Opozita: Berisha do na sigurojë fitoren
Pas propozimit që Presidenti të udhëheqë fushatën elektorale të PD
Ceka: Ai është komunisti i fundit dhe me të merr fund komunizmi në Shqipëri
“Presidenti në krye të PD për fushatën elektorale”, ka qenë një propozimi i drejtuesve të fondacionit Konrad-Adenauer dhe është pranuar si zgjidhje e shenjtë nga PD. Këtë propozim e kanë përkrahur edhe përfaqësues të opozitës, të cilët mendojnë se dalja e Berishës në krye të PD-së në fushatën e ardhshme elektorale do të jetë shansi kryesor i fitores së tyre. Dokle, Ceka dhe Gjinushi e mbështesin këtë mendim në autoritetin e humbur të Berishës, si dhe tek humbja e madhe që pësoi PD në Referendumin e 6 Nëntorit ku Berisha ishte iniciatori dhe udhëheqësi i kësaj fushate. faqe 3
Buxheti '96 Qeveria: Një milion USD për PD
Mbi 20 parti do marrin gjithsej 200 mijë dollarë
Shqipëri: Më pak demokraci se në '92
Memorandumi i PAD lidhur ne respektimin e detyrimeve të Shqipërisë ndaj KE
faqe 4
Tërmet në doganë
Shkarkohet drejtori dhe afro 60 për qind e doganierëve të Tiranës
faqe 5
Banka konfirmon “800 mijë $ të zhdukura”
Rinis procesi i skandalit “Epidamn”
faqe 7
Atentat në banesën e kryegjykatësit të Tiranës
Shpërthim tritoli në shtëpinë e Qazim Gjonajt
Presioni shpërthen edhe derën e kreut të Kasacionit
faqe 2
Vdes nga pija natën e Vitit të Ri
TIRANË - Fatkeqësi në kulmin e festës më të madhe të vitit. Një burrë i moshuar ka ndërruar jetë pikërisht në momentet e ndërrimit të viteve.
Dhe ka qenë doza e tepërt e pijeve ajo që ka konvertuar tragjikisht jetën me vdekjen. Ndërkohë që akrepat janë puthur me padurim në orën 24.00, me po aq padurim i është afruar vdekja Zaim Vrenozajt, 63 vjeç, nga Tirana, jeta e të cilit është këputur nga “mbipesha” e rakisë. Viktima e fundit e të kaluar dhe e para e këtij viti, i ka kaluar çastet e mbrame të jetës së tij, në I ndjerë fare, në repartin e Toksikologjisë, në spitalin Ushtarak të kryeqytetit. Vrenozaj arrin në gjendje kome në spital, pasi kishte abuzuar me një sasi të madhe alkooli. Por megjithatë vdekja e plakut nuk ia shkatërroi gëzimin e festës të afërmeve të tij, të cilët e morën vesh lajmin kobzi mëngjesin e së nesërmes. Z.D
Var veten në degën e ullirit
Fatkeqësi në kulmin e festës
KAVAJË - Regjistrohet si viktima e parë e vitit 1996. Simboli i paqes shndërrohet në altar vetëflijimi.
Dhe janë çastet e para të këtij viti, kur një i ri nga një fshat i Kavajës ka zgjedhur për t’i dhënë në mënyrë tragjike lamtumirën kësaj bote varjen në degën e një peme ulliri. Megjithatë ende nuk dihet motivi që e ka shtyrë këtë djalë drejt vdekjes. Sapo Viti i Ri kishte hedhur “hapin e parë”, në regjistrin e vetëvrasjeve, vdekja shënoi të parën viktimë. Çlirim Burraci, 21 vjeç, nga fshati Sulaj i rrethit të Kavajës. Ai u largua nga shtëpia e tij rreth një orë para mesnatës së 31 dhjetorit dhe 1 janarit, ndërkohë që familjarët e tij ishin duke “notuar” në atmosferën rozë të festës së Vitit të Ri. Litari e vdekjes ia e kishte lidhur në një degë ulliri, tek blloku i ullishtave të fshatit të tij e lindjes. Arsyeja e kësaj vetëvrasje, akoma nuk është qartësuar. Njëra prej hipotezave të mundshme që ka gjetur mbështetje dhe nga organi i policisë është ajo e një depresioni të thellë psikik. Z.D
Viti i ri në Indonezi Tërmete dhe përmbytje
Dhjetra viktima, 87 milionë dollarë dëme dhe 15 mijë familje të larguara
faqe 12
Berisha do të vizitojë Kinën
Nga 16 deri 19 janari
Zhurmat propagandistike për “tradhëti” tani po konkretizohen në të kundërtën e tyre nga vetë propaganduesit
Partia Demokratike i është një nga kundërshtarët më të ashpra të marrëdhënieve të Shqipërisë me Kinën në vitin e parë të formimit të saj. Ajo organizoi demonstrata antikineze para Ministrisë së Jashtme pikërisht katër vjet më parë, me rastin e një vizite që ministri i atëhershëm do të bënte në Kinë. Ajo u quajt në atë kohë një tradhëti kombëtare. Për një kohë të gjatë, PD dhe shtypi i saj zhvilloi një luftë të ashpër propagandistike kundër vizitës së kryetarit të PS në opozitë, Fatos Nano, bëri në shtetin gjigand. Por pas ardhjes në pushtet Partia Demokratike e ndryshoi shumë aspekt qendrimin e saj antikinez dhe duket se arriti të kuptojë që ideologjia nuk hyn me marrëdhënie e ndërkombëtare e një shteti faqe 10
15 kanale në shtëpitë fierake Lamtumirë saç dhe antena
Lind moda private e televizionit me kabëll
faqe 12