitojë Tiranën
Pritet të institucionalizohet bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve
faqe 2
Greqia do të presë 10 mijë refugjatë serbë
Ministri i jashtëm Papulias ftoi tërë sipërmarrësit dhe qytetarët grekë, që të ndihmojnë popullin serb.
Ai u tha se ndihma greke për Serbinë po bëhet me urdhër të kryeministrit Papandreu dhe me përkrahjen e OKB.
faqe 10
Balkani më i ballkanizuar se kurrë
Sa kushton toka e Kosovës
A mund të harrojë shfarosjet një Ballkan që vazhdon të prodhojë me lëndën e çastit histori dhe histeri? Heronj dhe antiheronj? Miq dhe armiq? Legjenda dhe çmitizime? Folklor dhe xhaz? Politikë e filozofi? Sepse në Ballkan vazhdon e djeshmja të vrasë të sotmen dhe të nesërmen në emër të nacionalizmit...
Speciale - Ballkan
REUTERS
faqe 12-13
Speciale - Ballkan. REUTERS
Rinisín operacionet antidrogë
Canabis konkuron denjësisht duhanin
FIER-Canabis, “kutia e Pandorës” që s’duhej pranuar u çel për fshatarët.
Të inkriminuar, të keqtrajtuar, të pandërgjegjshëm se me duart e tyre ata do të pasuronin dhe vitrinë të tjerë njerëz, sot e kanë të vështirë të kuptojnë se përse përballen me policinë, gjyqin, burgun. Operacioni anticanabis, që këto ditë rinisi nga fillimi në fshatrat e Fierit, përpiqet të mbyllë kapakun e këtij skandali dhe bashkë me të dhe fijet e shpresës për pasurim. Në fshatrat Radoshtinë, Metaj, Sul, Hamil, Çakran u rikthyen forcat speciale dhe kapën mijëra rrënjë canabis njësoj si tri javë më parë. “Do të asgjësohet përfundimisht canabisi në zonat ku ka nisur puna më parë dhe më vonë do të përparohet në fshatrat e tjerë”, thotë një oficer policie. Policët po tregohen këmbëngulës në zonat e mësipërme. Fshatin Radoshtinë forcat speciale e vizituan disa herë këto ditë ndoshta për faktin se këtu fshatarët planifikues dhe aspak qengja të urtë vendosën dinamit në rrënjët e canabisit. Mundësia e policëve për të neglizhuar është minimizuar nga drejtuesit e operacionit duke iu rikthyer punës nga e para. Nuk janë falur kësaj radhe as kryepleqtë. Janë kontrolluar edhe kopshtet e tyre. Në zonën e Hamilit një kryeplak u gjetën 2000 rrënjë canabis dhe për këtë shkak ndalohet në komisariat 48 orë. Fatin e tij e kanë patur dhe shumë fshatarë të tjerë por prokuroria tani ka vepruar vetëm ndaj një personi nga Cakrani. Duke e cilësuar alarmante përhapjen e kultivimit të drogës një zyrtar bujqësie që preferon të ngelet anonim thotë: “Me siguri që bimët narkotike e kanë zëvendësuar denjësisht kultivimin e duhanit në prefekturën e Fierit madje, shton ai, janë edhe disa lloje të tjera bimësh narkotike përveç canabisit që kultivohen aktualisht e për të cilat me sa duket policia nuk ka dijohur”. Lidhur me dukurinë e kultivimit të bimëve narkotike specialistët e bujqësisë mendojnë edhe për një lloj policie të re që duhet krijuar, thotë kryetari i Policisë e Fushave, Z. ALUSHI
Viktimat e tij
“Asnjë inxhinier nuk na vinte në dijeni se nxirrnim uranium. Ne habiteshim pse na binte të fikët. Sidomos galeria 115 ishte ferr. Sapo hyje të dhimbte përnjëherë i gjithë trupi. Mezi qëndroje një orë brenda.”
“Asnjë inxhinier nuk na vinte në dijeni se nxirrnim uranium. Ne habiteshim pse na binte të fikët. Sidomos galeria 115 ishte ferr. Sapo hyje të dhimbte përnjëherë i gjithë trupi. Mezi qëndroje një orë brenda.
Megjithatë insistoj që të rilunim e të vazhdonim... Pas fillimit të punimeve në galeritë e panumërta ka filluar një fenomen makabër. Thuajse gjysma e fëmijëve të lindur pas ’72-shit janë me të meta mendore e fizike...”
faqe 5