Bllokmenët i rikthehen burgut
"Antigenocidi" - dje vala e tretë e arrestimeve
Në qeli: Lenka Çuko, Pali Miska, Muho Asllani, Zylyftar Ramizi dhe Sulejman Bushati
Vetëm në 21-ditë nga vala e parë e arrestimeve ka mbërritur në 21 i ish funksionarëve të lartë të regjimit të kaluar, që duhet të mbrohen tashmë për akuzën e Internim-Dëbimeve, pas denoncimit të Forumit të Intelektualëve për Dënimin e Genocidit. Dje ka qenë raundi i tretë e ndalimeve që kanë prerë fletët e arrestit për tre ish anëtarë të Byrosë Politike të KQ të PPSH, për ish Drejtorin për vite me rradhë të Sigurimit të Shtetit, por edhe për një ish Sekretar të Parë të PPSH së një rrethi verior.
Sipas kryeprokurorit të rrethit z. Adnan Xhelili ata duhet të hetohen e gjykohen sepse "duke qenë në funksione të larta partiake e shtetërore në kundërshtim me Kushtetutën e kohës dhe ligjet në fuqi kanë urdhëruar internimin dhe dëbimin masiv të qytetarëve shqiptarë për arsye politike".
faqe 2
Ish zv/Prokurori përtej Oqeanit Gjokutaj, “arratiset” në SHBA
Ish zv/Prokurori përtej Oqeanit
Gjokutaj, “arratiset” në SHBA
Lë pas Shqipërinë me të dashurën dhe enigmën e 40 mijë dollarëve
faqe 2
Mali i Zi shtrenjton kufirin
Tani duhen 20 marka për të shkelur në Jugoslavi
faqe 6
21 të arrestuar për 24 orë në Tiranë
Rekord ndalimesh në kryeqytet
Veç Genocidistëve nën pranga edhe një grup përdhunuesish dhe grabitësish
faqe 2
Shehu e Laco sabotojnë nënshkrimin e deklaratës
"Ngrin" tryeza e partive për ligjin elektoral
Fjalëkryq elektoral i Tritan Shehut: "Nuk kemi autorizim, duhen 1000 firma për çdo kandidat, shumëfishim i përqindjes së subjekteve të grupuara..."
faqe 3
200 mijë USD mallra kontrabandë
Kapshticë, sekuestrime
faqe 7
Një i vrarë dhe 11 të plagosur
Sulmohet me granadë një tramvaj në Sarajevë
Atentati më i egër që nga akordi i paqes
Një granadë predhë shpërtheu në një tramvaj dje në Sarajevë duke vrarë një person dhe duke plagosur të paktën 11 të tjerë, duke shënuar kështu sulmin më të egër që nga akordi i muajit të kaluar për të përforcuar paqen në Bosnjë me trupat të NATO.
"Ishte një plagë e fortë. Tramvaji u ça dhe të gjithë u frikësuam shumë", thotë 25 vjeçari Nexhmi Cuprija, një nga të plagosurit.
Disa dëshmitarë tregojnë se të paktën dhjetë vetë morën pjesë në sulmin me raketën e hedhur nga pozicionet serbe në orën 17.30 të ditës së djeshme në drejtim të Sarajevës.
Sulmi koinçidoi me rritjen e tensioneve në rrethinat e Sarajevës të mbajtura nga serbët, ku këta të fundit përpiqen të shtijnë në dorë zona që janë lënë nën kontrollin e qeverisë boshnjake.
Flakët dhe shpërthimi mbushën edhe disa rajone të vendore serbe të qytetit, para se trupat separatiste të shkaktonin zonat ushtarake që kishin planifikuar të evakuonin.
Burime të NATO bëjnë të ditur se granada u lëshua nga Grbavica, territor nën pushtetin serb, në drejtim të zonave myslimane.
Viktima e shpërthimit të djeshëm në tramvajin e goditur nga predha serbe në Sarajevë
foto Reuters
Arrestohet emigranti
Kishte vrarë një shqiptar në Gjermani
TIRANE- Kishte vrarë në Gjermani bashkëatdhetarin e tij, por është kapur në kryeqytetin shqiptar gati 7 muaj pas krimit. Quhet R.Shehu, 20 vjeç, i riu që të shtunën përfundoi në prangat e komisariatit nr.1 të policisë, pas një aksioni të shpejtë. Të kërkuarit nga policia iu kap edhe një pistoletë e tipit "Zastava", me një krehër me 7 fishekë. Mbi të riun kryeqytetas peshojnë dyshime të rënda. Ai mendohet se është autor i vrasjes në vjeshtën e vitit të kaluar, në një qytet të Gjermanisë, të G.Ballit. Po ashtu një dyshim tjetër qëndron tek supet e 20 vjeçarit: ai i përpjekjes për të vrarë A.Hoxhën. Ngjarja e fundit nuk kishte ndodhur veçse një muaj më parë, por dëshmive për të ndaluarin po heton Prokuroria.
Z.D
Kosova - pjesë politike e Serbisë
Holdbruk për Kosovën
faqe 10
297 të vdekur dhe qindra të plagosur
Katastrofë ajrore në Zaire - Rrëzohet avioni mbi tregun e qytetit
Numri i viktimave krahasohet me atë të luftës civile të dhjetë vjetëve të fundit
faqe 12
ADA AIR
Tashmë dhe në mëngjes nga Tirana
Me tronat nga Bari, brenda pasdites
Jeni kudo në Itali. I gjithë udhëtimi
me avion dhe tren VAJTJE - ARDHJE
rreth 299 000 lireta
Tel&Fax: 27306