Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Enjte 4 Janar 1996

Furtuna e opozitës bie mbrëmë mbi KE

Reporterët e Këshillit të Evropës mbërrijnë në Tiranë 7 parti takohen me Finsberg dhe Kolumberg Reporterët e Këshillit të Evropës mbërrijnë në Tiranë 7 parti takohen me Finsberg dhe Kolumberg Furtuna e opozitës bie mbrëmë mbi KE Nuk janë zbatuar kushtet e pranimit të Shqipërisë në Këshillin e Evropës PS: Do fitojmë zgjedhjet dhe do të bëjmë kushtetutën Vendimet ndaj Nanos kanë qenë politike Kanë zgjatur vitin e ri të politikës shqiptare dy reporterët e Këshillit të Evropës, Finsberg dhe Kolumberg. Takimet e kokave kryesore të partive shqiptare me të dërguarit e KE janë zhvilluar në formën e intervistave. Opinioni i PS është që pas pranimit të Shqipërisë në KE, disa nga elementët e domosdoshëm për t’u zbatuar, në fakt janë “përkeqësuar”, tha Dokle pas takimit. Edhe partia më e madhe e opozitës ka dorëzuar në duart e reporterëve një vëllim vërejtjesh ku përfshiheshin 6 pika. Kolumberg dhe Finsberg gjatë takimeve të djeshme në hotel Rogner foto G. SHKULLAKU faqe 3
Finsberg Kolumberg Kastriot Islami Fatos Nano G. Shkullaku Tiranë Shqipëri Hotel Rogner

Opozita: Buxhetin do ta ribëjmë pas zgjedhjeve

Miratimi i këtij projekti do të pasohet me rritje çmimesh 99 miliard lekë për shtetin e '96

Viti i Ri - Festë dhe incidente

Në kryeqytet 36 të shtruar në spitale. Njëri rrezikon të humbasë dorën, katër të tjerë sytë 100 ton fishekzjarre zbardhin natën e parë të vitit Mbi 30 viktima të ushqimit të tepërt Vjedhin 2 milion dhrahmi natën e Vitit të Ri Kryeqyteti shqiptar thuajse ka festuar në rrugë Ditën e Parë të vitit. Zhurmat e plasjeve dhe drita shumëngjyrëshe të fishekzjarreve kanë përflakur qiellin e natës së Festës por kanë sjellë edhe viktimat e para të vitit. faqe 2, 6
Kryeqytet

Berisha i shton Nanos 4 muaj burg

Dokle: Cinizmi nuk quhet falje dhe nuk falenderohet Pas “faljes” së presidentit Socialistët, ndërsa përshëndetur “amnistinë” 17 orëshe kur Fatos Nano u lejua të merrte pjesë në varrimin e nënës së tij, nuk kanë bërë një gjë të tillë për “amnistinë” e mbi 5760 orëve të falura nga presidenti Berisha në rastin e Vitit të Ri. “Berisha përfundimisht i ka humbur të gjitha shanset për të vendosur marrëdhënie serioze me opozitën”, deklaron Kastriot Islami, pas uljes së dënimit të Fatos Nanos për 8 muaj nga ana e presidentit Berisha. faqe 2, 6
Berisha Fatos Nano Kastriot Islami

Që sot, me 24 faqe

Besimi te lexuesit, garancia jonë më e fortë drejt suksesit Ky numër i parë i “Koha Jonë” për vitin 1996 shënon dhe një epokë të re për gazetën tonë. Që sot ajo do të dalë me 24 faqe të përditshme, duke synuar kështu që brenda vetes të përmbajë më shumë informacion, lajme, komente e analiza për ngjarjet në Shqipëri dhe në botë. Stafi i gazetës “Koha Jonë” nuk pretendon se sot po fillon një revolucion, por është i bindur se po sjell një ndryshim cilësor në shtypin e ri shqiptar. Dikë ky ndryshim me mendonim se është në përputhje me vetë zhvillimin e Shqipërisë. Kështu, duke mos qenë më një vend i izoluar, prej kohësh është rritur interesimi për gjithçka ndodh në botë e kryesisht në vendet fqinje. Lufta në ish Jugosllavi, zgjedhjet në disa vende ish komuniste, e dhëna me karakter ekonomik për ato vende me të cilat kryeaktivitet tregtar, etj, kanë qenë të lidhura dhe me interesat e shumë shqiptarëve. Pikërisht për këtë, dhe duke menduar se ka ardhur koha, gazeta “Koha Jonë” do të botojë më tej faqe me lajme të jashtme, si dhe do të shtojë tipe faqe tjetër me informacione ekonomike përtej botës, të nevojshme për tregtarët shqiptarë. Një tjetër ndryshim do të jetë dhe shtimi i një faqe politike. Viti 1996 është viti i zgjedhjeve dhe natyrisht që aktiviteti kryesor politik do të zbresë nga qendra në rrethe. Çdo qytet kryesor i Shqipërisë, nëpërmjet korrespondentëve tanë, do të gjejë vend përditë në faqet e gazetës, duke filluar nga ngjarjet politike e deri te kronikat kulturore, për të cilat është paraqitur një tjetër faqe shtesë. E gjithë kjo punë e gazetarëve të “KJ” ka si motiv të saj, sa më shumë dhe sa më mirë për lexuesin e gazetës. Dy vjet më parë, pikërisht më 4 janar të 1994, gazeta “Koha Jonë” filloi botimin e saj të përditshëm dhe brenda 6 muajsh arriti dyfishojë faqet e saj. Sot ajo do të kalojë në një dukuri te lexuesve më e plotë, më e konsoliduar dhe me njëkohësisht duke tentuar të jetë më e afërt me e kërkuar. Gjatë gjithë historisë së saj gati pesë vjeçare, gazeta “Koha Jonë”, si në ditët e mira, ashtu dhe në ato të vështirat ka ditur përherë të mbështetet e mijëra lexuesve të saj në gjithë Shqipërinë. Komunikimi me ta ka qenë vetëm faqet e gazetës, por të dy palët kanë kuptuar shumë mirë njëri-tjetrin. Dhe natyrisht ky mirëkuptim ka qenë baza mbi të cilën çdo rast i gazetës mbështet për të filluar botimin e gazetës me 24 faqe. Në këtë ndërmarrje të vështirë, besimi të lexuesit është garancia jonë më e fortë drejt suksesit. Duke e bërë më të plotë gazetën, ne mendojmë se do të gjejmë më shumë e vend e pranë lexuesve, te cilët janë njëkohësisht burimi dhe burimi i energjisë së punës sonë. Me shtimin e faqeve, “Koha Jonë” do të premtojë gjithmonë brendinë e saj duke ruajtur freskinë dhe vërtetësinë e shkrimeve. Gazeta do të ruajë përherë parimet e saj, gazeta të konsoliduar, duke e konsideruar botimet e lira si shenjtë pavarësinë, të vërtetën dhe të drejtën. Mendimet dhe idetë tona janë të lidhura me frymën e gazetës dhe ne duam që “KJ” të jetë përherë një tribunë ku njerëzve që i duan lirinë e drejtësinë. A. SHKULLAKU
A. Shkullaku Shqipëri Ish Jugosllavi

Sot një kalendar falas

Gazeta Viti i Ri 1996 Sot lexuesit bashkë me gazetën “Koha Jonë” do të marrin falas dhe një kalendar të vitit 1996. Seksioni shqip i Radios gjermane Deutsche Welle uron dëgjuesit e tij me një kalendar të dhuruar nëpërmjet gazetës “Koha Jonë”