PS do të shpërndahet në kongres
Shpërthen euforia e liderëve demokratë
Do të fitojmë 75% të votave
Dje, mbledhje e Këshillit Kombëtar të PD, Presidenti deklaron
Presidenti Berisha ka vonuar mbledhjen e djeshme të PD-së për 40 minuta. Vetë zonja Berisha së bashku me anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së, që nga ora 10.00 pritën të ulur në karriket e tyre ardhjen e kryetarit të PD-së dhe Presidentit Berisha në orën 10.40. Mbledhja filloi me fjalën e vetë Berishës i cili për 45 minuta i tregoi Këshillit Kombëtar të partisë së vet arritjet e qeverisë dhe shkaqet e dështimit të opozitës në zgjedhjet e ardhshme. Sipas Berishës, armiku më i madh i PD-së në zgjedhjet e ardhshme është aleanca midis PS dhe PAD-së. Por surpriza e mbledhjes ishte deklarimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Tritan Shehu. “Do të fitojmë 75%”, ka deklaruar dje ai. Një nga anëtarët e Këshillit ka replikuar në vendin e tij duke thënë: “Nëse votimi bëhet në këtë sallë, mund të fitojmë dhe 100 përqind”. faqe 3
Shqipëria në arkivat e SHBA
Anatomia politike e emigracionit shqiptar
Për herë të parë dokumentat autentikë të periudhës 1944-1954
Në Arkivin e Departamentit të Shtetit ka disa studime për Shqipërinë e kohës së Luftës. Në njërin prej tyre, të bërë nga njerëzit e Zyrës së Shërbimeve Strategjike (O.S.S.) në gusht-shtator 1944, shkruhej se Balli Kombëtar “tani është duke bashkëpunuar në mënyrë të paturpshme me gjermanët, dhe është kaq shumë i lidhur ngushtë me Qeverinë Kuislinge sa që është pothuajse e pamundur të bëhet ndonjë dallim midis tyre” faqe 6-7
Berisha niset në Kinë
Sot niset për një vizitë tre ditore për në Republikën Popullore të Kinës presidenti Sali Berisha me zonjën e tij. Në delegacion bëjnë pjesë dhe zv.kryeministri Dashamir Shehi, deputeti Mitro Çela dhe Bashkim Zeneli. Berisha do të takohet në Pekin me Presidentin kinez, kryeministrin si dhe ministrin e jashtëm. Temë kryesore e bisedimeve pritet të jetë borxhi prej 35 milion dollarësh që Shqipëria i ka Kinës që prej vitit 1978. Gjithashtu të bisedohet dhe për marrëdhëniet bilaterale ekonomike midis dy vendeve. Hollësisht për vizitën do t’u informojmë nëpërmjet të dërguarit tonë në Pekin, kryeredaktorit Aleksandër Frangaj.
Tirana e kërcënuar nga kriza e bukës
Alarm në qeveri: Çelet fond i veçantë për blerjen e grurit
Pronarët e furrave kërkojnë rritje urgjente të çmimit
Alarm në qeveri:
Çelet fond i veçantë për blerjen e grurit
Dje 6 furra në kryeqytet, kanë mbyllur dyer të tyre, se shumë të tjera kanë ndërruar destinacionin duke mos prodhuar bukë për popullatën. “Kriza e bukës ka disa ditë që ka hyrë në ndjehen në Tiranë. Duhet të lëvizësh në disa furra që të gjesh bukë” - thotë një qytetar. Ndërsa pronarët e furrave të cilësh prej dy muajsh gjenden në vështirësi, pohojnë se këto masa janë të detyruara nga rritja e çmimit të miellit në tregun botëror. Qeveria ka akorduar 6 milionë USD për blerjen e grurit që pritet të vijë urgjentisht nga Rumania dhe Maqedonia. Megjithatë, edhe dje, tregtarët e bukës kanë kërkuar nga qeveria ngritje e çmimit tavan të shitjes së bukës tek shqiptarëve, meqenëse është rritur edhe çmimi i miellit, duke kërcënuar me një ditë grevë në gjithë Tiranën. faqe 2
Caktohet data në Kushtetuese
Rikthehet padia për “Antigjenocidin”
Më 17 janar shqyrtohet kërkesa e opozitës
faqe 2
Një milion USD, ndal klandestinëve
Tender për ruajtjen e kufirit grek
faqe 2
Arrestohet përdhunuesi i 14-vjeçares
TIRANË - Histori e pazakontë dhune seksuale. Përdhunuesi sistematik A. Bika, 23 vjeç, ka mashtruar një vajzë 14-vjeçe dhe më pas e ka përdhunuar atë në shtëpinë e tij. Madje gjatë ditëve së saj e ka mbajtur të izoluar dhe dhunë për 3 muaj në rradhë. Dhe nuk është mjaftuar vetëm me kaq, por edhe pasi ka lënë të lirë për pak kohë, ka tentuar ta rrëmbejë me forcë nga shtëpia e saj. Vetëm pas këtij veprimi vajza - që më parë për arsye të frikës po atë denonim nuk kishte bërë denoncim - është drejtuar për në polici. Dhe kjo e fundit në bazë të këtij denoncimi u vu prangat në duart e përdhunuesit, ndërkohë që në mbështetje të kësaj Martin Deda vendosi për të arrestim në burg.
ADA AIR
TASHMË DHE NË MËNGJES NGA TIRANA
Me trenat nga Bari, brenda pasdites
Jeni kudo në Itali. I gjithë udhëtimi
ME AVION DHE TREN VAJTJE - ARDHJE
rreth 29900 lireta
Tel&Fax: 27306