Ciklon në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë - Merr pjesë presidenti Berisha
Kryeprokuror i ri i Tiranës, Adnand Xhelili me kurs 6 mujor
Ciklon në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë - Merr pjesë presidenti Berisha Shkarkohen Qelesh dhe Gjokutaj Kryeprokuror i ri i Tiranës, Adnand Xhelili me kurs 6 mujor TIRANË - Ndryshime rrënjësore në Prokurorinë e kryeqytetit pas mbledhjes së djeshme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kryeprokurori i saj, Arben Qelesh është shkarkuar dhe ka përfunduar gjykatës në Apel. Zëvendësi i tij, Genc Gjokutaj, është shkarkuar gjithashtu dhe është caktuar prokuror po në këtë gjykatë. Në vend të Qeleshit, Këshilli ka emëruar Adnand Xhelilin, prokuror në Drejtorinë e Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Ndërsa në vend të Gjokutajt, Vexhi Muçmarkun, drejtor i Drejtorisë Hetimore. Po ashtu janë bërë 76 emërime në Prokuroritë dhe Gjykatat e rretheve dhe u rikonstruktuara tërësisht Prokuroria Ushtarake duke u zvogëluar numri i tyre në gjithë Republikën.
Emërohen 30 prokurorë dhe 46 gjyqtarë në rrethe. Pushohen nga puna 4 prokurorë të Tiranës
Grabiten refugjatët
300 mijë emigrantë
Sot në Athinë, takimi Papulias - Sereqi
Berisha përshëndet sulmin kundër serbëve
TIRANE - Presidenti Berisha deklaroi dje se ai përshëndet goditjen ajrore masive që avionët e NATO-s ndërmorën dje paradite ndaj objektivave ushtarake të serbëve të Bosnjës.
Një aksion i tillë ndaj terroristëve serbë është një akt i ligjshëm dhe një përgjigje më se e merituar për kasaphanën e shkaktuar prej tyre të hënën në Sarajevë e për shumë akte kriminale deri në genocid që ata kanë bërë gjatë luftës në ish-Jugosllavi, thuhet në deklaratën e presidentit shqiptar. Sipas presidentit Berisha, kombinimi i masave të tilla me negociatat diplomatike, siç kanë treguar edhe precedentë të mëparshëm, është rruga më e mirë e më e shpejtë për arritjen e një marrëveshjeje dhe vendosjen e paqes në Bosnje.
Grabiten refugjatët në kufirin grek
Banda me uniforma greke u grabit 23 refugjatëve 260 mijë dhrahmi, 100 mijë lekë dhe katër ora dore
Për refugjatët ka dy lloj rreziqesh: të kapen nga ushtarët grekë, por dhe të grabiten nga patriotët e tyre, madje këta të fundit mund të shfaqen dhe si ushtarë grekë që ruajnë kufirin. Një bandë prej gjashtë vetash, me uniforma ushtarake dhe armatim grek, grabitën 23 refugjatë nga Levani dhe Cakrani që kaluan kufirin greko-shqiptar në Leskovik. “Sapo kaluam kufirin në mbrëmjen e datës 26, - tregon Bujar Suli nga Levani - dhe papritur një person nga Policia i quajtur A.H., i cili na lutet t’a marrim me vete. Por ai na ka drejtuar për tek pista që na kishin vënë grabitësit”. Refugjatët në kërkimin e armëve të bandës, e cila përdorte uniforme të ushtrisë greke, kanë dorëzuar 260 mijë dhrahmi, 100 mijë lekë, katër ora dore dhe janë rrahur barbarisht. “Refugjati” nga Policia është larguar dhe është kapur nga ushtarët grekë të cilët pasi kanë marrë vesh grabitjen ia kanë dorëzuar refugjatëve shqiptarë. Këta të fundit e kanë dorëzuar pengun në komisariatin e Fierit dhe kanë bërë denoncim për vjedhje dhe dhunë. “Sot mora vesh se personin që ne dorëzuam në polici, - thotë Bujari, - e kanë lëshuar për mungesë provash”. Burimet tona nga komisariati informojnë se refugjatët kanë protestuar të martën në mbrëmje tek shefi i komisariatit dhe kanë shprehur gadishmërinë të denoncojnë gjithçka rreth bandës që i grabiti ata në Leskovik.
ZAMIR ALUSHI
Leskovik, emigrantët shqiptarë të nisur drejt Greqisë. Foto: D.KABA
300 mijë emigrantë shqiptarë në pritje
Karta për shqiptarët, por edhe viza për grekët
Sot në Athinë, takimi Papulias - Sereqi
F. 4
Vrasja - provokacion i serbëve
Pala jugosllave synon të krijojë konflikt
Ministria e Brendshme proteston pas incidentit në kufi
F. 2