Partitë politike në mbrojtje të Brozit
Ceka: “Nuk duhet të humbim kohë me një njeri të humbur”
Partitë politike në mbrojtje të Brozit
Mocion kundër Berishës
Ceka: “Nuk duhet të humbim kohë me një njeri të humbur”
“Ndoshta ka ardhur momenti që të bëhet një mocion kundër Berishës lidhur me çështjen e dosjeve”, tha dje Skënder Gjinushi, kryetar i PSD-së. Shkak për këtë hap të ri është lufta që PD-ja dhe mekanizmat e saj filluan sërish kundër Kryetarit të Gjykata-së së Kasacionit Zef Brozi dhe mjetet që po përdoren. Papritur gazeta RD dhe Ministri i Drejtësisë Frashëri kanë filluar një sulm frontal ndaj Brozit. Ndërsa RD-ja e quante Brozin sharlatan, duke laj-mëruar se do të botojë edhe dosje, Ministri Frashëri pretendon se ka gjetur shkelje flagrante të të drejtave të njeriut dhe se një material përmbledhës do t’ia dërgojë Gjykatës Kushtetuese.
Faqe 3
Ramiz Alia duhet të paguajë 1.174.167 lekë
Përmbaruesit mbërrijnë dje te ish presidenti
Alia: “Nuk kam pasuri as të tundshme e as të patundshme, as shtëpi e as pension”
Përmbaruesit mbërrijnë dje te ish presidenti
Ramiz Alia duhet të paguajë 1.174.167 lekë
Alia: “Nuk kam pasuri as të tundshme e as të patundshme, as shtëpi e as pension”
Faqe 2
Uji me krimba në pallatet “Shallvare”
Alarm në kryeqytet
Nuk mund të pihet as i zierë
Alarm në kryeqytet
“Uji të mos pihet as i zierë”. Ky është urdhëri i Drejtorisë së Shëndetit Publik në Ministrinë e Shëndetësisë, pas konstatimit se uji i pijshëm për banorët e pallateve “Shallvare” në qendër të kryeqytetit përmban krimba. “Do të bëjmë grevë në qoftë se nuk merren masa për ujësjellësin”, reagojnë qytetarët.
Uji me krimba në pallatet “Shallvare”
Nuk mund të pihet as i zierë
Faqe 3
Policia godet artistët në mes të qytetit
Elbasan: Skandal pas spektaklit: “Rinia në hapësirat blu”
Faqe 2
Masakër në Sarajevë
-35 të vdekur dhe 88 të plagosur
Ja disa nga viktimat e dje-shme të bombardimeve të serbëve kundër banorëve të Sarajevës. Foto REUTERS
Faqe 7
Aksident i rëndë automobilistik
3 të vrarë dhe mbi 10 të plagosur
ELBASAN - Britma dhe gjak në sheshin pranë urës së Zaranikës, vaj dhe lot në spitalin kirurgjikal të Elbasanit.
Autobusi me targë EL 4047 A, me shofer R. Çollaku, ishte protagonisti i ngjarjes tragjike që ndodhi mbrëmë në të hyrë të qytetit të Elbasanit. Në rrotat e tij kanë gjetur vdekjen të paktën 3 qytetarë dhe janë plagosur afërsisht 10 të tjerë. Ky është bilanci i këtij aksidenti gjer në orën 19.30 të ditës së djeshme.
Autobusi i Elbasanit ishte nisur për në fshatin Mollagjesh të zonës së Funarit për të transportuar fshatarët e kësaj zone, shumica bashkëfshatarë të shoferit. Ka qenë momenti i zbritjes për në stacion nga disheza në sheshin e urës së Zaranikës, kur frenat kanë provokuar sigurinë e shoferit Çollaku. Por, ndërkohë që është ortuar për t’i shpëtuar jetën një çift me biçikletë, automjeti i rëndë ka përfunduar në trotuar pikërisht aty ku e prisnin udhëtarët që do të udhëtonin me të. Kjo zvendosje shkaktoi dhe fatkeqësinë. Ka vdekur në vend V. Hasa 26 vjeç nga qyteti i Elbasanit, Rabie Sina 35 vjeç me 4 fëmijë nga Mollagjeshi, Fatime Deliu po nga Mollagjeshi që ka dhënë shpirt në sallën e reanimacionit. Në të njëjtën kohë me aksidentin ka mbërritur edhe policia.
“Dërguam menjëherë në spital të vrarët dhe të plagosurit, - shprehet komandanti i trafikut të qytetit, - si dhe përpiluan shpejt rrethanat e ngjarjes duke ndaluar edhe shoferin aksidentues”. Ndërkohë personeli i kirurgjisë në spitalin e Elbasanit po punon intensivisht që vdekja të mos marrë jetë të tjera.
BESIM DYBELI