09/01/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

9 janar 1996

“Nuk marr frymë nga gurmazi i Pëllumbit”

Zeneli: Kam mandatin e Nanos për në Kinë Vizita e Berishës në Kinë. Zeneli i përgjigjet nënkryetarit të PS “Për vizitën në Kinë kam marrë mandatin e Kryetarit të partisë Fatos Nano, te kryetarit te grupit parlamentar Namik Dokle. Mandat tjetër unë nuk pres nga askush”, i është përgjigjur dje Bashkim Zeneli deklarimit të nënkryetarit të parë të PS-së Servet Pëllumbi, i cili konfirmoi për “KJ” se Zeneli nuk kishte mandatin e partisë së tij për këtë vizitë. Gjithsesi Zeneli nuk e mohon faktin se vetë nuk e ka njoftuar Pëllumbin, i cili është nënkryetari i parë i PS-së. Deklarimi i Pëllumbit ka shkaktuar edhe revoltën dhe protestën e Zenelit. Ai dje është kontaktuar me nënkryetarin Dokle dhe me sekretarin e përgjithshëm të partisë Gramoz Ruçi. Zeneli këmbëngul tashmë që forumi më i lartë i partisë t’i japë mandatin legal dhe një gjë e tillë pritet të bëhet sot. fage 3

Xhixha kërkon palajësinë në Apel

[?]ështa e 40 mijë [?] [?] në “ZP” Xhixha kërkon palajësinë në Apel faqe 2

Berisha këshillon PD “Kokë më kokë me njerëzit”

Berisha këshillon PD “Kokë më kokë me njerëzit” faqe 3

Sot 14 parti Rimblidhen për ligjin elektoral

Sot 14 parti Rimblidhen për ligjin elektoral faqe 4

Masa të rrepta në dogana Ashpërsohen gjobal për kontrabandistët

Masa të rrepta në dogana Ashpërsohen gjobal për kontrabandistët faqe 5

Revoltë në Rivierë

Fshatarët pushtojnë Bazën Ushtarake Ndërhyjnë forcat speciale Mbi 300 fshatarë të Nivicës - gra, pleq e fëmijë - i janë sulur telave me gjemba të Flotës Ushtarake të Sarandës dhe për disa orë kanë pushtuar pronat e tyre, derisa kanë ndërhyrë forcat speciale të Ministrisë së Brendshme, ardhur urgjentisht nga kryeqyteti. Janë ndaluar 20 banorë të fshatit Nivicë, ndërkohë që të tjerë po sipas tyre - janë rrahur barbarisht. faqe 7

Plagoset në kokë Gjergj Zefi

Zefi: “Akuzoj Berishën për strategjinë e tensionit që mbjell kudo në Shqipëri” Përsëri dhunë mbi drejtuesin e Aleancës faqe 2 Përsëri dhunë mbi Gjergj Zefin, Kryetarin e Asamblesë së AD të, plagosur në kokë të dielën në mbrëmje, në një nga rrugicat e qytetit të Shkodrës. Ka qenë një “hije” që ka goditur me gurë mbi kokën e politikanit të aleancës në ora 20.00, duke e plagosur rëndë në tëmthin e majtë.

Dje, vdiq ish presidenti francez Fransua Miteran

Franca humbi një prej burrave më të mëdhenj të shtetit Fransua Miterani, ish presidenti socialist francez, i cili, si pak të rrallë burrat shteti francezë, drejtoi Francën për gjatë 14 vjetëve (1981-1995) sa të trazuar dhe vendimtarë, vdiq dje, ditën e hënë në orën 8.30 pas një lufte disa vjeçare me sëmundjen e kancerit të prostatës. Jeta e gjatë politike e tij i dha atij mundësinë që pak nga pak të skaliste personalitetin që ai vetë kish zgjedhur për ta mishëruar në Histori. Më shumë se çdo burrë shteti francez i kësaj gjysmie të dytë të Shekullit XX, ai ishte artizan dhe kujdestar i fatit të tij, si i tillë ai hyri në burrat më të shquar politikë të Francës moderne, duke u krahasuar ndoshta vetëm me gjeneralin De Gol, të cilin duket qartë se e adhuronte. faqe 10-11

PD nuk ka figura

E Djathta, faktor përcaktues për qeverisjen e vendit Flet Perit Kalakulla faqe 9

RTSH rrezikon shkëputjen nga sateliti

Arsyeja: kushtet e papaguara dhe tarifa e lartë RTSH rrezikon shkëputjen nga sateliti Arsyeja: këstet e papaguara dhe tarifa e lartë faqe 18

Privatizimi i '91 në gjyq

Dje nisi procesi 230 mijë dollarësh Durrës, Agjencia “Teuta” nën akuzë faqe 6

Enver Hoxha në TV francez

Tjetër dokumentar Enver Hoxha në TV francez faqe 5

Mbrëmë në Milano Zhorzh Ueah, futbollisti më i mirë i Botës

Mbrëmë në Milano Zhorzh Ueah, futbollisti më i mirë i Botës faqe 21