19/08/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

19 gusht 1995

Berisha në Amerikë PS në Ambasadë

Takim mbi tre orë i socialistëve në Ambasadën Amerikane Servet, Pellumbi dhe Ilir Meta takohen dje me Ambasadorin e SHBA, Bashkim Zeneli dreken me Sekretarin politik të Ambasadës Takim mbi tre orë i socialistëve në Ambasadën Amerikane Berisha në Amerikë PS në Ambasadë Servet, Pellumbi dhe Ilir Meta takohen dje me Ambasadorin e SHBA, Bashkim Zeneli dreken me Sekretarin politik të Ambasadës Faqe 3 Nënkryetarët e PS Pellumbi dhe Meta dje duke dalë nga Ambasada Amerikane Foto: FELIX BILANI

Helsinki Shqiptar rikërkon lirimin e Fatos Nanos

Në vazhdim të letrës së Amnesty International Ripërsëriten edhe njëherë kërkesat për lirimin e kryetarit të PS Fatos Nano. Komiteti Shqiptar i Helsinkit këtë herë ka gjetur rastin të kërkojë lirimin e liderit socialist nisur nga letra e organizatës së madhe të të drejtave të njeriut “Amnesty International” e cila i kërkonte para disa ditësh presidentit shqiptar Sali Berisha lirimin e Nanos duke e cilësuar si të burgosur politik. Helsinki shqiptar ka bërë thirrje për kapërcimin e çdo ngurrimi dhe paragjykimi për ndreqjen e një vendimi gjyqësor jobindës. Në këtë aspekt, deklarata e Helsinkit duhet t’u shërbejë gjyqtarëve shqiptarë, konkretisht atyre të Gjykatës së Kasacionit, të cilët në muajin Shtator do ta kenë për dy herë me radhë dosjen Nano para gjykimit të tyre. Plenumi i kësaj gjykate ka nisur më 26 Korrik gjykimin e çështjes Nano pas kërkesës së këtij të fundit për mbrojtje ligjshmërie dhe pas pranimit të kësaj kërkese nga kryetari i gjykatës Zef Brozi dhe kërkesës së këtij për pafajësi lidhur me akuzën e përvetësimit të ndihmave italiane nga ana e Nanos. Ishte Prokurori i Përgjithshëm Alush Dragoshi ai që kërkoi shtyrjen e gjykimit dhe pas pranimit të kësaj kërkese, Plenumi doli me vendim për shtyrjen e gjykimit në muajin Shtator. Po kështu, para tre ditësh, është depozituar edhe kërkesa tjetër e Nanos dhe avokatit të tij në gjykatën e Kasacionit kundër vendimit të asaj të Apelit të datës 21 Korrik, kur prokurori kërkoi lirimin e Nanos. Nisur edhe nga deklarata e Komitetit shqiptar të Helsinkit, gjykatësit e Kasacionit këtë radhë do ta kenë shumë më të lehtë të kapërcejnë pengesat e paragjykimeve politike që ka patur çështja Nano për dy vjet me radhë, pasi ata do të vendosin me vendim për lirimin e një të burgosuri politik. Lexoni në faqen 3 deklaratën e KSHH

Kush e kontrollon tregëtinë e armëve

Zv.ministri i Mbrojtjes deklaron: “Ne u kemi shitur armë vetëm firmave private shqiptare” Si kanë përfunduar armët shqiptare në Afganistan e Ruanda Faqe 2

180 punëtorë hidhen në grevë

-Privatizimi të mos i hedhë punonjësit në rrugë -Nëse nuk plotësohen kërkesat, më 25 gusht do të ketë grevë urie Punëtorët grevistë dje në Frigoriferin e Tiranës Faqe 4

U lajtën 3 takimet e para

-Sot zhvillohen 5 ndeshjet e tjera Kupa 43 e Shqipërisë Të enjten në Laç-Ekipi vendas ka mundur Partizanin 3-1! Ka shënuar në fillim R. Haxhiaj për Partizanin në të 15'. Sabah Mici ka barazuar për Laçin në të 30'. 3 minuta më pas ka shënuar Xhela me 11 metërsh. Në të 53' Çiçi ku ka shënuar golin e tretë për Laçin. Në të 68' Xhela ka humbur një 11 metërsh për laçianët. Të premten në Krujë-Trajneri i ri Mema ka startuar me fitore. Tirana ka fituar 1-0 me gol të Markoçit, lojtar ky produkt i duarve të trajnerit Sulejman Mema. Goli i Markoçit u shënua në të 85'. Të premten në Kavajë-Takimi i parë midis Besës dhe Teutës i zhvilluar në Kavajë është mbyllur në barazim 0-0.

Alarm në Bankën e Shtetit

Pështjellim dhe frikë për punonjësit, klientët dhe kalimtarët e rastit dje paradite në qendër të kryeqytetit. Në ambientet e brendshme dhe të jashtme të Bankës së Shtetit në orën 11.25 ka oshëtirë sinjali i alarmit. Për një moment tingulli i pazakonshëm ka topitur të pranishmit. Hutimi ka zgjatur edhe më tepër kur nga rruga e Durrësit me sirena pa ndërprerje kanë mbërritur disa furgona të policisë së ruajtjes së objekteve të Tiranës. Kanë zbritur menjëherë policë të veshur me antiplumb dhe pistole­ta në duar. Janë rreshtuar të gjithë hyrjet dhe daljet. “Duart lart”- ka qenë komanda e zbatueshme për të gjithë. Është kontaktuar me drejtuesit e bankës dhe faktori i alarmit është seleksionuar menjëherë. Duke pastruar në njërin prej mjediseve, një punonjëse kish­te bërë takimin e sistemit të sinjalizimit. Megjithatë është marrë në moment masa maksimale e ndëshkimit të parashikuar për këtë rast. 500 lekë gjobë për alarmin e rremë.

Lexoni sot në AKS

Shkrimtari i madh turk Jashar Qemal i shkruan AKS-it Vazhdon botimi i romanit mbi Historinë e Dashurisë së Princeshë Dianës Katër presidentet e Vlorës kërkojnë të arsimojnë dhe kurojnë qentë Rubrika DUA, Na shkruajnë dhe iu përgjigjemi të rinjve